Fjalor mallkimesh N - Q

Fjalor mallkimesh

NAM
T`u shoftë nami! I humbtë nami!

NDAJ
Të ndafsha (të ngrënsha, të bëfsha) hallvën!

NËMË
Shprehje me të cilën shfaqet një dëshirë e keqe dhe dënimi për
dikë a për diçka; mallkim.
E zëntë nëma ime!

OBORR
I zëntë oborri (shtëpia) bar!

ORË
Mos të zëntë ora! vdeksh!

ORË
Figurë e besimeve popullore shqiptare, e cila përfytyrohej
si një grua, si një gjarpër etj
Të shitoftë (të preftë) ora!
Të vdektë ora!
Të ngrëntë (të marrtë) ora e ligë!

ORËPRERË
I pafat, i mjerë, fatzi; që nuk i qesh fati kurrë
Që e preftë ora.

ORËSHUAR
I mjerë, fatkeq, orëvdekur

ORËVDEKUR
I mjerë, fatkeq, orëshuar

PAARDHUR
Ai që mos e sjelltë kokën, ai që mos ardhtë gjallë. Erdhi prapë i
paardhuri!

PAEMËR
Që mos iu përmendtë emri, që mos qoftë.

PAGOJË
Djalli.
E marrtë i pagoji!

PALCAK
Rruaza e qafës; zverk.
Theftë palcakun e qafës! vdektë!

PANDEH
E gjetsh nga mos e pandehsh!

PARMË
Heqës (te njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te shpendët).
Thefsh parmën!

PAS
I rëntë (i ardhtë) pas veshit (pas qafës).

PASH
E pafsha shtatë pashë nën dhe!

PAUDHË
Djalli, qoftëlargu.
Të marrtë i paudhi!

PERËNDI
I preftë perëndia, ditën!

PËLCAS
Të pëlcasë!
I plaçin tëmthat!
Plaç!

PËLLUA
Gjallë, shëndoshë e mirë, pa pësuar ndonjë dëmtim a plagë në trup.
Mos daltë (mos ardhtë, mos shpëtoftë) pëllua!

PËQI
Prehër.
Në bark mbajttë e në pëqi mos pastë! mos i rrofshin fëmijët!

PËRLAJ
E përlaftë mortja!

PIKË
Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga gjakrrjedhja në tru dhe që sjell
vdekjen e menjëhershme ose paralizën e ndonjë pjese të trupit, damlla
I rëntë pika (një pikë)! E pikoftë pika! Pika, që s'i bie! Pika, që s'e pikon!

PIKËMADH
Që i ka rënë pika a damllaja

PIKËRËNË
Shumë i dëshpëruar, i pikëlluar, i mjerë; i humbur

PISHË
Iu shoftë pisha!

PJEK
Mos pjektë dy bukë në një hi!

PLAGËPAMBYLLUR
Që nuk i është mbyllur ende plaga
Mos iu mbylltë plaga kurrë.

PLAS
Të plaçin sytë! ku e ke mendjen, që po e shkel diçka ose
që po e bën keq a po e dëmton?!

PLASJE
Sëmundje e rëndë ngjitëse
Plasja e preftë! I rëntë plasja!

PLOTGOJË
Dreqi, shejtani. E hëngërt plotgoja!

PLUMB
I rëntë plumbi!

PRAPA
Iu ktheftë qafa prapa!

PRAPAVESH
Pjesa prapa veshit ku mbaron nofulla e sipërme. I rëntë në prapavesh!

PRAPË
Fatkeqësi, mbrapsht
Mos iu ndaftë e prapa!

PRES
E preftë murtaja

PRIFT
I foltë prifti!
E këndoftë prifti!
Ia thëntë prifti në vesh!
vdektë

PROKOPI
Mos bëftë prokopi!

PRUSH
I qeshtë buza në prush! u djegtë!

PUS
Pusi të marrtë! të gjettë e zeza!, të marrtë e liga!

PUSHKË
E vraftë pushka!

QAFË
I rëntë (i ardhtë) pas qafës!
Këputtë dellin e qafës!
Iu ktheftë qafa prapa!
Thefsh qafën!

QAFËZI
Që e ka qafën të zezë
Ai që iu nxiftë qafa dhe gjettë vdekjen,
Theftë qafën, qafëziu! Ç`deshi që erdhi, qafëziu!

QAJ
Qafsh kokën tënde! Vdeksh!

QEFIN
Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellin dhe futin
në varr të vdekurin
Të prefshin qefinin! vdeksh!

QIME
Të rëntë (të hëngrët) qimja!

QIMËZ
Kalbëzim i indeve rreth një plage, gangrenë.
Të hëngërt qimëza!

QYQE
Mbeç (të pafsha) qyqe! U bëfsh, qyqe! mbetsh pa njeri!
Mos e dëgjoftë qyqen! vdektë pa ardhur pranvera!

Të këndoftë qyqja! vdeksh

Fjalor mallkimesh

No comments:

Post a Comment