Fjalor historik
DALMAT
Pjesëtar i njërit prej fiseve ilire, që
banonte në trojet e Dalmacisë. Dalmatët ishin fqinjë me ardianët.
DALMAT
Që ka të bëjë me dalmatët, që është krijuar
nga dalmatët; që u përket dalmatëve, i dalmatëve. Fis dalmat. Fjalë dalmate.
DAMKË
Shenjë që mbetet në lëkurën e një njeriu
Damka e skllavërisë
DARDAN
Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore
ilire, që jetonte në pjesën verilindore të trojeve të banuara sot nga
shqiptarët. Fisi i dardanëve.
DASARET
Që ka të bëjë me dasaretët, që është
krijuar nga dasaretët; që u përket dasaretëve, i dasaretëve. Luftëtar dasaret.
Grua dasarete. Kultura dasarete.
DASH
Tra i madh me majë prej metali, që përdorej
si mjet për të shpuar muret e kështjellave a për të shpërthyer portat e tyre. E
goditnin portën me dash. I shembën muret me dash.
DEBATIKAS
Anëtar i organizatës antifashiste të
fëmijëve me emrin «Debatik» (Djemtë e Bashkuar Anëtarë të Idesë Komuniste), që
vepronte gjatë Luftës Nacionalçlirimtare nën drejtimin e Rinisë Komuniste.
DEFTER
1. Fletore.
2. Regjistër i kadastrës (gjatë pushtimit
turk). Defteri i sanxhakut.
DEKAN
Komandant i dhjetë ushtarëve në ushtrinë
romake.
DEMAGOG
Në Greqinë e lashtë: kryetari i një partie
popullore; prijës i popullit, që i nxiste e i ndizte masat për të vepruar.
DEREBE
Sundimtar feudal që kishte për detyrë të
siguronte rrugët nëpër trevat malore dhe që më vonë u bë çifligar i pasur
(gjatë sundimit osman).
DESPOT
Sundimtar me pushtet absolut e të
pakufizuar (në monarkitë skllavopronare të Lindjes së Lashtë); sundimtar feudal,
në një krahinë të caktuar, i cili varej nga mbreti a nga perandori dhe nuk
qeveriste në bazë të ligjeve, por vepronte në mënyrë arbitrare pa përfillur
fare dëshirat e vullnetin e popullit; titull i lartë në hierarkinë feudale;
tiran.
DESPOTAT
Shtet a krahinë që sundohej nga një despot.
Despotati i Epirit.
DESPOTIZËM
1. Formë qeverisjeje që bazohej në sundimin
e një monarku a të një njeriu të vetëm me pushtet të pakufizuar e absolut;
tirani. Despotizmi lindor (oriental).
2. Sundim arbitrar e i egër me anë të
dhunës e të shtypjes; tirani. Despotizmi ushtarak. Despotizmi carist
DIKTATOR
1. Kryetar i një shteti a i një qeverie, i
cili ka pushtet të pakufizuar dhe vepron me egërsi e pa përfillur askënd.
Diktator fashist. Diktator i egër.
2. Njeri, të cilit i jepej nga senati në
Romën e Vjetër pushtet i pakufizuar (zakonisht për gjashtë muaj), kur shtetit i
kanosej një rrezik i madh nga jashtë ose kur duheshin shtypur kryengritjet
popullore.
DIKTATURË
1. Sundimi i diktatorit në Romën e Vjetër;
pushteti i tij i pakufizuar; koha gjatë së cilës ai e ushtronte këtë pushtet.
2. Pushtet i pakufizuar shtetëror, që
shpreh e mbron interesat e klasës sunduese dhe që ushtrohet me dhunë nga një
njeri ose nga një grup njerëzish; pushteti i diktatorit. Diktaturë ushtarake
(politike, fashiste, monarkiste). Diktaturë absolute. Diktaturë e egër.
Diktatura e skllavopronarëve
3. Diktatura e proletariatit pushteti
shtetëror i klasës punëtore
DIOQEZË
Ndarje administrative në Romën e Vjetër.
DITIRAMB
Këngë korale e gëzueshme e plot gjallëri,
që këndohej në Greqinë e Vjetër për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit e të
verës. Këndonin ditirambe.
DIVAN
Këshilli i zyrtarëve me të lartë në oborrin
e sulltanit të Turqisë, që kryente funksionet e gjykatës së lartë; dhoma ku
mblidhej ky këshill.
DOMEN
Tokë që ishte nën zotërimin e një pronari
të madh, të një feudali, të një mbreti etj. Domene të gjera.
DUALIST
Që është ndërtuar e vepron sipas parimeve e
synimeve të dualizmit si sistem borgjez i qeverisjes së shteteve shumëkombëshe.
Shtet dualist. Monarki dualiste.
DUALIZËM
Sistem borgjez i qeverisjes në shtetet
shumëkombëshe, ku klasat shfrytëzuese të dy kombeve më të mëdha e të
privilegjuara bashkohen nën pushtetin e një monarku të vetëm e veprojnë në
mënyrë mjaft të pavarur për të shtypur më lehtë kombësitë e tjera dhe të gjitha
masat punonjëse. Dualizëm monarkik. Dualizmi austro-hungarez.
DUKAT
Monedhë e vjetër prej argjendi dhe më vonë
prej ari, që përdorej në disa vende të Evropës Perëndimore.
DUKATË
Shtet feudal a krahinë që sundohej e
qeverisej nga një dukë; pronat, zotërimet e një duke.
DUKESHË
E shoqja ose e bija e dukës.
DUKË
Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se
ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull.
DYFEKMBAJTËS
Luftëtar i armatosur me pushkë; pushkatar.
DYFEKTAR
Pushkatar.
DYNDJE
1. Dyndja e madhe e popujve. shpërnguljet e
fiseve gjermane, vandale, hune, sllave etj. në shekujt III-VII, që vërshuan në
zotërimet e Perandorisë Romake dhe luajtën një rol të rëndësishëm për
shkatërrimin e saj.
2. Shumicë e madhe njerëzish që shpërngulen
diku ose që vërshojnë në një drejtim të caktuar. Dyndjet e barbarëve. Dyndjet e
sllavëve.
Fjalor historik
No comments:
Post a Comment