RASAT
Soj, farë.
Të humbtë
rasati! Mos lënç rasat prapa!
RRASHTË
Kafka e
kokës; koka.
Thefsh
rrashtën!
RREZIGALL
Arsenik;
helm arseniku.
T`u bëftë
rrezigall!
RRËNDOHET
Thahet e nuk
punon më, rrëgjohet (zakonisht për një pjesë të trupit).
Iu rrëndoftë
gjuha!
RRËNJËDALË
Që ka mbetur
pa fëmijë, që nuk lë pasardhës
Që mos pastë
fëmijë, që iu shoftë pragu e fisi, që i daltë rrënja!
RRËZË
T'u thaftë
deri në rrëzë!
RROTOJ
rrëmbej
Të rrotoftë
pika!
RRUAZË
Qafa.
Thefsh
rruazën!
RRUFE
Të rëntë (të
vraftë) rrufeja!
RRUFEMADH
Që i rëntë
rrufeja; që i rëntë një e keqe e madhe
RRUGË
E pafsha në
rrugë të madhe! e pafsha keq e mos më keq!
SY
I dalshin
sytë!
Iu thafshin
sytë!
I zëntë sytë
buka!
SYPLASUR
Që nuk
shikon mirë nga sytë ose që nuk tregon kujdes kur bën diçka;
Që i plaçin
sytë. Nuk e sheh, more syplasur!
SHAJTIM
Goditja e
pikës, të fikët; shitim. E vraftë shajtimi!
SHAJTOJ
Helmoj,
farmakos. E shajtoftë e iu bëftë zeher buka!
SHAMTINË
Psherëtimë;
aht; nëmë
E zëntë
shamtina ime!
SHARRË
Sharrëza;
sëmundja e tokës. I rëntë sharra!
E sharroftë
sharra! vdektë!, u shkretoftë!
SHEMBË
Shkatërrim,
I rëntë
shemba! u rrënoftë me gjithë ç'ka!
SHËNDOSHË
Mos e çoftë
kryet (kokën) shëndoshë!
SHIBË
Rrufë e
fortë që zgjat shumë, flamë
Shiba i rëntë!
SHIRIT
Krimb i
gjatë me trup të përbërë prej një numri të madh
unazash të
shtypura, që jeton si parazit në zorrët e njeriut
I daltë
shiriti!
SHITË
Ndëshkimi që
i bënin zanat atij që u prishte padashur
vallen ose
tryezën. Të rëntë (të shitoftë) shita!
SHITOJ
1. Ndëshkimi
që i bënin zanat atij që u prishte padashur
vallen ose
tryezën. Të shitoftë zana!
2. Plagos,
qëlloj për vdekje. Të shitoftë rrufeja!
SHKOJ
Në djall të
shkojë!
SHKUMË
Sëmundja e
tokës.
Shkuma të
preftë!
E ngaftë
shkuma!
I rëntë
shkuma!
SHKUMËNGARË
Që vuan nga
sëmundja e tokës, që e nget shkuma
SHKUMOJ
Shkumëzoj.
Të
shkumoftë! të zëntë sëmundja e tokës
SHKURTOHEM
Iu
shkurtoftë jeta!
SHKURTOJ
E shkurtoftë
plasja!
SHOH
Kështu e
pafsha!
E pafsha të
ftohtë!
E pafsha në
rrugë të madhe!
E pafsha në
(nëpër) dyert e botës (dyerve të botës)!
SHPËLAJ
E shpëlaftë
mortja (kolera)!
SHPIRT
I vajttë
shpirti në ferra!
SHPIRTHUMBUR
Që i humbtë
shpirti
SHPIRRË
Astmë,
gulçim
E zëntë
shpirra!
SHQILË
Mullë,
lukth, bark.
I plastë
shqila!
SHQIMEM
Shuhem,
fikem
Iu shqimtë
drita (rrezja e diellit)!
SHTARË
1. Helm,
farmak
Iu bëftë
shtarë (ajo që hëngri)!
2. Keq, ters
I vaftë
shtarë!
SHTATAT
Dita e
shtatë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohet nga të afërmi
I ngrënça të
shtatat!
SHTATË
E pafsha
shtatë pashë nën dhe! vdektë, e pafsha në varr.
SHTËPI
I zëntë
shtëpia (oborri) bar!
SHTIE
E shtifsha
në dhe!
SHTRIGË
E ngrënçin
shtrigat!
SHTRIJ
Të
shtrifshin! vdeksh!
SHUAJ
E shoftë
mortja (kolera)!
SHUAR
që u shoftë;
ai që iu shoftë pragu
SHUHEM
Shfarosem,
U shofshin
të gjithë!
Iu shoftë
pisha! vdektë, u zhduktë.
Iu shoftë
hija e diellit! mos paftë ditë të mira!, vdektë!
SHUPRAG
Pragshuar,
derëmbyllur
SHURRËKUQE
Sëmundje e
bagëtive që shkaktohet nga një parazit, i cili
shkatërron
rruazat e kuqe të gjakut dhe u skuq shurrën.
E preftë
shurrëkuqja!
Mallkime ne shqip
No comments:
Post a Comment