Fjalor historie
MAGNAT
Pronar i madh tokash, feudal i madh.
MAGJISTRAT
Zyrtar i lartë shtetëror i zgjedhur, që
kishte pushtet me karakter juridik, administrativ ose politik (në Romën e
lashtë); titulli i këtij zyrtari. Magjistratët e Romës (e Athinës).
MANDAT
E drejtë që u jepte Lidhja e Kombeve disa
shteteve anëtare të saj për të administruar disa territore që iu shkëputën
fuqive të mundura në Luftën I Botërore. Territore nën mandat. Sistemi i
mandateve formë e kamufluar e shtypjes koloniale.
MARKEZ
Titull aristokratësh, që ishte një shkallë
më lart se ai i kontit dhe një shkallë më poshtë se ai i dukës; ai që mbante
këtë titull.
MARTALLOZ
1. Njeri i armatosur që ngarkohej për të
mbajtur rregullin e qetësinë në një krahinë (në kohën e sundimit osman).
Repartet e martallozëve.
2. Rojtari i fshatit a i malit ose i
pronave të fshatarëve; bekçi.
MATRIARKAT
Formë e hershme e shoqërisë njerëzore (në
periudhën e komunës primitive), ku rolin drejtues në gjithë jetën ekonomike,
shoqërore e familjare e luante gruaja dhe ku grupet gjinore krijoheshin sipas
lidhjeve të afrisë në vijën e grave. Epoka e matriarkatit. Matriarkati u
zëvendësua nga patriarkati.
MESAP
Pjesëtar i një popullsie të vjetër, me
prejardhje nga ilirët, të shpërngulur në Italinë Jugore para erës së re.
MESAPISHTE
Gjuha e mesapëve, që flitej në viset jugore
të Gadishullit Italik.
MESËM
Koha e mesme. mesjeta.
MOLOS
Pjesëtar i njërit prej fiseve epirote, që
banonte në viset që nga jugu i Vjosës së Sipërme e deri në pellgun e Janinës.
Mbishkrimet e molosëve. Lidhja e molosëve.
MYTESARIF
Kryetar i administratës së një sanxhaku në
kohën e perandorisë osmane. Urdhri i mytesarifit.
Fjalor historie
No comments:
Post a Comment