Fjalor Fizike L - LL - M
LAVJERRËS
Trup i varur në një shtizë në pjesën e poshtme të
orës së murit, i cili luhatet pa pushim; trup i tillë, i varur
në disa aparate. Luhatjet e lavjerrësit.
LEVË
Shufër e fortë dhe e gjatë, që ka një pikëmbështetje
dhe shërben për të ngritur më lehtë a për të lëvizur nga
vendi trupa të rëndë; ngritës, lloz.
LËNDË
Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat
fizikë në natyrë; thelbi cilësor i materies, substancë
LËNG
Lëndë që nuk ka formë të përcaktuar, sepse ka
veti të rrjedhë e të marrë formën e enës ku ndodhet dhe
që përfaqëson një nga tri gjendjet kryesore të trupave
(duke u dalluar nga trupat e ngurtë e të gaztë). Lëngjet
dhe gazet. Uji është një lëng pa ngjyrë.
LËVIZJE
Vetia e trupave, e sendeve ose e pjesëve të tyre,
të cilët gjatë qenies në kohë e ndryshojnë
vendndodhjen në hapësirë; gjendja e trupave ose e
sendeve, që nuk janë në qetësi
LIDHUR
Që i ka të mbërthyera a të bashkuara pjesët
ose detalet; i mbyllur, i kyçur. Qark i lidhur.
LIGJ
Përgjithësim që nxirret duke vëzhguar e studiuar dukuritë e
natyrës e të shoqërisë dhe duke zbuluar në to atë që është
e përbashkët, e rregullsishme dhe qenësore.
LINEAR
Shpejtësi lineare. shpejtësia e lëvizjes së pikave, e
cila përcaktohet sipas gjatësisë së rrugës që bëhet
brenda një njësie kohe.
LIRË
1. Energji e lirë. Elektron i lirë.
2. Trup i lirë. trup që lëviz në hapësirë kur vepron një forcë mbi të.
Rënia e lirë e trupit. rënia e një trupi nën veprimin e forcës tërheqëse
të Tokës ose nën ndikimin e forcës së rëndesës.
3. Që nuk është në lidhje kimike me diçka
tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosur
në hapësirën midis dy atomeve.
LLOZ
Levë
MAKARA
Mekanizëm i thjeshtë, që shërben për të
lehtësuar ngritjen e peshave të rënda dhe që përbëhet
prej një rrote të vogël me ulluk, nëpër të cilin kalon një
zinxhir, rrip a litar. Makara e ngulur (e lëvizshme, e
palëvizshme). Makara prej metali (prej druri). Boshti i
makarasë.
MANOMETËR
Aparat që shërben për të matur presionin e gazeve a të
lëngjeve që ndodhen në një enë ose në një hapësirë të
mbyllur. Manometër metalik (termik).
Manometër regjistrues. Manometër me lëng (me
zhivë). Manometër vaji. Shigjeta e manometrit.
MBLEDHËS
Që i mbledh rrezet në një pikë. Thjerrëz (pasqyrë) mbledhëse.
MEMBRANË
Fletë e hollë, zakonisht prej gome a prej
metali, që vesh aparate, mekanizma të ndryshëm etj.
ose që është pjesë e tyre; mbulesë e hollë. Membranë
e valëzuar. Membrana e pompës. Membrana e
telefonit. Membrana e altoparlantit.
MOMENT
Çast.
1. Momenti elektrik. madhësia që del nga prodhimi i
ngarkesës elektrike me largësinë e saj nga një pikë e dhënë.
2. Momenti magnetik. madhësia që del nga prodhimi i intensitetit të
frymës elektrike me sipërfaqen që rrethohet nga një lak me rrymë.
3. Momenti ( rrotullues) i forcës fiz. madhësia që del nga shumëzimi i
forcës me krahun e saj.
Fjalor Fizike
No comments:
Post a Comment