Shkronja Sh

Fjalor Fetar

SHEKULLAR
Klerik katolik që nuk bën pjesë në ndonjë urdhër fetar
të caktuar e nuk jeton në kuvend.

SHENJTË
Që i përket zotit, fesë e adhurimit fetar, që vjen
nga zoti; që është i pajisur me hirin hyjnor, që ka fuqi hyjnore.

SHËRBESË
Ceremoni a rit fetar, shërbim.

SHTOZOJ
Mbaroj së ngrëni bukë; bëj një urim e falënderim fetar
kur mbaroj bukën; ha.

SHUGUROJ
Dorëzoj prift dikë ose i jap një titull tjetër fetar më të
lartë me anë të një ceremonie fetare.

SKËTERRË
Vendi ku gjoja shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për
mëkatet që kanë bërë në të gjallë; ferr, xhehenem;

SHART
orosi; rregull, rit. Shartet e namazit.

SHEH
I pari i një sekti mysliman ose i një teqeje të këtij sekti
(me përjashtim të bektashinjve), që predikon dogmat e
islamizmit dhe zhvillon ritet fetare.

SHEJTAN
Qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me
brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i
ngasjes për punë të liga, shpirti i së keqes; djalli, dreqi.

SHEKULLAR
Klerik katolik që nuk bën pjesë në ndonjë urdhër fetar
të caktuar e nuk jeton në kuvend;

SHENJT
Njeri që  ia ka kushtuar jetën fesë e zotit dhe që pas vdekjes
është shpallur a shpallet si i shenjtë nga kisha.

SHENJTË I
Që i përket zotit, fesë e adhurimit fetar, që vjen
nga zoti; që është i pajisur me hirin hyjnor, që ka fuqi hyjnore

SHENJTËRESHË
Shenjtore.

SHENJTËRI
1. Të qenët i shenjtë (sipas fesë).
2. Titull që u jepet peshkopëve ndër ortodoksët, papës
ndër katolikët dhe gjyshit ndër bektashinjtë

SHENJTËROHEM
Jetoj e sillem si shenjt; dëlirem; bëhem i shenjtë

SHENJTËROJ
E bëj, e quaj a e shpall të shenjtë; e mbaj dhe e
kremtoj si të shenjtë (për të kremtet fetare).

SHENJTËROR
I mbushur me shenjtëri, i shenjtë; prej shenjti.

SHENJTËRORE
Vend i shenjtë; faltore a kishë e vogël ku, sipas
besëtytnive fetare, ruheshin relike shenjtërish; kungë, ajodhimë.

SHENJTËRUAR I
Që është shenjtëruar, që është bërë a është shpallur i shenjtë

SHENJTOR
Shenjt.

SHËLBESË
Shëlbim.

SHËLBIM
Shpëtimi i shpirtit

SHËLBOHEM
Shpëtoj shpirtin (për katolikët)

SHËLBOJ
Shpëtoj shpirtin (sër nga katolikët).

SHËLBUES
Ai që, shpëton shpirtrat e njerëzve, shpëtimtar.

SHËRBESË
Ceremoni a rit fetar, shërbim

SHËRBIM
Shërbim

SHKISHËROJ
Dënoj dikë duke e nxjerrë nga gjiri i kishës (për të krishterët).

SHKISHËRUAR
Që është dënuar duke u nxjerrë nga gjiri i kishës, që
është shkishëruar

SHKRIM
Shkrimi i shenjtë, «Dhiata e re» dhe «Dhiata e
vjetër», bibla.

SHPAGËZOHEM
Dal nga feja e krishterë e mohoj këtë dhe ndërroj emrin.

SHPAGËZOJ
E nxjerr dikë nga feja e krishterë dhe ia ndërroj emrin .

SHPAGËZUAR
Që ka dalë nga feja e krishterë, e ka mohuar
këtë dhe që ka ndërruar emrin

SHPËTIMTAR
Ai që, gjoja shpëton shpirtrat e njerëzve, shëlbues.

SHPIRT
Element jo material te njeriu, që gjoja ka prejardhje hyjnore e
është i pavdekshëm, që i jep njeriut jetën, e dallon atë nga
kafshët dhe e lidh me zotin.

SHPIRTËROR
At shpirtëror, prift që ndjek nga afër dhe drejton
jetën shpirtërore e fetare të dikujt; prift, tek i cili rrëfehen
rregullisht besimtarët

SHPIRTNDRITUR
Që i ndrittë shpirti! (për një të vdekur a të vrarë)

SHTATAT ΤË
Dita e shtatë pas vdekjes së dikujt, që përkujtohej nga
të afërmit; dreka a darka që shtrohej me këtë rast

SHPRIFTËROJ
I heq emrin e priftit, e ndaloj të kryejë shërbime fetare
dhe të mbajë petkat priftërore.

SHUGUROJ
1. Dorëzoj prift dikë ose i jap një titull tjetër fetar më të
lartë me anë të një ceremonie fetare.
2. I vë vulën e shenjtërimit diçkaje, e bëj të shenjtë me

anë të një ceremonie fetare 


Fjalor Fetar

No comments:

Post a Comment