Fjalor historie N


Fjalor historie 

NAHIJE
Nënndarje administrative, që përfshinte disa fshatra në kohën e pushtimit osman në Shqipëri; komunë.

NAPOLON
Monedhë ari me vlerë prej njëzet frangash ose prej njëqind lekësh.

NIHILIST
Pasues i nihilizmit

NIHILIZËM
1. Drejtim mendor e politik që u përhap në Rusi në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XIX dhe që mbante një qëndrim mohues ndaj traditave e vlerave shoqërore e kulturore dhe ndaj rendit shoqëror në tërësi.
2. Mohim i plotë i parimeve, i normave morale, i vlerave kulturore e i çdo tradite të një shoqërie; qëndrim mohues dhe nënvlerësues ndaj çdo gjëje, pa dallim.

NIZAM
Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut.

NORMAN
Pjesëtar i fiseve skandinave që zbritën nga Veriu për të pushtuar e grabitur vendet e ndryshme të Evropës në shekujt VIII-XI. Sulmet (pushtimet) e normanëve. Luftërat kundër normanëve.

NJËSIT
1. Grup i vogël partizanësh ose ilegalësh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që kryente veprime të armatosura ose detyra të tjera.
2. Formacion i vogël ushtarak



Fjalor historie 

No comments:

Post a Comment