FJALOR KUZHINE GERMA K



FJALOR KUZHINE GERMA K




KANAPE
Fetë e vogël buke, e lyer me gjalpë ose e mbuluar me një copë djathë,
me vezë, me mish etj. Kanape me vezë (me djathë).

KAPAMA.
1. Gjellë me mish të zgjedhur, i cili zihet me pak ujë e me pak verë, pasi është
skuqur me gjalpë e salcë. Kapama me mish qengji. Kapama me kulaç.
2. Tavë me mish qengji dhe me oriz.

KAURMA 
Gjellë me mëlçi e me zorrë qengji, e zier me gjalpë të njomë dhe e ndrequr me
miell të skuqur e me erëza.

KËMBËKUQE
Mëmëligë e gatuar me miell misri dhe me sheqer; bukë misri e thërrmuar dhe e
fërguar me gjalpë, që hahet me sheqer, me pekmez ose me mjaltë.

KIMË
Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë të skuqura në yndyrë, me salcë e
pipër; mish i grirë imët, që duhet për të përgatitur këtë gjellë. Kimë me vezë
gjellë e përgatitur në këtë mënyrë, së cilës i hidhet mbi të një vezë dhe piqet në
tigan ose në tavë.

KOLE
Zorrë bagëtish të imëta, e mbushur me mëlçi, me mish të grirë, me dhjamë, me
erëza etj.. që hahet zakonisht e pjekur ose e skuqur, kolloface; suxhuk. Bënë
kole për dimër. E poqi kolenë në shpuzë (mbi prush).

KORDHËZ
Zorrë bagëtish të imëta, të pleksura në disa radhë dhe të ziera a të
pjekura në tavë. Kordhëza qengji (keci).

KOS
Tavë me kos, lloj gjelle me mish e me kos, tavë Elbasani.

KRIPANIK
Lakror i gatuar me miell misri, me gjizë të kripur e me dhallë.

KUKUREC  
Mëlçi bagëtish të imëta, të përziera me dhjamë, me rigon e me erëza të tjera, të
cilat mbështillen e lidhen së bashku, si një trangull i gjatë, me zorrë qengji a
keci, piqen në hell ose në tavë dhe hahen zakonisht si meze. Kukurec qengji.
Kukurec me dhjamë keci.

KUNGULLNIK
Lloj lakrori vetëm me një petë mbi të cilën shtrohet içi i përgatitur me kungull
dhe me vezë.

KUVARE
Dollma me lakërarme.




FJALOR KUZHINE


No comments:

Post a Comment