Shkronja T

Fjalor Fetar

TAKS
Premtoj, se do t’i fal diçka zotit, shenjtit, faltores ose se
do të bëj diçka fli për të siguruar hirin e tyre, për të m'u
plotësuar një lutje, një dëshirë etj.

TARIKAT
Sekt i veçantë fetar i myslimanëve.

TEMJANICË
Enë e metaltë në trajtë të një kupe, me tre zinxhirë të
hollë të bashkuar sipër në një dorëz, që shërben për të
djegur temjanin në kishë.

TEMJANIS
Djeg temjan, bëj me tym temjani.

TEOKRACI
Formë qeverisjeje, në të cilën është përqendruar në
duart e klerit edhe pushteti fetar, edhe pushteti politik,
por që si qender e shtetit besohet se është Zoti.

TESTAMENT
Dhiatë.

TEQE
Ndërtesë e veçantë për dervishët bektashinj ose për
shehun, si edhe për ceremonitë fetare të një tarikati;
manastiri a kuvendi i dervishëve bektashinj

TEOLOGJI
Tërësia e mësimeve skolastike fetare për zotin, për
hyjnitë dhe për historinë e një feje, tërësia e dogmave
të kësaj feje; degë që merret me studimin e këtyre
dogmave.

TRETË E
Dita e tretë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga të afërmit;
dreka a darka që shtrohej me këtë rast.

TOTEM
Kafshë, bimë ose ndonjëherë edhe send, që adhurohej
a adhurohet nga disa fise primitive si diçka e shenjtë
dhe quhej a quhet si themelues a si mbrojtës i fisit.

TOTEMIZËM
1. Formë e lashtë e fesë në rendin fisnor, kur adhurohej
si diçka e shenjtë një kafshë, një bimë, ndonjëherë
edhe një send, që quhej edhe si themelues e si
mbrojtës i fisit.
2. Organizim shoqëror, në rendin fisnor që bazohej
në totemet dhe në adhurimin e tyre.

TRINI
1. Sipas dogmave fetare: fuqia e mbinatyrshme që
përfaqësohet nga tri qenie hyjnore (Ati, Biri dhe
Shpirti i Shenjtë), të shkrira në një të vetme në mënyrë
të përjetshme;
2. Festë fetare kushtuar kësaj fuqie (në vendet ku vepron
feja e krishterë). Trinia e shenjtë.

TROPAR
Këngë kishtare e veçantë, që këndohet në ditën e një shenjti.

TUNDOJ
Shtyj a nxit dikë të bëjë diçka të keqe, ngas; josh, tërheq,
mashtroj; e shtie dikë në ngasje, e shtyj që të bjerë në mëkatë.

TURK

Mysliman.


Fjalor Fetar

No comments:

Post a Comment