Fjalor Anatomik -G-I
G
GABZHERR
1. Pjesë e
organeve të frymëmarrjes: gyp i përbërë nga
disa unaza
prej kërceje, që nis nga fyti e vete deri te
bronket dhe
shërben për të çuar ajrin në mushkëri ose
për ta
nxjerrë prej tyre; pjesa e sipërme e këtij gypi ku
formohet
zëri, laring.
2. Fikthi.
GËRB
Kërdhokullat;
këllqet.
GËRBYELL
Një nga tri
eshtrat në legen që formojnë kockat e të
ndenjurave.
GËRGËLAC
Gabzherr.
GILCË
Dell i fortë
që lidh muskujt me eshtrat në kyçet; laku i
kyçeve.
Gilcat e gjurit. Gilcat e krahut. Gilcat e
këmbëve.
GROPË
1. Zgavër në
disa pjesë ose në disa organe të
trupit;
zgavra në trupin ose në skeletin e njeriut a të
kafshës, ku
është vendosur një organ; vend pak i
thelluar në
një pjesë të trupit. Gropa e fytit. Gropa e
gjurit.
Gropa e syrit. Gropa e veshit. Gropa e zemrës.
Gropa e
dorës (e këmbës). Gropa e kraharorit.
2. Gropa e
urisë, njëra nga dy të thelluarat në fund të
brinjëve, ku
zakonisht e shikojnë bagëtinë sa ka ngrënë.
GURGULL
Gurmaz,
grykë.
GURMAZ
Gypi i
ushqimit që nga fundi i gojës e deri në
stomak;
pjesa e sipërme e këtij kanali, fyt
GYP
Pjesë e
zgjatur me trajtë të tillë në
organizmin e
njeriut e të kafshëve, nëpër të cilën
kalojnë
lëndë të ndryshme; organ në këtë trajtë në
organizmin e
njeriut, të kafshëve ose të bimëve. Gypi i
tretjes (i
ushqimeve). Gypi i kraharorit. Gypi i
frymëmarrjes.
GJAK
1. 1. Lëng i
kuq që qarkullon në trupin e njeriut e të
kafshëve për
të çuar ushqim e oksigjen në të gjitha
qelizat, për
shkëmbimin e lëndëve, për mbrojtjen e
organizmit
etj.
2. Gjak i
bardhë, limfë.
GJ
GJËNDËR
Organ në
trajtën e një kokrre, të një lëmshi etj.
në trupin e
njerëzve e të kafshëve, që prodhon lëngje
të nevojshme
për veprimtarinë jetësore të organizmit, të
cilat
kalojnë në gjak ose derdhen jashtë. Gjëndrat
dhjamore.
Gjëndra tiroide (e gushës). Gjëndra të zmadhuara.
Gjëndrat e
pështymës (e djersës, e lotëve). Gjëndrat e yndyrës
(e
qumështit). Gjëndrat e tretjes. Gjëndrat me sekrecion të
brendshëm
(të jashtëm). Zmadhimi i gjëndrave.
GJËNDËROR
Që ka të
bëjë me gjëndrat, i gjëndrave; që del nga
gjëndrat.
Qelizë gjëndërore.
Ind
gjëndëror. Cipë gjëndërore. Sekrecion gjëndëror.
GJI
1. Pjesë e
futur e gjoksit, mesi i kraharorit; gjoks
2. Organ i
femrës së njeriut në pjesën e përparme të
kraharorit
dhe te kafshët gjitare, me gjëndra të
posaçme që
prodhojnë qumësht për ushqimin e të
vegjëlve;
sisë.
3. Gjiri i
vezëve, pjesa e trupit të femrës, ku përftohen vezët.
GJUHËZ
Njerith.
GJUHOR
Që ka të
bëjë me gjuhën; i gjuhës.
GJYMTYRË
Duart dhe
këmbët e njeriut, anësitë; këmbët e
kafshëve të
mëdha katërkëmbëshe. Gjymtyrët e
sipërme
duart, krahët. Gjymtyrët e poshtme këmbët.
Gjymtyrët e
përparme (të prapme). Lëviz (shtrij)
gjymtyrët.
Iu mpinë gjymtyrët.
H
HEMISFERË
Njëra nga dy
pjesët e trurit, që kanë trajtën e
gjysmës së
rruzullit. Hemisferat e trurit të madh (e
trurit të
vogël). Korja e hemisferave.
HEQËS
1. Eshtër e
hollë, e gjatë dhe e lakuar, që bashkon
kockën e
gjoksit me supin; kocka e gjoksit të
shpendëve,
shpori. Heqësi i pulës. Ka thyer heqësin.
HISTOLOGJI
Pjesë e
anatomisë që studion ndërtimin e indeve të
njeriut dhe
të kafshëve.
HOJËZ
Gropa të
vogla në kockat e nofullave, u ngulen
rrënjët e
dhëmbëve; alveolë.
HUNDOR
Që ndodhet
në hundë, i hundës. Kocka
hundore.
Flegrat hundore.
I
IND
idhje a
bashkim qelizash të njëllojta, që formojnë një
pjesë të
caktuar në organizmin e bimëve ose të
frymorëve
dhe që kryejnë të njëjtin funksion. Inde
bimore
(shtazore). Ind muskulor (kockor, eshtëror,
nervor,
dhjamor). Inde lidhëse inde që gjenden në mes
të indeve të
organeve të ndryshme për t’i lidhur njërin
me tjetrin,
inde që lidhin pjesët e trupit. Ind i sëmurë (i
dëmtuar).
Indet e një organi. Dëmtimi i një indi.
IRIDË
Rreth me
ngjyra të ndryshme, që gjendet nën kornenë
e syrit,
rrethon beben dhe rregullon hapjen e mbylljen e
saj sipas
forcës së dritës. Iridë ngjyrë kafe. Irida e syrit.
Fjalori Stamina 2013
____________________________________
No comments:
Post a Comment