Fjalor gjuhesor
SHENJË
1.
Shenja diakritike, viza të veçanta, pika etj. që duke iu bashkuar
një
shkronje, tregojnë se ajo përfaqëson një tingull tjetër
(p.sh.
dy pikat e shkronjës ë ose bishti i shkronjës ç).
2.
Shenjat e pikësimit, shenja (pika, presja,
pikëpresja,
dy pikat, pikëpyetja, pikëçuditja, thonjëzat, kllapat,
viza,
etj.), që përdoren në shkrim për të ndarë fjalitë a pjesët e
një
fjalie, për të shënuar ndalesa gjatë leximit dhe anë të tjera
të
ligjërimit që nuk mund të jepen me anë të shkronjave.
SHËRBYES
Që nuk
ka kuptim të pavarur leksikor dhe shërben për
të
lidhur gjymtyrët e një fjalie ose fjalitë (për parafjalët e
lidhëzat)
ose për të shprehur qëndrimin e ligjëruesit ndaj asaj
që
thotë etj. (për pjesëzat). Fjalë shërbyese.
SHKAKOR
1. Që
lidh një fjali të varur, e cila tregon shkak, me një fjali
drejtuese
(për lidhëzat se, sepse, meqë, ngaqë, meqenëse,
duke
qenë se, për arsye se etj.). Lidhëz shkakore.
2. Që
lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon shkakun e një
veprimi
a të një gjendjeje (për fjalitë). Fjali shkakore
SHKALLË
Kategori
gramatikore e mbiemrave cilësorë dhe e
disa
ndajfoljeve, që tregon masën e shfaqjes së cilësisë a të
tiparit
të shënuar prej tyre (në mënyrë të krahasuar ose jo të
krahasuar).
Shkalla pohore (krahasore, sipërore). Shkallët e
krahasimit.
SHKUAR
Koha e
shkuar e foljeve. Trajtat e së shkuarës.
kohë në
të cilën folja tregon se veprimi
ose
gjendja e shprehur prej saj është kryer para çastit të
ligjërimit
ose para një çasti të caktuar të së shkuarës.
SHKURTESË
Fjalë e
formuar nga bashkimi i rrokjeve, i tingujve a i
shkronjave
të para të një togu fjalësh.
SHKURTËR
Që
zgjat pak kur shqiptohet, që e ka gjatësinë më të
vogël
se gjatësia mesatare. Zanore e shkurtër. Rrokje e shkurtër.
SHKURTIM
Paraqitja
e një fjale a e një grupi fjalësh në trajtë të
shkurtuar,
që bëhet për ta shkruar atë më shpejt dhe në më
pak
vend (p.sh. km «kilometër», d.m.th. «domethënë», p.sh.
«për
shembull», etj. «e të tjera»). Pasqyra e shkurtimeve.
Përdorimi
i shkurtimeve.
SHPËRNGJASHMIM
Kthimi
i njërit prej dy tingujve të njëjtë ose të ngjashëm në një
tingull
tjetër, i cili është më pak i ngjashëm me atë që mbetet i
pandryshuar;
kund. përngjashmim. Shpërngjashmim i plotë (i pjesshëm).
SHPËRTHIM
Hapje e
menjëhershme e pengesës së plotë që
formohet
nga organet e të folurit në rrugën e kalimit të ajrit
gjatë
shqiptimit të disa bashkëtingëlloreve. Faza e shpërthimit
të
bashkëtingëllores.
SHPËRTHYES
Që
shqiptohet me shpërthim. Bashkëtingëllore shpërthyese.
SHPINOR
Që
shqiptohet duke u ngritur pjesa e përparme e
shpinës
së gjuhës drejt dhëmbëve të sipërm. Bashkëtingëllore shpinore.
SHPJEGUES
Që ka
për qëllim të shpjegojë diçka, që bëhet për të shpjeguar
a për
të sqaruar diçka; që ka shpjegime, me shpjegime. Lexim
(mësim)
shpjegues. Biseda shpjeguese. Fjalor shpjegues,
fjalor
që i shpjegon fjalët e një gjuhe me fjalë të po asaj
gjuhe,
fjalor me shpjegime në po atë gjuhë.
SHPREHJE
1. Grup
fjalësh me një ndërtim të caktuar,
zakonisht
të qëndrueshëm, që ka disa veçori dalluese
gramatikore,
kuptimore e stilistike; njësi e frazeologjisë së
gjuhës;
mënyrë të foluri. Shprehje e bukur (e goditur).
Shprehje
e vjetër (e rrallë, e re). Shprehje popullore.
Shprehje
e qëndrueshme (e ngurtësuar). Shprehje
proverbiale.
Shprehje poetike (e figurshme, idiomatike,
dialektore,
familjare, përbuzëse, tallëse, fyese). Shprehje e
rëndë
(e ashpër, e fortë, diplomatike). Shprehje e
thjeshtligjërimit
(e gjuhës së gazetave, e gjuhës së fëmijëve).
Shprehje
rrugësh (rrugaçësh). Shprehje pa kuptim frazë e
zbrazët,
boshe. Më falni për shprehjen!
2. Grup
fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore
është i
barasvlershëm me një fjalë të vetme dhe që ka në
përbërjen
e tij të paktën një fjalë shënuese; lokucion.
Shprehje
ndajfoljore (parafjalore, lidhëzore). Shprehje
ndajshtimore.
SHQIPTIM
Mënyra
si shqiptohen tingujt e një gjuhe; mënyra e
veçantë
se si shqiptohen tingujt e gjuhës në një stil të caktuar
të saj
ose në një dialekt; mënyra si shqiptohen fjalët e
shkruara
të një gjuhe; tingujt që u përgjigjen shkronjave të një
gjuhe.
Shqiptim i qartë (i drejtë, i përpiktë). Shqiptim letrar
(dialektor,
bisedor). Stilet e shqiptimit. Shkronjat dhe
shqiptimi
i tyre. Shqiptimi i fjalëve shënohet në kllapa
katrore.
Shkrimi dhe shqiptimi nuk përputhen.
SHQIPTIMOR
Që ka
të bëjë me shqiptimin. Veçori (norma) shqiptimore. Ana
shqiptimore.
SHQUAJ
E vë
një emër të pashquar në trajtën e shquar.
SHQUAR
Që
është në trajtën morfologjike e cila e shënon
sendin
a frymorin si të përcaktuar, si të dalluar nga klasa e
sendeve
a e frymorëve të të njëjtit lloj ose si të njohur për
dëgjuesin
(për emrat);
SHQUARJE
Veprimi
sipas kuptimeve të foljeve SHQUAJ, SHQUHEM.
Shquarja
e emrave.
SHQUARSI
Kategori
gramatikore, e cila tregon se sendi a frymori
që
shënohet prej emrit, mendohet si i përcaktuar, dallohet nga
klasa e
sendeve a e frymorëve të të njëjtit lloj ose mendohet si
i
njohur për dëgjuesin
SHQUES
Që
shërben për të formuar trajtën e shquar. Nyja
shquese.
Mbaresë shquese.
SHQUHEM
Vihet
në trajtën e shquar. Emrat
shquhen
duke marrë mbaresat shquese.
SHTESOR
Numëror
shtesor: numëror themelor i përngjitur a i pathjeshtë,
kuptimi
tërësor i të cilit del nga mbledhja e numërorëve të
thjeshtë
që e përbëjnë (p.sh. njëmbëdhjetë = një + dhjetë,
dymbëdhjetë,
trembëdhjetë etj.; njëzet e një = njëzet + një,
njëzet
e dy, njëzet e tre etj.).
SHTJELLUAR
Që
ndryshon sipas vetës a numrit (për format e foljes); kund. i
pashtjelluar.
Forma të shtjelluara të foljes.
SHTRESË
Grup
fjalësh në përbërjen e fjalorit të një gjuhe a të
disa
gjuhëve, që kanë veçori të përbashkëta stilistike,
prejardhje
të njëjtë etj. Shtresë leksikore (stilistike). Shtresa
indoevropiane.
SHUMËFJALËSH
Që
përbëhet prej shumë fjalësh. Emërtim shumëfjalësh. Njësi
sintaksore
shumëfjalëshe.
SHUMËGJYMTYRËSH
Që
përbëhet prej shumë gjymtyrësh.
SHUMËKUPTIMËSI
Të
qenët i shumëkuptimshëm, vetia e fjalëve ose e shprehjeve
që kanë
dy a më shumë kuptime; vetë dukuria e tillë
gjuhësore;
polisemi. Shumëkuptimësia e fjalëve.
SHUMËKUPTIMSHËM
Që ka
shumë kuptime, polisemik. Fjalë e shumëkuptimshme.
SHUMËPIKËSH
Shenjë
pikësimi e përbërë prej tri pikash të njëpasnjëshme, që
shërben
për të treguar zakonisht se një mendim nuk shprehet
plotësisht
a se ligjërimi ndërpritet për arsye të ndryshme ose
për të
treguar se diçka është lënë jashtë tekstit; pikat e
pezullimit.
Përdormi i shumëpikëshit.
SHUMËRROKËSH
Që
përbëhet nga shumë rrokje, që ka shumë rrokje. Fjalë
shumërrokëshe.
SHUMËS
1.
Numri shumës: formë e kategorisë gramatikore të numrit, që
tregon
se është fjala për dy a më shumë frymorë, sende a
dukuri
ose që veprimi, gjendja a tipari cilësor ka të bëjë me dy
a më shumë
frymorë, sende a dukuri; tërësia e trajtave
gramatikore
të këtij numri. Emër (mbiemër, përemër) në
numrin
shumës. Veta e parë (e dytë, e tretë) e numrit
shumës.
Zgjedhoj foljen në numrin shumës.
Shumësi
i shquar (i pashquar). Shumësi i emrave.
Shumës
mirësjelljeje. Mbaresat e shumësit. Flet në shumës.
SHUMËZOR
Numëror
shumëzor: numëror themelor i përbërë a i pathjeshtë,
kuptimi
tërësor i të cilit del nga shumëzimi i numërorëve të
thjeshtë
që e përbëjnë (p.sh. pesëdhjetë = pesë herë dhjetë,
gjashtëdhjetë
etj., dyqind dy herë njëqind, treqind etj., dy mijë,
tri
mijë etj.).
SHURDHËT
Që
shqiptohet pa pjesëmarrjen e zërit, që nuk ka zë;
kund. i
zëshëm. Tingull i shurdhët. Bashkëtingëllore e
shurdhët.
SHURDHIM
Dukuri
fonetike kur një bashkëtingëllore e zëshme
shndërrohet
në bashkëtingëlloren e shurdhët përgjegjëse
(p.sh.
b shndërrohet në p, g në k etj.). Shurdhimi i
bashkëtingëlloreve.
SHURDHOHET
Shndërrohet
në bashkëtingëlloren e
shurdhët
përgjegjëse (për një bashkëtingëllore të zëshme).
Fjalor gjuhesor
No comments:
Post a Comment