TARTAKUT
Sëmundje e
rëndë që u bie kuajve ose gomarëve e që shfaqet
me të
dridhura.
E hëngërt (e
fshiftë, e zëntë) tartakuti!
TESH
Sifiliz,
gërdec. I ka rënë teshi. E fshiftë teshi!
TEZGË
Shtrat i
posaçëm prej pëlhure a prej doku të fortë, me dy drunj
të gjatë
anash, që përdoret nga dy veta për të mbartur njerëz të
sëmurë, të
plagosur a të vdekur
E sjellshin
me tezgë!
TËMTH
I dalçin (i
plaçin) tëmthat!
TOKËS
Gjarpër. E
zëmë tokësi!
TREVË
Mos gjetsh
vend e treva! mos gjetsh qetësi, mos paç gëzim!
TRU
I dalshin
trutë! u çmendtë, i plastë koka!
TRUDALË
Që është pa
mend në kokë, budalla; që i dalshin trutë!
TRUTHARË
Që nuk është
në gjendje të gjykojë si duhet, i ngathët nga
mendja, jo i
zgjatur; që i kanë rrjedhur trutë; matuf, kokëzbrazët
që iu
thafshin trutë e kokës!
THAHEM
Iu thaftë
koka (dora)!
Iu thafshin
duart (këmbët, sytë)!
Iu thaftë
goja!
Iu thaftë
lëkura e barkut! mos pastë fëmijë, mos lindtë kurrë!
THEM
Ia thëntë
prifti (hoxha) në vesh!
THUR
mbyll
U thurtë ajo
shtëpi! u mbylltë, u shoftë e u shkretoftë ajo shtëpi!
UDHËZI
Që ka zënë
një rrugë të keqe; që sillet në mënyrë të shtrembër
e të
pandershme. Që mos i vajttë rruga mbarë.
UJË
Të dhënça
ujë me lugë!
UJK
Të çaftë (të
preftë) ujku!
ULOK
Që nuk
ngrihet a nuk ecën dot, që nuk lëviz dot gjymtyrët nga një
sëmundje a
nga pleqëria, i paralizuar. Mbeç (u bëfsh) ulok!
URË
Copë druri,
kopaçe që është e ndezur ose që vazhdon të digjet
në zjarr. U
bëfsh urë e zezë!
VARR
I bëfsha
varrin!
Iu haptë
varri (dheu) nën këmbë!
I humbtë
varri e dërrasa! u zhduktë pa lënë gjurmë, mos i
mbettë as
nami as nishani.
VARRËPAMBYLLUR
Që nuk i
është mbyllur plaga, me plagë të hapur a të
pashëruar;
që mos iu mbylltë plaga.
VARRHAPUR
Që nuk është
mbuluar me dhe, që ka mbetur pa u varrosur; që
nuk ka varr;
që mbettë pa u mbuluar me dhe, që mbettë
pa u
varrosur; varrzbuluar, varrjashtë.
VARRHUMBUR
Që i ka
humbur varri, që nuk i gjendet varri, që nuk dihet ku
është
varrosur; që i humbtë varri, që mos iu gjettë varri.
VARRPAGJETUR
Që nuk i
është gjetur varri, që nuk dihet se ku është varrosur;
që mos iu
gjettë varri, që i humbtë varri; varrhumbur.
VARRVITHISUR
Që i është
shembur a i është vithisur varri, që e ka varrin të
vithisur a
të prishur; që iu shembtë a iu vithistë varri.
VATËR
I daltë
hithra në vatër!
VATËRPRISHUR
Që ia kanë
prishur shtëpinë dhe familjen, që është pa shtëpi e
pa familje;
i shkretë; që iu prishtë e iu shkretoftë vatra;
vatërshuar,
pragshuar.
VATËRSHUAR
Që ia kanë
shkatërruar krejt shtëpinë e familjen; që ka mbetur i
shkretë, që
s'ka njerëz të afërm të familjes; që iu shoftë
vatra, që
mbettë i shkretë; vatërprishur, pragshuar.
VESH
I rëntë (i
ardhtë) pas veshit (pas qafës)!
Ia thëntë
prifti (hoxha) në vesh!
VETE
Në djall të
vejë (të shkojë)!
Prapa
diellit të vejë!
VETËTIMË
E vraftë
vetëtima!
VË
E vënça në
dhe!
I vënçin
zilet!
VIG
I daltë
vigu! vdektë.
VIJ
I ardhtë era
dhe! vdektë!
I ardhtë (i
rëntë) pas veshit (pas qafës)!
VITHISEM
Iu vithistë
varri!
VRAS
E vraftë
pika!
VULË
I humbtë
vula (nami, nishani)! vdektë e mos u përmend të më!
VULËHUMBUR
Që i ka
humbur emri, që s'dihet se ku ndodhet, që është
zhdukur pa
lënë gjurmë; fare i pazoti, i pavlefshëm, i humbur (për
njerëzit);
që i humbtë emri, që mos iu gjettë nami e
nishani;
vulëharruar.
YLL
Fat, lumturi
Të humbtë
ylli! T’u shoftë ylli! u shofsh!
YMËR
Jeta e
njeriut; të jetuarit.
Iu shoftë
ymri! vdektë!
ZANË
E shitoftë
zana!
E vrafshin
zanat!
ZANON
E shiton
zana dikë, e shkal, e shuplak. E zanoftë zana!
ZEMËR
E zëntë
zemra e keqe!
T’u ftohtë
zemra!
ZË
Mos e zëntë
moti!
Mos e zëntë
darka!
E zëntë
gjarpri!
I zëntë
sytë!
I zëntë
fytin (grykën)!
Iu zëntë
fyti!
Mos të zëntë
ora!
E zëntë
gjumi i madh!
I zëntë sytë
buka!
I zëntë
shtëpia (oborri) bar!
ZILE
vënçin zilet! u bëftë me turp, u turpëroftë!
ZJARRSHUAR
Që i kanë
vdekur të gjithë të shtëpisë, që ka mbetur vetëm, i
panjeri; i
shkretë; pragshuar; që iu shoftë shtëpia, që iu shoftë pragu.
ZHUGË
Zgjebe.
I rëntë
zhuga!
ZHUGËZ
Zgjebe.
I rëntë
zhuga!
Mallkimet
No comments:
Post a Comment