Fjalor historik F

Fjalor historik



FAMILJE
Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë.

FARAON
Titull i mbretërve në Egjiptin e lashtë; mbreti në Egjiptin e lashtë. Faraonët e Egjiptit. Varret e faraonëve.

FENIKAS
Që ka të bëjë me Fenikinë ose me fenikasit, që është karakteristik për Fenikinë ose për fenikasit, i Fenikisë ose i fenikasve; që është krijuar nga fenikasit. Populli fenikas. Anijet fenikase. Gjuha (kultura) fenikase. Alfabeti fenikas. Pjesëtar i popullsisë së shtetit të lashtë të Fenikisë

FERMAN
Dekret a urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane për një gradim, për një dekorim, për një shpërblim, për një dënim etj. Nxori (lëshoi) fermanin. E dha me ferman.

FEUD
Pronë tokë e feudalit, që punohej nga bujkrobërit.

FIS
Grup njerëzish në shoqërinë primitive me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e klasave; etnogr. grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye. Fiset ilire. Fiset eskimeze. Fise primitive. Fise shtegtare. Gjuha e fisit. Udhëheqësi i fisit.

FISËM
Që i përkiste shtresës së lartë aristokratike në shoqërinë feudale, që e kishte origjinën nga një familje e pasur dhe me pozitë të privilegjuar; fisnik. Familje (shtëpi) e fisme.

FISNIK
Ai që bënte pjesë në shtresën me të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze; pronar i madh tokash; titulli që u jepej njerëzve të kësaj shtrese. Shtresa e fisnikëve. Nga radhët e fisnikëve.

FISNIK
Që ka të bëjë me shtresën me të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze, që lidhet me aristokracinë feudale; që është karakteristik për fisnikët; i fisnikëve. Familje fisnike

FISNIKËRI
Shtresa me e lartë dhe me e privilegjuar e klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale ose feudalo-borgjeze, aristokracia feudale; tërësia e fisnikëve; parësia, shtresa me e lartë e një fisi. Fisnikëria feudale.

FORUM
Shesh në Romën e vjetër ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit, zhvilloheshin gjyqe, panaire etj.

FRANG
1. Njësia monetare bazë e Francës, e Belgjikës dhe e Zvicrës; monedhë që ka këtë vlerë. Frangu francez
2. Njësia monetare bazë e shtetit shqiptar deri me 1946; monedha që kishte këtë vlerë. Frangu shqiptar.


Fjalor historik

No comments:

Post a Comment