Fjalor Matematike
T - ZH
TABELË
1.
Tabela matematike, tabela përmbledhëse me vlera e me përfundime të zgjidhura
për probleme e funksione të caktuara.
TEK
Që nuk
plotpjesëtohet me dy; kund. çift. Numër tek.
TEOREMË
E
vërtetë shkencore, e cila duhet provuar me arsyetime e me veprime tëndryshme;
rregull në matematikë, që duhet provuar e duhet vërtetuar. Teoremë gjeometrike.
Teorema e Pitagorës. Shprehja e teoremës. Vërtetoj (provoj) teoremën.
TERM
Numër a
gjymtyrë përbërëse e një raporti. Termat e jashtëm (e brendshëm). Termat
pasardhës (paraardhës).
TREGUES
Numër
që vihet sipër e më të djathtë të një numri tjetër të dhënë dhe që shërben për
të treguar se sa herë duhet të shumëzohet numri i dhënë me veten e tij;
eksponent. Tregues pozitiv (negativ). Tregues zero. Treguesi i fuqisë. Treguesi
i rrënjës.
TRESH
Rregulla
e treshit, Rregull për llogaritjen e një madhësie të panjohur, duke nisur nga
tri ose pesë a më shumë madhësi të tjera të njohura, që kanë ndërmjet tyre
përpjesëtim të drejtë a të zhdrejtë.
TRI
Numri
që vjen menjëherë pas numrit dy dhe që shënon një sasi të barabartë me dy edhe
një. Tri gra. Tri shoqe. Tri ditë. Tri pjesë. Tri të dhjetat. Pjesëtoj për (me)
tre.
TRIGONOMETRI
Degë e
matematikës që studion lidhjet ndërmjet brinjëve e këndeve të trekëndëshit,
vetitë e funksioneve të këndeve të ngushta në një trekëndësh kënddrejtë dhe
lidhjet ndërmjet tyre.
TRINOM
Shprehje
algjebrike që përbëhet prej tri gjymtyrësh të bashkuara me shenjen plus ose
minus. Trinomi i gradës së dytë. Formula e trinomit. Shumëzimi i trinomeve.
Zbërthimi i trinomit.
THJESHTËSIM
Thjeshtim.
THJESHTËSOJ
Thjeshtoj.
THJESHTOJ
Thjeshtoj
shprehjen (formulën), gjej një shprehje(një formulë) tjetër, duke pakësuar
numrin e kufizave a të faktorëve, por duke ruajtur po atë vlerë. Thjeshtoj
thyesën, gjej një thyesë tjetër me po atë vlerë, por me numërues dhe emërues më
të vogël.
THYESË
Numër,
që shpreh një a më shumë pjesë të barabarta, në të cilat është ndarë një njësi.
Thyesë e thjeshtë. Thyesë dhjetore. Kufizat (gjymtyrët) e thyesës. Numëruesi i
thyesës numri sipër vizës, që tregon se sa pjesë të barabarta janë veçuar nga
njësia e plotë. Emëruesi i thyesës numri poshtë vizës, që tregon se në sa pjesë
të barabarta është ndarë njësia e plot. Veprime me thyesat. Mbledh (zbres,
shumëzoj, pjesëtoj) thyesat. Thjeshtoj thyesat.
THYESOR
Që
është i formuar nga një thyesë ose që ka një thyesë. Numra thyesorë dhe të
plotë. Barazime (shprehje) thyesore.
VEKTOR
Segment
që ka një drejtim dhe kah të caktuar; madhësi, që përveç vlerës numerike, ka
edhe një drejtim dhe kah të caktuar në hapësirë. Vektorë paralelë. Vektori i
shpejtësisë. Kahu i vektorit. Koordinatat e vektorit.
VEPRIM
Format
kryesore a themelore të llogaritjeve në matematikë, përllogaritjet. Katër
veprimet e aritmetikës. Veprime algjebrike. Kryej veprimet. Problem që zgjidhet
me katër veprime.
VËRTETOJ
Provoj
vërtetësinë e një pohimi tjetër me anë të një vargu veprimesh matematike,
arsyetimesh e gjykimesh të veçanta të lidhura në një mënyrë të caktuar.
Vërtetoj një teoremë.
VIJË
Vijë
formuese, vijë nga lëvizja e së cilës krijohet një sipërfaqe
VLERË
Masë e
një sasie a e një madhësie të ndryshueshme. Vlerë e njehsuar. Vlerë e përafërt.
Vlerë absolute. Vlera mesatare. Vlerë numerike. Vlera e shprehjes. Vlera e
forcës.
ZBRES
Bëj
veprimin e zbritjes. Nga katra zbrit dy.
ZBRITËS
Numër
që zbritet nga një numër tjetër. Zbritësi dhe i zbritshmi. Gjeti zbritësin.
Mbledh zbritësin me mbetjen.
ZBRITJE
Një nga
të katër veprimet themelore të matematikës, me anë të të cilit nga një numër (i
zbritshmi) heqim një numër tjetër (zbritësi) dhe gjejmë mbetjen. Mbledhja dhe
zbritja. Prova e zbritjes. Bëri zbritjen.
ZBRITSHËM
Numri
nga i cili zbritet një numër tjetër. I zbritshmi dhe zbritësi.
ZERO
henjë
që shpreh mungesën e plotë të çdo sasie a të çdo vlere të caktuar; shenjë (0)
që në vargun e numrave përdoret për të shprehur rendin e njësive (njëshe,
dhjetëshe, qindëshe etj.) kur ato mungojnë. Shifra zero. Në orën dymbëdhjetë
zero-zero (12°°). Numri njëzet e dy zero dy (22-02). U rrit zero pikë shtatë
për qind (0,7%). Përfundimi i zbritjes është zero. Shënoj zero e dy në mend (në
dorë) (gjatë veprimit të mbledhjes a të shumëzimit). Tetë heqim tetë mbeten zero
(8 - 8 = 0). I shtoi një zero.
ZGJIDH
Bëj
veprimet dhe gjej përfundimin e një ushtrimi, të një problemi etj. E zgjidh
ushtrimin
ZGJIDHJE
Përfundimi
që del kur zgjidhet një problem, një ushtrim etj.; përfundim. Zgjidhje e
gabuar. Gjetja e zgjidhjes. Ekuacion me zgjidhje pozitive (negative, zero).
Ekuacioni nuk ka zgjidhje (ka vetëm një zgjidhje). Sa del zgjidhja?
ZGJIDHUR
Që i
është gjetur përfundimi, që është zbërthyer plotësisht, që është zgjidhur.
Ushtrime të zgjidhura.
ZMADHUES
Që vjen
duke u zmadhuar vazhdimisht, që zmadhohet. Vlerë zmadhuese. Përpjesëtim
aritmetik zmadhues.
ZVOGËLUES
Që vjen
duke u zvogëluar vazhdimisht, që zvogëlohet. Vlerë zvogëluese. Përpjesëtim
aritmetik zvogëlues.
ZHDREJTË
tillë që rritja e njërës anë ose e njërit
faktor sjell zvogëlimin e anës tjetër ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas.
Përpjesëtim i zhdrejtë. Rregulla e treshit e zhdrejtë.
Fjalor Matematike
No comments:
Post a Comment