Fjalori i Anatomise N-O
N
NANUQ
Pjesa e dytë
e stomakut të kafshëve ripërtypëse, që e
ka faqen e
brendshme hoje-hoje, aliver.
NDEJTËSOR
Që ka të
bëjë me kockat e legenit e të të ndenjurave.
Nervi
ndejtësor nervi që del nga pjesa e përparme e
kërbishtit
dhe që shkon përgjatë faqes së pasme të
kofshës e
ndahet në degë më të holla në kërci; shiatik.
NDËRMJET
Mes, bel.
NERV
Tufë fijesh
të holla të përbëra prej qelizash të
posaçme me
ngjyrë të bardheme, që lidhin trurin dhe
palcën e
kurrizit me shqisat ose me organet e tjera të
trupit dhe
që shërbejnë për të përçuar ngacmimet në të
dy
drejtimet. Nervi pamor (dëgjimor). Nervat e dorës (e
faqes).
Fundi i nervit.
NERVOR
Që ka të
bëjë me nervat, që u përket nervave; i
nervave; që
përbëhet prej nervash. Qelizë nervore.
Fije
nervore. Qendër nervore. Sistemi nervor. Nxitje
nervore.
Sëmundje nervore. Veprimtaria e lartë
nervore.
NËNLËKURË
Shtresë e
bollë indi qelizor, që është poshtë lëkurës.
Nënlëkura e
barkut. Indi i nënlëkurës.
NËNVETE
Pjesë e
trupit nën legenin, pjesa ndërmjet këmbëve dhe
nën vithet
(te njeriu dhe gjitarët).
NGREHË
Tërësia e
eshtrave të një frymori, skelet, eshtëri.
NGUSHTICË
Rrip i
ngushtë që bashkon dy pjesë të mëdha
të një
organi; kalim a kanal i ngushtë që bashkon dy
zgavra.
Ngushtica e aortës. Ngushtica e gjëndrës.
NOÇKË
Vendi që del
si gungë aty ku bashkohen dy
kocka të
këmbëve a të duarve; nyjë. Noçka e këmbës
nyelli i
këmbës, syri i këmbës. Noçka e dorës kyçi i
dorës. Noçka
e gishtit çoku i gishtit. I arrinte uji (balta)
deri në
noçkën e këmbës.
I ra (e
goditi) në noçkë. I ra me noçkë në kokë.
NOFULL
Secila nga
të dy kockat e fytyrës, të vendosura
përballë
njëra-tjetrës, në të cilat janë vendosur
dhëmbët,
fulqi; pjesa e fytyrës ku janë këto kocka.
Nofulla e
sipërme (e poshtme). Me nofulla të dala.
Mishi i
nofullës. Shtrëngoi nofullat.
NULLË
Pjesa e
mishtë e nofullave ku janë vendosur dhëmbët,
mishi i
dhëmbëve, trysa. Nullë pa dhëmbë.
NULLËZ
Nullë
NYELL
Syri i
këmbës, noçka e këmbës. U fut në ujë
deri në
nyell të këmbës.
NYJË
1. Vendi ku
lidhen dy kocka njëra me tjetrën, kyç.
Nyjat e
duarve (e këmbëve). Sëmundjet e nyjave. Më
dhëmbin
nyjat.
2. Lëmsh i
vogël, që formohet nga grumbullimi a
ndërthurja e
shumë qelizave të një indi; gungë nga
fryrja ose
ngurtësimi i një ene, i një indi etj. Nyjë
nervore.
Nyjat limfatike. Duar gjithë nyja. Nyja e fytit
fikthi, arra
e fytit.
NYJËZ
Nyjë e
vogël, afërsisht sa kokrra e bizeles.
NYJËZIM
Vendi dhe
mënyra e lidhjes së dy kockave që
të mund të
lëvizin pa u shkëputur njëra nga tjetra, kyç,
nyjë.
Nyjëzimi i krahut (i gjurit).
NJERITH
Lapër e
vogël mishi, që është si zgjatim i
qiellzës së
butë dhe që ndan zgavrën e gojës nga
prapagoja.
Me është skuqur njerithi. I ka rënë njerithi i
është ulur
njerithi më poshtë se zakonisht.
NJOLLË
Njollë e
verdhë, pjesë e retinës së syrit ku ndjeshmëria ndaj
dritës arrin
shkallën më të lartë.
O
OPTIK
Pamor
ORBITË
Zgavra e
syrit, gropa e kokërdhokut. Orbita e syrit.
Fjalori Stamina 2013
____________________________________
No comments:
Post a Comment