Fjalor Kimik - SH

Fjalori i Kimise - SH


SHAP
Kripë minerale (sulfati i dyfishtë i aluminit e i kaliumit) që
të rrudh gojën; gur i bardhë që përbëhet prej kristalesh
të kësaj kripe minerale dhe që përdoret për të bërë të
qëndrueshme ngjyrat e pëlhurave, për të regjur lëkurët,
për të ndaluar gjakun kur pritemi pak etj.

SHEQERIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes sheqeroj.

SHEQERMBAJTËS
Që përmban sheqerna. Bimë sheqermbajtëse.

SHEQERNA
Lëndë organike që përmbajnë sheqer.

SHEQEROHET
Shndërrohet në sheqer; shtohet përqindja e
sheqerit. Sheqerohet mushti (amidoni).

SHEQEROJ
Shndërroj në sheqer; shtoj përqindjen e sheqerit.

SHPEJTUES
Lëndë e posaçme që përdoret për të shtuar
shpejtësinë e zhvillimit të një procesi. Shpejtues
organik (inorganik). Shpejtues i shkrirjes (i vullkanizimit).

SHPËRBASHKIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes shpërbashkon.

SHPËRBASHKOHET
Shpërbëhet në grupe atomesh, në atome a në jone.
Acidet shpërbashkohen në tretësirë ujore.

SHPËRBASHKON
Shpërbën një molekulë në grupe atomesh, në atome a
në jone. Shpërbashkon molekulat.

SHPËRBËRË
Që është tjetërsuar kimikisht, i kalbur, i prishur
(për lëndët organike). Lëndë e shpërbërë.

SHPËRTHITHJE
Largimi i lëndëve të ndajthithura nga një trup i ngurtë
ose nxjerrja e avujve a e gazeve të tretura në një lëng.

SHUMATOMIK
1. Që përbëhet prej disa atomesh (për molekulën e një
trupi). Molekulë shumatomike. Përbërje kimike
shumatomike.
2. Që është i aftë të bashkohet me shumë trupa
njëatomikë ose me shumë atome të të njëjtit trup.
Alkoolet shumatomike.

SHUMËBAZIK
Që ka shumë funksione acide, d.m.th. që ka molekulë
të aftë të çlirojë shumë jone hidrogjeni në një tretësirë
uji. Acid shumëbazik.

SHUMËVALENT
Që ka shumë valenca dhe mund të bashkohet
me të njëjtin element në përpjesëtime të ndryshme (për
elementet kimike). Element shumëvalent. Hekuri është
shumëvalent.

Fjalori i Kimise - SH

No comments:

Post a Comment