Fjalor Fizike N - NJ -O
NEGATIV
Që ka elektricitet të përbërë nga një rrymë
elektronesh, që ka elektricitet si ai që formohet duke
fërkuar ebanitin me një rrobë të leshtë; kund. pozitiv.
Ngarkesë negative. Elektricitet negativ. Tension negativ. Pol negativ.
NEGATIVISHT
Me ngarkesë negative. I ngarkuar negativisht.
Trup i elektrizuar negativisht.
NGARKESË
Forcë e jashtme që vepron mbi një trup, duke
ushtruar një shtypje a peshë mbi të. Ngarkesë statike
(dinamike, elastike). Ngarkesë kritike. Ngarkesë e lëvizshme.
NGOPJE
Ngopje magnetike. shkalla më e lartë e magnetizimit të hekurit.
NGRIRJE
Pika e ngrirjes. pika që shënon në shkallën e termometrit temperaturën
në të cilën një lëng ngurtësohet duke u ftohur.
NGRITËS
Levë
NGROHTËSI
Afsh i ngrohtë, që vjen nga një send; gjendja e
ngrohtë e një sendi, Nxehtësi
NGURTË
Që ruan të pandryshueshme trajtën dhe
përmasat për shkak të lidhjes së ngushtë midis
molekulave të veta dhe që nuk merr trajtën e enës ku
shtihet si lëngjet, as nuk shpërndahet si gazet. Trup i
ngurtë. Lëndë të ngurta. Në gjendje të ngurtë.
NUMËR
Numri atomik. vendi që zë një element në sistemin periodik.
NXEHTËSI
1. Formë e lëvizjes së materies, energjia që del nga
lëvizja e grimcave të trupave dhe që shfaqet si
temperaturë e tyre. Nxehtësia diellore. Nxehtësi e
rrezatuar.
2. Nxehtësia specifike. nxehtësia që nevojitet për të ngritur një
gradë më lart temperaturën e një grami të një lënde. Burim
nxehtësie. Përcjellës i mirë i nxehtësisë.
NXITIM
Përshpejtim
NXITUAR
Që ka pësuar një shtim në shpejtësi, i përshpejtuar.
NJËSI
Madhësi që merret si bazë për të numëruar ose për
të matur madhësi të tjera të një fare. Njësi themelore
(bazë). Njësi elektrike (magnetike). Njësitë e masës
(e peshës). Njësia e kohës.
NJËTRAJTËSISHT
Në mënyrë të njëtrajtshme, në mënyrë të njëllojtë a të
njëjtë gjatë gjithë kohës; në mënyrë të
pandryshueshme. Përhapet (shpërndahet)
njëtrajtësisht. Ngrihet njëtrajtësisht. Ngjyroset
njëtrajtësisht. Lëvizje njëtrajtësisht e ndryshuar (e
përshpejtuar, e ngadalësuar). lëvizje në të cilën
shpejtësia ndryshon (zmadhohet, zvogëlohet) në
madhësi të barabarta a në pjesë kohe të barabarta.
NJËTRAJTSHMËRI
Të qenët njëlloj a me të njëjtat veti në të gjitha pjesët
përbërëse, të qenët i njëtrajtshëm; të qenët pa
ndryshime. Njëtrajtshmëria e tokës. Njëtrajtshmëria e
shtresës. Njëtrajtshmëria e ngarkesës. Njëtrajtshmëria
e lëvizjes.
NJËVLERËS
Diçka që ka të njëjtën vlerë, sasi a cilësi me një gjë
tjetër, diçka e njëvlershme me një gjë tjetër; diçka, e cila
mund të zëvendësojë plotësisht një gjë tjetër.
Njëvlerës mekanik i dritës. Njëvlerës mekanik i ngrohtësisë.
Njëvlerës termik.
NJUTON
Njësia e forcës, e barabartë me forcën që i jep masës
prej një kilogrami një nxitim
OM
Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike
OSMOZË
Thithja e një lënde nga një tretësirë, nëpërmjet një cipe
me vrima shumë të vogla.
Fjalor Fizike
No comments:
Post a Comment