FJALOR KUZHINE GERMA L



FJALOR KUZHINE GERMA L




LAKROR 
Byrek me lakra të grira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq,
me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë).
Lakror me petë.

LAKURIQ
Gatesë me miell, me gjalpë, me vezë etj., që shtrohet në tepsi pa u mbuluar me
petë dhe piqet në furrë. Lakuriq me qumësht (me kungull, me ajkë). Laropitë.

LAROPITË
Një lloj lakrori që bëhet me miell misri të përzier me barishte të ndryshme
(zakonisht me spinaq) e me djathë të grirë.

LESHNIK  
Lloj ëmbëlsire me qumësht delesh e me miell që piqet në tepsi.




FJALOR KUZHINE


No comments:

Post a Comment