Fjalori i gjuhesise
Fjalori i gjuhesise
SASI
Zgjatja
e shqiptimit të një tingulli; zgjatja e
shqiptimit
të një rrokjeje në një varg.
SEMANTIKË
1.
Semasiologji. Semantika e përgjithshme. Semantika
historike.
2.
Përmbajtja kuptimore e njësive të gjuhës; kuptimi leksikor i
fjalëve
dhe i shprehjeve.
SEMASIOLOGJI
Degë e
gjuhësisë që studion kuptimin a përmbajtjen e njësive
të
gjuhës ose kuptimet leksikore të fjalëve e të shprehjeve dhe
ndryshimet
e tyre. Semasiologjia e përgjithshme. Studime në
fushën
e semasiologjisë.
SENDËZOHET
Merr
trajtën konkrete të një sendi, kthehet në diçka që kapet
nga
shqisat, shndërrohet nga diçka abstrakte në konkrete,
fiton
përmbajtje sendore. Sendëzohet një kuptim.
SINKRONI
Gjendja
e një gjuhe, e shikuar si një sistem në një
fazë të
caktuar historike të zhvillimit të saj. Sinkronia dhe
diakronia.
SINKRONIK
Që
merret me studimin e sistemit të gjuhës në një
fazë të
caktuar historike të zhvillimit të saj. Studime
sinkronike.
Gjuhësia sinkronike.
SINONIM
Fjalë,
shprehje ose ndërtim që ka kuptim të njëjtë ose
shumë
të afërt me kuptimin e një fjale, të një shprehjeje a të
një
ndërtimi tjetër (p.sh. udhë e rrugë, trim e i guximshëm, filloj
e nis,
zë e kap, duroj e bëj durim etj.). Sinonime të plota (të
pjesshme).
Sinonime stilistike. Varg sinonimesh. Fjalor
sinonimesh.
SINONIMI
Ngjashmëri
e fjalëve, e shprehjeve a e ndërtimeve të
ndryshme
nga kuptimi. Sinonimia e fjalëve.
SINTAKSË
1.
Pjesë e gramatikës, që studion mënyrat si lidhen fjalët në
togfjalësha
ose në fjali dhe vetë fjalitë ndërmjet tyre; lënda që
jep
njohuritë e kësaj pjese të gramatikës në shkollë; bised.
teksti
që përmban këto njohuri. Sintaksa e fjalisë (e
periudhës).
Rregullat e sintaksës. Studimet në fushën e
sintaksës.
Libri i sintaksës. Dha provimin e sintaksës. U
botua
«Sintaksa» e re.
2.
Mënyra se si lidhen fjalët në fjali dhe fjalitë ndërmjet tyre në
një
gjuhë; veçoritë e përdorimit të pjesëve të ndryshme të
ligjëratës
në fjali; ndërtimi i fjalive në një gjuhë. Sintaksa e
shqipes.
Sintaksa e fjalisë. Sintaksa poetike. let. ndërtim i
posaçëm
i fjalisë për t`i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes.
SINTAKSOR
Që ka
të bëjë me sintaksën, i sintaksës; që shihet nga ana e
sintaksës.
Marrëdhënie (lidhje) sintaksore. Ndërtimi
(funksioni)
sintaksor. Analizë sintaksore. Huazime sintaksore.
SINTETIK
Që i
shpreh marrëdhëniet ndërmjet gjymtyrëve në fjali
me anë
të ndryshimeve të trajtave të vetë fjalëve; që shprehet
me një
fjalë të vetme (për trajtat); kund. analitik. Gjuhë
sintetike.
Rasat sintetike. Trajtat sintetike të foljes.
Me
ndërtim sintetik.
SIPËRI
Të
qenët mbi këdo a mbi gjithçka tjetër në një shkallëzim
cilësish
ose vlerash, epërsi. Ka sipëri të plotë.
Shkalla
krahasore e sipërisë,
një nga
shkallët e krahasimit të mbiemrave e të ndajfoljeve,
kur
tiparet e sendeve që krahasohen janë në një shkallë më
të
lartë se ato të sendeve me të cilat krahasohen ose kur
veprimi
i shprehur nga folja kryhet në një shkallë më të lartë
se një
veprim tjetër.
SIPËROR
Shkalla
sipërore: trajtë e mbiemrave cilësorë, që tregon
shkallën
më të lartë të tiparit të një sendi jashtë çdo krahasimi
(sipërore
absolute) ose në krahasim me të gjitha sendet e
tjera
të të njëjtit lloj (sipërore relative); trajtë e disa ndajfoljeve,
që
tregon shkallën më të lartë të një procesi (p.sh. shumë i
mirë;
lojtari më i mirë i skuadrës; shumë bukur etj.).
SISTEM
Sistemi
emëror (foljor).
Sistemi
grafik.
SKAJOJ
I jap
trajtën e shquar një emri, mbiemri, përemri; shquaj.
SLLAVIZËM
Fjalë a
shprehje me prejardhje nga një gjuhë sllave.
STIL
Zgjedhja
dhe ndërthurja e mjeteve të gjuhës
(kryesisht
e mjeteve leksikore e sintaksore) në përputhje me
kërkesat
e një fushe të veprimtarisë, me përmbajtjen ose me
metodën
artistike dhe me qëllimet e shkrimtarit; shtresimi i
mjeteve
të gjuhës sipas funksioneve që kryejnë në ligjërim.
Stilet
gjuhësore (e gjuhës). Stilet funksionale. Stil bisedor
(libror,
zyrtar, shkencor, publicistik). Stili asnjanës. Stil i lartë.
Sistemi
i stileve. Stili i plotë i shqiptimit.
STILISTIK
1. Që
ka të bëjë me stilin, i stilit. Ngjyrime (veçori) stilistike.
Shtresimi
stilistik.
Mjetet
stilistike. Sinonime stilistike. Figurat stilistike. Norma
stilistike.
Shënimet stilistike në fjalor.
2. Që
ka të bëjë me stilistikën, që lidhet me stilistikën.
SUBJEKT
Kryefjalë
Fjalori i gjuhesise
No comments:
Post a Comment