Fjalori i anatomise P -Q
P
PALCË
Palca e
kurrizit (e shtyllës kurrizore), zgjatim nervor i trurit, që
gjendet
brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët.
PALCOR
Që ka të
bëjë me palcën, që i përket palcës, i
palcës; që
përbëhet nga palca. Zgavra palcore. Lëndë
palcore.
Lëngu palcor.
PALË
Palat e
trurit, Rrudhat e trurit.
PANKREAS
Gjëndër e
zgjatur, nën stomak, në të majtë, e cila nxjerr
një lëng që
derdhet në zonë e thithet nga rremat e
gjakut dhe
një lëng tjetër që ndihmon për tretjen e
ushqimeve.
Gjëndra e pankreasit. Lëngu i pankreasit.
PARADHOMË
Ndarje e
vogël në hyrje të disa organeve të
trupit si
zemra, stomaku etj. Paradhoma e djathtë (e
majtë).
Paradhomat e gurmazit.
PARAKRAH
Pjesa e
krahut nga bërryli deri te nyja e dorës.
Parakrahu i
djathtë (i majtë). Muskujt (kockat) e
parakrahut.
Theu parakrahun.
PARAPLËNDËS
Pjesë e
aparatit tretës te kafshët ripërtypëse, që
ndodhet para
mullëzës dhe ku ushqimi përpunohet
pjesërisht.
Sëmundjet e paraplëndësit.
PARASTOMAK
Paraplëndës.
PARMË
Heqës (te
njeriu); kocka e kraharorit, parmëz (te
shpendët).
Parmat e
fytit, secila nga dy arteriet e mëdha
përpara
qafës, të cilat çojnë gjakun në kokë.
PASKRAH
Pjesa e
krahut nga bërryli deri te supi. Paskrahu i
djathtë (i
majtë). Muskujt e paskrahut.
PEMË
Pema
mushkërore, tërësia e bronkeve, e artereve dhe e
enëve të
mushkërive.
PENJËZ
nd i zgjatur
e i hollë si pe, që epet dhe lidh
pjesë të
ndryshme të skeletit, organe të veçanta të
trupit ose
pjesë të tyre; eshtë. Penjëza muskulore.
Penjëzat e
buzëve (e fytyrës, e faqeve).
PERDE
Cipë e hollë
që vesh syrin dhe që pengon
shikimin,
lëbyr. I kanë zënë ( i kanë vënë) sytë perde.
PERIFERIK
Sistem
nervor periferik, tërësia e nervave që përbën në pjesët
anësore të
trupit (në gjymtyrët, në lëkurë, në organet e shqisave etj.).
PESHQIR
Cipë e hollë
dhjami, që mbështjell zorrët ose
plëndësin
nga jashtë, riza e zorrëve ose e plëndësit. I
heq
peshqirin plëndësit.
PETËS
Pjesë e
plëndësit të kafshëve ripërtypëse, që
është
pala-pala, fletës.
PETH
Cipë e hollë
e mishtë, që lidh rrënjën e gjuhës nga
poshtë me
pjesën e përparme të nofullës; cipë e hollë e
mishtë, që e
mban një organ të lidhur diku, freth. Pethi i
gjuhës. Iu
këput pethi.
PËRÇUES
Që shërben
për të përçuar ngacmimet ose një
lëndë
ushqyese në trupin e qenieve të gjalla. Nervat
përçues.
Enët përçuese (te bimët).
PËRTYPËS
Që ndihmon
për të lëvizur nofullat kur
përtypemi.
Muskuli përtypës.
PLEURË
Secila nga
dy cipat e holla që mbështjellin mushkëritë
dhe anët e
zgavrës së gjoksit.
PLËNDËS
Pjesë e të
brendshmeve te kafshët
ripërtypëse,
që është si trastë, pala-pala nga brenda
dhe shërben
për tretjen e ushqimeve; stomaku i
përtypësve.
PORRC
Aliver.
Porrci i kaut.
PRAPAGOJË
Hapësira si
hinkë që lidh laringun me gojën.
PRAPAKOKË
Pjesa e
poshtme prapa kafkës së kokës. Ashti i
prapakokës.
PRAPAVESH
Pjesa prapa
veshit ku mbaron nofulla e sipërme
PULPË
1. Pjesa e
mishtë më e trashë që është prapa kërcirit të
këmbës nga
leqet e poshtë. Me pulpa të forta (të
mbushura).
Pulpat e këmbëve.
2. nd i butë
lidhës, në pjesën e brendshme të
dhëmbit,
nëpër të cilin kalojnë enë gjaku dhe nerva;
mishi i
dhëmbëve. Pulpa e dhëmbit. I është dëmtuar
pulpa.
Q
QAFË
Pjesa e
zgjatur e një organi, e cila vjen duke u
ngushtuar.
Qafa e mitrës. Qafa e dhëmbit.
QENDËR
Grumbullim
qelizash (nervore), të cilat së
bashku
drejtojnë një veprimtari të caktuar të organizmit.
Qendra
nervore. Qendra e frymëmarrjes. Qendra e
gjumit.
QEPALLOR
Që ka të
bëjë me qepallat, që u përket qepallave, i
qepallave.
QESE
Fshikëz që
mban një lëng të organizmit. Qesja
e ujit (të
hollë). Qesja e lotëve. Qesja e tëmthit.
QESKË
Fshikëz e
vogël e mbushur me një lëng
ose me një
lëndë tjetër tek organizmat e gjallë. Qeska
e lotit.
Qeska e ujit. Qeska e mjaltit (te bletët). Qeska
e polenit
(te bimët).
QIELLZË
Pjesa e
sipërme e gojës nga përbrenda, që
vjen si
kube. Qiellza e butë. Qiellza e fortë. Mbështet
gjuhën në
qiellzë.
QIELLZOR
Që ka të
bëjë me qiellzën, i qiellzës
QIME
1. Fije e
hollë prej lënde të brirtë, që rritet mbi
lëkurën e
njeriut dhe të disa kafshëve.
2. Zgjatime
të holla si fije në cipën e
një organi
të trupit. Qimet e zorrëve.
QORR
Zorrë qorre
(e verbër), apendicit.
Fjalori Stamina 2013
____________________________________
No comments:
Post a Comment