Mallkimi shkronja J - M



JAM
Mos qoftë!

JAP
I dhënça ujë me lugë!

JASTËK
I hëngërt (i ngrëntë) në jastëk! mos i gëzoftë me shëndet
(për paratë); rëntë i sëmurë, lëngoftë!

JETËNXIRË
Që shkon një jetë të zezë

JETËSHKRETË
Që kalon një jetë të shkretë, të vetmuar e me hidhërime

JETËSHKURTËR
Që nuk e ka jetën të gjatë, që jeton pak, që ka vdekur i ri

JETËZI
Që s'ka për ditë të bardha në jetë, që kalon një jetë të zezë.

KALBEM
Mos u kalbtë në dhe! mos e trettë dheu!

KATËR
E çofshin me katër veta!

KEQE
Më marrsh të keqen (të ligat)!

KËMBË
Iu thafshin këmbët!
Iu haptë varri (dheu) nën këmbë!

KËMBËTHARË
Që nuk ecën dot; që ecën ngadalë e me ngathtësi
që iu thafshin këmbët, që mos pastë këmbë.

KËNDOJ
E këndoftë hoxha (prifti)!

KËPUT
Këputtë dellin e qafës!

KËRKOJ
Kërkoftë murin me dorë!

KOKË
Mos e çoftë kokën (kryet) shëndoshë!

KOLERË
E hëngërt (e shoftë, e shpëlaftë) kolera! vdektë.

KRAH
Iu thafshin krahët!

KROMË
Zgjebe.
I raftë kroma!

KRYE
Mos e çoftë kryet (kokën) shëndoshë!

KURBAN
M'u bëftë kurban përdoret kur shprehim mospëlqim për
atë që bën a që thotë dikush, duke i dëshiruar të pësojë një të
keqe; më marrtë të keqen!

LAJ
E laftë mortja! vdektë.

LËFYT
Fyt, grykë
Iu zëntë lëfyti!

LËKURË
Ia bëfshin lëkurën def!
Iu thaftë lëkura e barkut!

LËMSH
U bëftë lëmsh! vdektë!

LËNGATË
Sëmundje e rëndë
I rentë një lëngatë!

LËNGATËMADH
Që vuan për një kohë të gjatë nga ndonjë sëmundje e rëndë
Që e zëntë një lëngatë, flamëmadh.

LËNGJYRË
Emër i përgjithshëm për disa sëmundje të rënda, që vazhdojnë
gjatë (si tifoja, kolera, sifilizi etj.)
I rëntë lëngjyra!

LËVRIZË
Krimb i gjatë me trup të shtypur, që jeton si parazit në zorrët e
njerëzve; shirit.
I rëntë lëvriza!

LIGË
Më marrsh të ligat!

LUGAT
E hëngërt lugati!

LUGË
I dhënça ujë me lugë!

LUMOSUR
Që është bërë për lumë
E marrtë lumi!

MADH
E zëntë gjumi i madh!
E pafsha në rrugë të madhe!

MALLKUAR
Që është mallkuar, që ka marrë mallkimin; që është për t'u mallkuar
Qoftë mallkuar

MANDATË
Lajm për vdekjen e njërit prej njerëzve më të afërt a më të
dashur, që ndodhet larg familjes; lajm i zi, lajm shumë i hidhur
I ardhtë mandata!
I humbtë mandata! u zhduktë e u harroftë përgjithnjë!,
mos qoftë!, mos iu duktë fytyra!

MARR
Më marrtë hijen!
Më marrsh të keqen (të ligat)!

MARRE
Turp.
E mbuloftë marrja!

MBES
Mbettë pa gojë!

MBIN
I mbiftë ferra në derë!

MBULOJ
Fut në dhe një të vdekur, e varros.
E mbulofshin të gjallë!

MBYLLEM
T'u mbylltë dera! u shofsh me të gjithë sa ke!

MEKTH
Të fikët. Të raftë mekthi!

MËLÇI
Të ngrënça mëlçinë!

MËRGOHEM
Mërgoftë në dhe të huaj!

MIRË
Sëmundja e tokës, epilepsia
I raftë e mira!
Fjettë të mirën!

MOLLDRAGË
Mëllë a bullungë që del nën thua ose afër thoit. I daltë molldraga!

MORT
Vdekje.
E hëngërt morti! vdektë!

MORTJE
Vdekje.
E hëngërt mortja! vdektë!
E shpëlaftë mortja!

MUNXË
Shenjë që bëhet me pëllëmbë të hapur drejt dikujt për t'i shprehur
përçmimin a mospërfilljen, për ta përqeshur, për ta sharë a për ta mallkuar
I mbeçin munxët nga prapa! e munxofshin!

MUR
Kërkoftë murin me dorë! u verboftë!

MURTAJË
Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë
I rëntë murtaja! E ngrëntë (e fshiftë) murtaja!

MUSHKËRI
I ndejtë (iu ngultë) thika në mushkëri!

MYNXYRËMADH
Që i ka rënë një mynxyrë e madhe, që ka hequr e ka duruar

shumë mynxyra, shumë fatkeq


No comments:

Post a Comment