Fjalor gjeografik - I -M

Fjalor gjeografik 

I - M


ISTËM
Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër. Lidhen me istëm (dy kontinente ose dy vende). Kalon përmes istmit.

JUG
Pika e horizontit që është përkundrejt veriut; drejtimi në të kundërt të veriut, ana që është në të djathtë kur kthehemi me fytyrë nga lind dielli. Në jug të qytetit (të fshatit).Me dritare nga jugu. Fryn (vjen) nga jugu. Sheh nga jugu.
Poli i Jugut pika më jugore e rruzullit tokësor.Rrethi Polar i Jugut. Amerika e Jugut. Në jug të vendit.

JUGOR
Që gjendet në jug të diçkaje; që është i viseve të cilat ndodhen në jug; i jugut. Pjesa (ana) jugore. Skaji jugor. Poli Jugor.  Gjysmërruzulli Jugor. Tropiku Jugor. Gjerësia gjeografike jugore. largësia e një vendi nga Ekuatori në drejtim të Polit të Jugut. Pika më jugore.

KANAL
Pjesë e ngushtë në det midis dy brigjeve të afërta. Kanali i Korfuzit. Kanali i Otrantos.

KARSTIK
Që përbëhet nga gurë gëlqerorë, me gropa e me shpella etj.; që përmban gëlqere. Zonë (pllajë) karstike. Gurë karstikë.

KEP
Breg shkëmbor që zgjatet në det, hundë toke në det. Kepi i Rodonit. Kepi i Gjelbër.

KODRINOR
Liqen kodrinor. liqen që është formuar në një zonë kodrinore nga grumbullimi i ujit në vende ku janë shembur tavanet e shpellave.

KONTINENT
Pjesë shumë e madhe e rruzullit tokësor, e rrethuar nga të gjitha anët ose pothuajse nga të gjitha anët me dete e oqeane; secila nga pjesët kryesore të steresë në rruzullin tokësor. Kontinenti më i vjetër. Kontinenti i Evropës (i Azisë, i Afrikës, i Australisë, i Amerikës, i Antarktidës).

KORE
Korja e tokës, shtresa e fortë në pjesën e sipërme të rruzullit tokësor.

KRATER
Gryka e vullkanit që vjen si hinkë, nga ku del e derdhet jashtë lava. Krater i madh. Krateri i vullkanit të shuar (të pashuar).

LARTËSIRË
Zonë që është më lart se dyqind metra mbi nivelin e detit. Lartësirat bregdetare.

LËMSH
Trup qiellor i rrumbullakët, rruzull. Lëmshi tokësor (diellor). Lëmsh i zjarrtë. Lëmshi i Tokës (i Diellit, i Hënës).

LINDOR
1. Gjatësi gjeografike lindore. largësia e një vendi nga ana e lindjes së mesditësit të Grinuiçit.
2. Që fryn nga lindja, që vjen nga lindja. Erë lindore.

MAGMË
Lëndë minerale e shkrirë dhe e trashë si brumë, që gjendet në thellësi të Tokës dhe del gjatë shpërthimeve të vullkaneve.

MASIV
1. Grumbull malesh që shtrihen gati njësoj në gjatësi e në gjerësi dhe që përbëjnë një njësi më vete të relievit. Masive shkëmbore. Masivi i Kurveleshit.
2. Hapësirë e gjerë me karakteristika gjeografike të njëjta: grup pyjesh me një lloj druri, toka të gjera të mbjella me po atë pemë. Masiv gëlqeror (ranor). Masivi pyjor i Divjakës. Masive pishe (ahu). Masive vreshtash (ullinjsh, agrumesh).

MBËSHTJELLJE
Shtresë lënde që mbështjell diçka rreth e rrotull. Mbështjellja ajrore. atmosfera. Mbështjellja ujore. sipërfaqja ujore e rruzullit tokësor (oqeanet, detet etj.).

MBIPOPULLIM
Gjendja në një vend kur ka popullsi të tepërt; popullim tej mase. Teoria e mbipopullimit teori kapitaliste, sipas së cilës popullsia shtohet shumë më shpejt se sa shtohen mjetet e nevojshme për jetesë dhe prandaj në botë ka njerëz «të tepërt» që bëhen shkak për varfërinë e që duhen pakësuar me çdo mënyrë.

MEMEC
Hartë memece, hartë pa emra vendesh, që shërben për të ushtruar nxënësit që t'i gjejnë e t'i shënojnë vetë këta emra.

MERIDIAN
Mesditës.

MESDITËS
Gjysmërreth i përfytyruar në sipërfaqen e Tokës, që bashkon dy polet dhe e pret pingul ekuatorin; vija në hartë që përfaqëson këtë gjysmërreth; meridian. Mesditësi fillestar (kryesor). Mesditësit tokësorë. Mesditësi qiellor. astr. rrafshi që kalon nëpër pikën e zenitit, nëpër qendrën e sferës qiellore dhe nëpër polet e Tokës. Gjatësia e mesditësit.

MESDHETAR
1. Që ka të bëjë me Mesdheun, që i përket Mesdheut, i Mesdheut; që laget nga ujërat e Mesdheut; që ka veçoritë e klimës së Mesdheut. Vendet mesdhetare. Bimësi mesdhetare. Klimë mesdhetare.
2. Që është nga të gjitha anët i rrethuar me tokë, i veçuar nga oqeanet (për detet). Dete mesdhetare.

MESËM
Lindja e Mesme.

MËNGË
Pjesë, rrip a degëzim që ndahet nga një e tërë, që del jashtë ose hyn diku; skaj. Mëngë lumi (përroi). Mëngë deti. gji deti.

MOÇAL
Vend a fushë me ujë të ndenjur e me baltë; ligatë, ligatinë, çeptirë.

MORFOLOGJI
Trajta e jashtme dhe ndërtimi i diçkaje, mënyra si lidhen ndërmjet tyre pjesët përbërëse të saj; shkenca që studion trajtën dhe ndërtimin e brendshëm të diçkaje. Morfologjia e lumenjve. Morfologjia e tokës


Fjalor gjeografik 

No comments:

Post a Comment