Fjalor anatomik K
KAÇKË
1. Kaçka e
fytit, fikthi i fytit.
2. Kaçka e
gjurit, kupa e gjurit.
KAF
Eshkë.
KAFAZ
Kafazi i
kraharorit, hapësira që formohet midis
brinjëve të
kraharorit, zgavra e kraharorit.
KANAL
Pjesë e një
organi, në trajtë gypi të ngushtë
me dredha,
ku zakonisht kalojnë lëndë të ndryshme në
organizëm.
Kanali i ushqimit. Kanali i jashtëqitjes.
Kanalet e
lotëve. Kanali i tëmthit. Kanali i veshit.
Ngushtimi i
kanalit.
KAPAK
1. Pjesa që
mbyll dhe mbron një organ të trupit.
Kapaku i
syrit qepalla. Kapaku i kokës mbulesa
eshtore e
kafkës në majë të kokës. Kapaku i gjurit
kupa e
gjurit.
2. Kapaku i
fytit, njerithi.
KAPËRCYELL
Gurmaz.
KAPSULË
Ind a cipë
si qeskë që mbështjell organe të
ndryshme;
kokrra që formohet kështu. Kapsulë
dhjamore.
Kapsula e shpretkës. Kapsula e veshkës.
Mbështillet
me kapsulë.
KAPUÇ
apuçi i
gjurit, kupa e gjurit.
KËLLËF
Shtresë prej
indi lidhor, që rrethon e mbron enët e gjakut.
KËMISHË
Cipë e hollë
që mbështjell fëmijën në barkun e
nënës ose
larvën e kandrrave; cipë e hollë që
mbështjell
një organ ose një kafshë. Këmisha e
foshnjës.
KËRBISHT
Pjesa e
poshtme e shtyllës kurrizore, që përbëhet nga
pesë rruaza
të ngjitura njëra me tjetrën dhe formon
anën e
prapme të legenit. Ka thyer kërbishtin
(kërbishtet).
KËRCE
nd i fortë
dhe i përkulshëm, në ngjyrë të
bardhë, që
gjendet zakonisht në llapën e veshit, në
hundë dhe në
kyçet e eshtrave të njeriut e të kafshëve.
Kërcja e
veshit (e hundës).
KËRDHOKULL
Secila nga
dy eshtrat anësore të legenit; secila nga dy
shpatullat e
këmbëve të prapme (te kafshët). I duken
kërdhokullat.
U vra në kërdhokull. Më dhembin
kërdhokullat.
KËRMILL
Pjesa e
brendshme e veshit, që vjen e
përdredhur
si spirale. Kërmilli i veshit.
KËRTHIZË
1. Zonë që
lidh pjellën e njeriut a të kafshëve me
trupin e
nënës dhe që i shpie pjellës ushqimin. I prenë
kërthizën.
2. Gropëz në
mes të barkut, e cila mbetet si shenjë te
pjella, pasi
e presin këtë zorrë. Kërthiza e fëmijës
I ra
kërthiza i ra korja plagës
që krijohet
te pjella kur i pritet kërthiza.
KOLLAP
Kocka e
krahut nga supi deri te bërryli, kocka e llërës.
KOMB
Fikth.
KOMBLIK
Legen
KORDË
Tejzë,
kordat e zërit
KORE
Korja e
trurit, cipa e trurit.
KRAHAROR
Pjesë e përparme
e trupit të njeriut dhe të kafshëve
nga qafa
deri te barku; pjesa e trupit ku janë vendosur
mushkëritë
dhe zemra; gjoks. Me kraharor të gjer ë(të
ngushtë).
Hapësira e kraharorit. Kafazi i kraharorit.
KRAPE
Shtrati i
vezëve te kafshët e te shpendët, vezore.
Krapja e
pulës.
KRAPJE
Heqës.
KRISKULL
Eshtra
petashuqe që ndodhet në mes të kraharorit të
njeriut;
dërrasa e kraharorit.
KRYQE
Pjesa e
trupit të njeriut a të kafshës në fund të
shtyllës
kurrizore; kërbishte.
Më dhembin
kryqet. Vrau (theu) kryqet. Ra në kryqe.
KRYQËZA
Kryqet.
KUDHËR
Eshtër e
vogël që gjendet në brendësi të
veshit të
mesëm.
KUPË
Eshtër
rrotullore ose në trajtë gjysmërruzulli në
gju ose në
kokë. Kupa e gjurit eshtra rrotullore dhe e
lëvizshme e
gjurit. Kupa e kokës kafka. E goditi në
kupë të
gjurit.
KURORË
Pjesa e
jashtme dhe e dukshme që mbështjell
dhëmbin.
Kurora e dhëmbit. Kurora dhe rrënja.
KURRIZ
Palca e
kurrizit (e shtyllës kurrizore)
Peshku i
kurrizit, shtylla kurrizore.
Shtylla e
kurrizit, shtylla kurrizore.
KURRIZOR
1. Që i
përket kurrizit, i kurrizit; që gjendet në kurriz ose
në shtyllën
e kurrizit (të njeriut a të kafshës). Pjesa kurrizore.
Palca
kurrizore.
2. Që ka
shtyllë kurrizore. Kafshë kurrizore.
KYÇ
Vendi ku
lidhen dy eshtra, nyja e eshtrave.
Kyçi i dorës
(i këmbës).
Kyçet e
gishtërinjve. Ënjtja (fryrja) e kyçeve.
Fjalori Stamina 2013
____________________________________
No comments:
Post a Comment