Fjalor Astrologjie I - N

Fjalor Astrologjie I - N



IMUN KOELI: (Nga latinishtja pjesa më e ulët e qiellit) Nadiri


JUPITERI: Në astrologji Jupiteri është shenja e fatit, i shtirjes,e urtësisë dhe begatisë. Ky planet njihet si Fati i Madh kurse si Fati i Vogël njihet Afërdita. Jupiteri komandon Shigjetarin. Kur Jupiteri është prezent në diagramën e lindjes së dikujt, personi në fjalë ka mundësi të jetë i pëlqyer, i gëzuar, i suksesshëm në karrierë. Por ndikimi i tij mund të jetë edhe për ekstravagancë dhe për besim të tepëruar.


KËNDET: Katër pikat e kryesore në horoskop që ndajnë horizontin dhe meridianët. Katër pikat janë Ngjitësi, Nadiri, (Imum Coeli), Zbritësi, Gjysmëkupa Qiellore (Medium Coeli). Këto janë pikat më kryesore dhe më të ndjeshme të hartes së lindjes. Planetët që ndodhen sipër ose pranë këtyre katër pikave kanë ndikim të madh në personalitetin e atij personi dhe imazhin publik.


KRYQI I MADH: Ky është motivi më i rrallë në horoskop, që krijohet nga dy palë planetësh ballë për ballë, që të katërt këta formojnë pamjen e një katrori. Ky motiv formon një kryq në hartën e lindjes. Ky kombinim është një trajtë shumë e vështirë dhe e komplikuar që shpesh tregon një personalitet obsesiv dhe të papërshtatshëm por ama pëfaqëson energjinë dinamike, intesitetin dhe forcën.


KUPA QIELLORE: (Ndryshe thuhet Medium Coeli. shkurtimisht M.C.) Një nga katër këndet në një horoskop. Kupa Qiellore, që shënon fillimin e Shtëpisë së Dhjetë, është në anën e kundër të Nadirit. Kupa Qiellore përfaqëson ambicjenm idetë, dhe imazhin publik. Planetet sipër apo pranë Kupës Qiellore tregojnë se i linduri ka shumë gjasa të lërë shënjën e tij në botë.


LUANI: Është shenja e pestë e zodiakut ku Dielli kalon çdo vit nga 23 Korriku deri në 22 Gushti. Luani si element ka zjarrin. Pesonat e lindur nën këtë shenjë konsiderohen si shenja e bollëkut e krijimtarisë janë egocentrikë dhe kanë afrësi për shfaqje publike.


MARSI: Në astrologji Marsi konsiderohet si planeti i energjisë, i forcës i dëshirës seksuale, dhe agresionit. Marsi komandon shenjën Dashit. Kur Marsi është i pranishëm në diagramën e lindjes së dikujt, personi është aktiv, guximtar, pasionant dhe me iniciativë. Gjithasthu këta persona janë të prirur nga padurimi, inati, grindjet dhe aksidentet.


MEDIUM KOELI: (Nga latinishtja që do të thotë në mes të qiellit) Kupa Qiellore


MERIDIAN: Në një horoskop, është linja që kryqëzohet me rrethin nga veriu në jug dhe e ndan në anën e djathtë dhe anën e majtë. Vija e meridianit në horoskop lidh Nadirin me Kupën Qiellore.


MUAJI HËNOR: Momenti i bashkimit të Diellit dhe Hënës, me pak fjalë dmth, Hëna e Re. Muaji Hënor është edhe periudha që nga Hëna e Re deri në Hënën tjetër të re, që është pothuajse 29 ditë.


MUAJI I MADH: Shiko epoka astrologjike.


SHENJE E PAQENDRUESHME: Një nga tre cilësitë në të cilën janë të ndara në grupe shenjat e zodiakut. Tre cilësitë janë, kardinal, fikse, dhe i paqëndrueshëm. Binjakët, Virgjëresha Shigjetari, dhe Peshit formojnë kuatralitetin e paqëndrueshëm. Në astrologji cilësia e paqëndrueshme përfaqëson, përshtatjen, shkathtësinë e mendjes elasticiletin dhe pranimit të ndyshimeve.


NADIRI: (Në latinisht Imum Coeli, pjesa më e ulët e qiejve, shkurtimisht I.C) Një nga katër këndet në horoskop.  Nadiri, i cili shënon fillimin e shtëpisë së katërt, është pika në një hartë lindjeje në anën e kundërt të Kupës së Qiellit. Nadiri përfaqëson fillimet e njeriut dhe rrënjet e tij psikologjike, prindërit, jetën shtëpiake, dhe çfarë trashëgon nga brezat e mëparshëm. Planetet sipër apo pranë Nadirit tregojnë motivimet e pavëdijshme të veprimeve të personit.


NDËRTHURJE: Ndërthurja është një aspekt shumë i fuqishëm në astrologji në të cilën dy ose më shumë planete, janë në të njëjtën gradë ose 10° larg nga njëri-tjetri. Ndërthurja në horoskop shfaq në ndikim të madh dhe natyra e tij varet nga planet që marrin pjesë.


NEPTUNI: Në astrologji Neptuni është Planeti i iluzionit, imagjinatës, dhe misticizmint. Neptuni komandon shenjën e Peshqve. Nëse dikush lind nën shenjën e Neptunit, pesoni do të jetë artistik, vizionar, mendjemprehtë dhe i interesuar në çeshtje spirituale. Por mund edhe të jenë persona që ikin nga realititi dhe rë kenë vështirësi të ndajnë realen nga fantazia si dhe probleme psiqike.


NYJET: Dy pikat veri dhe jug ku orbita e Hënës dhe e cilido planeti tjetër kryqëzohet me ekliptikun (rrugën e diellit). Nyjat zakonisht i referohen nyjave të Hënës që quhen nyja hënore.Në astologjinë klasike nyja e veriut quhet "Koka e Dragoit" dhe nyja e jugut "Bishti i Dragoit". Ky ëmërtim ndodh sepse më parë besohej se ishte një dragua gjigand qiellor që gëlltiste Hënën gjatë eklipseve te saj.

Fjalor Astrologjie I - N


No comments:

Post a Comment