Fjalori i anatomise - L -M

Fjalori i anatomise L -M



L



LARING
Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri;
gabzherr, gurmaz.

LEGEN
Pjesë e skeletit të njeriut, e cila përbëhet nga brezi i
harkuar i eshtrave të kryqeve e nga kërdhokullat; brezi i
eshtrave të kafshëve gjitare në pjesën e prapme të
trupit, që vjen si e harkuar. Eshtrat e legenit.

LIDHËSE
Zgjatim i fortë prej indesh, që bashkon pjesët e
veçanta të skeletit ose organe të veçanta të trupit.
Lidhëse katërkëndëshe. Lidhësja e zgjatur e prapme.

LIDHOR
Që shërben për të lidhur a për të bashkuar
pjesët e trupit ose të një organi të tij. Indi lidhor.

LIDHURA
Nyjëtimet, kyçet. Të lidhurat e trupit (e
gjymtyrëve, e gishtave). Është ënjtur në të lidhurat.

LILTH
Njerith. I ra lilthi.

LIMFATIK
Që ka të bëjë me limfën, që lidhet me limfën, i limfës; që
është i mbushur me limfë, që ka limfë; që prodhon limfë.
Gjëndrat limfatike. Enët (rrugët) limfatike.
Nyjë (qeskë) limfatike.

LIMFË
Lëng pa ngjyrë që mbush hapësirat ndërmjet
indeve e qelizave të trupit të njeriut e të kërbishtorëve;
gjak i bardhë. Limfa e njeriut. Limfa e kafshëve
kërbishtore.

LINDUR
Që e ka diçka që kur ka lindur e nuk e ka
fituar më vonë gjatë jetës. Shtrembërim i lindur, Reflekse të lindura.

LUGTH
1. Pjesa e thelluar ndërmjet barkut e kraharorit,
gropa e stomakut. Lugthi i zemrës (i gjoksit).
2. Stomaku.

LUKTH
Lugth

LULE
Lulja e fytit, molla e fytit, fikthi.

M



MAKROSË
1. Cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e
ushqen pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrsa
të gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat.
3. Dylli i veshit. Makrosa e veshit.

MAKTH
Cipë e mishtë si sfungjer, që mbështjell e ushqen
pjellën te gruaja shtatzënë ose te femrat barrsa të
gjitarëve dhe që del jashtë bashkë me të, shtrat.

MASHKULLOR
Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i
mashkullit a i meshkujve, Organet mashkullore.

MBËRTHYERA
Kyçet e gjymtyrëve. Të mbërthyerat e duarve (e
këmbëve, e gishtërinjve). I dhembin të mbërthyerat.

MBILËKURË
Shtresa e sipërme e lëkurës së njeriut ose të
kafshëve; sipërfaqja e lëkurës. Mbilëkura e dorës (e
kokës).

MEMBRANË
Cipë ose ind i hollë, që vesh a
mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj.;
lëkurëz.

MESËM
Truri i mesëm.
Zorra e mesme.

MËLÇI
Organ i brendshëm i njeriut dhe i disa
kafshëve, me ngjyrë të kuqe të mbyllët, që gjendet në
anën e djathtë të pjesës së sipërme të hapësirës së
barkut, nën diafragmë dhe që kryen funksione të
rëndësishme për formimin e gjakut, për prodhimin e
lëngut të tëmblit etj., mëlçia e zezë; ky organ i disa
kafshëve, që përdoret si ushqim.

MËMË
Ani i gruas ose i femrës së gjitarëve; shtrati i
pjellës. Mëma e fëmijës.

MISHËL
Tejzat e zërit; penjëz.

MITËR
Organ i gruas dhe i femrës së gjitarëve, në trajtë të
dardhës, ku zihet e zhvillohet pjella; an. Trupi i mitrës.
Brirët e mitrës. Qafa e mitrës. Cipa e mitrës. Heqja e
mitrës.

MOLLË
Molla e Adamit, fikthi.
Molla (mollëza) e fytit, fikthi.

MOLLËZ
Mollëza (molla) e fytit, fikthi.

MUSHKËROR
Që ka të bëjë me mushkëritë, që u përket mushkërive, i
mushkërive; që bëhet nëpërmjet mushkërive. (Fshika)
mushkërore. Arteri mushkëror. Qarkullimi mushkëror i
gjakut qarkullimi i vogël i gjakut


Fjalor anatomik - Fjalori i anatomise
Fjalori Stamina 2013
____________________________________


No comments:

Post a Comment