Fjalor Historik
EFENDI
Titull nderi që i jepej një njeriu me
shkollë në periudhën e pushtimit osman; zotëri.
EGËRSI
Periudha e parë e zhvillimit të shoqërisë
primitive, pas së cilës vjen barbaria. Periudha e egërsisë.
ENKELEAS
Që lidhet me enkeleasit, që është
karakteristik për enkeleasit, i enkeleasve; që është krijuar nga enkeleasit.
Shteti enkeleas. Qytet enkeleas.
EPIROT
Pjesëtar i popullsisë ilire të Epirit, që
shtrihej në jug të Vjosës deri në gjirin e Ambrakisë (sot gjiri i Prevezës),
banor i Epirit ose ai që e kishte prejardhjen nga Epiri. Shteti i epirotëve.
EPIROTAS
Epirot.
EPISOD
Veprim i shkurtër a i pjesshëm që jepej në
dramat e grekëve të vjetër ndërmjet koreve.
EPITROP
Kujdestar a administrator i esnafëve
zejtarë të krishterë.
EPOKË
Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme
historike, që dallohet nga disa tipare të veçanta zhvillimi; periudhë kohe që
lidhet me një ngjarje të madhe a me një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e
diçkaje. Epokë historike. Epoka e re (e sotme). Epoka jonë. Epoka e
socializmit. Epoka e Skënderbeut. Epoka e Rilindjes. Epoka e zbulimeve të mëdha
gjeografike. Epoka e gurit (e bronzit, e hekurit).
ESNAF
1. Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur
në mesjetë, që bashkoheshin sipas profesionit; shoqatë a bashkim tregtarësh që
tregtonin një lloj malli. Esnafet e zejtarëve (e endësve, e farkëtarëve).
Esnafet e tregtarëve.
2. Zejtari a tregtari që bënte pjesë në një
shoqatë a bashkim të tillë.
ETRUSK
Që ka të bëjë me etruskët, që u përket
etruskëve, i etruskeve; që është krijuar nga etruskët. Kultura (gjuha) etruske.
Shkrimi etrusk. Mbishkrimet etruske. Varre (monumente) etruske.
Fjalor Historik
No comments:
Post a Comment