Fjalor i llojeve te anijeve

Fjalor i llojeve te anijeve

ANIJE ABORDAZHI
Anije në kohët e vjetra për luftime në det, kur anijet puqeshin e kapeshin me çengela që luftuesit të përlesheshin trup me trup.

AEROPLANMBAJTËS
Anije e madhe ushtarake, që ka piste për ngritjen e uljen e aeroplanëve dhe hangarë për qëndrimin e tyre.

AKULLTHYESE
Anije akullthyese. Anije e posaçme, e pajisur dhe e përshtatur për të çarë rrugën midis akujve gjatë lundrimit në ujëra të ngrira.

ANIJE
Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake etj

Anije tregtare
Anije ushtarake
Anije naftëmbajtëse
Anije udhëtarësh
Anije transporti
Anije peshkimi
Anije me avull
Anije me vela
Anije me motor

AVULLORE
Anije me avull

BALENAGJUAJTËS
Që shërben për të gjuajtur balena.

BATISKAF
Anije e mbyllur, e pajisur me mjete të posaçme për të bërë kërkime e studime në thellësitë e deteve e të oqeaneve.

BENZINATË
Anije e vogël me motor, që punon me
benzinë.

CISTERNË
Anije, vagon ose mjet tjetër me një rezervuar të madh prej metali për të mbartur lëngje (ujë, naftë etj.). Anije cisternë.

DRAGAMINË
Anije ushtarake e pajisur me mjete të posaçme për pastrimin e ujërave nga minat.

DRAGË
Anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet, për të pastruar kanalet etj.; makinë e posaçme me pajisje për gërryerje, që përdoret për shfrytëzimin e vendburimeve minerare etj.

DYDIREKËSH
Që ka dy direkë. Anije dydirekëshe.

DHENXJERRËSE
Anije lundruese për thithjen dhe nxjerrjen e dheut nga fundi i lumit, i detit etj., për pastrimin e kanaleve, për thellimin e lumenjve të lundrueshëm, të porteve etj.; makinë e posaçme për shfrytëzimin e mineraleve të dobishme në vendburimet e shkrifërimeve; dragë.

FAJKORE
Anije e vogël.

FLAMURTAR
Anije flamurtare anije që mban flamurin në një flotë, në një ekspeditë etj. dhe prin; anije ku ndodhet komanda e një grupi anijesh.

FREGATË
1. Anije e vogël dhe e shpejtë me vela, që përdorej në shekujt XVIII-XIX në luftimet detare.
2. Anije e shpejtë luftarake, e pajisur me artileri, që përdoret për të ndjekur nëndetëset armike ose për të shoqëruar anijet e rënda dhe për ’i mbrojtur ato nga sulmet ajrore.

GALERË
Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema, që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me punë të rënda. Galerë romake (bizantine). Galerë piratësh.

GJEMI
Anije; barkë e madhe me vela.

HELIKOPTERMBAJTËSE
Anije e madhe ushtarake që ka pistë për qëndrimin, ngritjen e uljen e helikopterëve dhe hangarë për ta.


JAHT
Anije e vogël me motor, me avull ose me vela, e ndërtuar kryesisht për të bërë gara sportive, për shëtitje etj.; anije e vogël.

ANIJE KABOTAZHI
Anije trgtare që lundron gjatë brigjeve të detit në një largësi të caktuar ngatoka, dhe kabotazh i vogël quhet lundrimi midis porteve që ndodhen në të njëjtin shtet, kurse kabotazh i madh themi për lundrimet jashtë kufinjve të një shteti

KANONIERË
Anije e vogël lufte, e shpejtë dhe e manovrueshme, e pajisur me armë artilerie të kalibrit të mesëm, që përdoret për veprime luftarake afër brigjeve të deteve ose në lumenj.

KARAVELË
Anije e vjetër spanjolle e portugeze me tre
direkë e me vela.

KORACATË
Anije luftarake e fuqishme, e veshur me armaturë çeliku dhe e pajisur me artileri të rëndë.

KRYQËZOR
Anije lufte shumë e shpejtë, e veshur pjesërisht me çelik, e pajisur me artileri të rëndë, me torpila e me mina, që shërben sidomos për vëzhgime e zbulime luftarake. Kryqëzor i rëndë (i lehtë). 


Fjalor i llojeve te anijeve       pjesa 2

No comments:

Post a Comment