Fjalori historik G - GJ

Fjalori historik


GALERË
Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema, që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me punë të rënda. Galerë romake (bizantine). Galerë piratësh. Flota e galerave.

GARDHIM
Grabitja e tokave dhe e pronave të fshatarëve anglezë nga fisnikët dhe rrethimi i tyre me gardh në periudhën e grumbullimit fillestar të kapitalit. Gardhimet e rrënuan fshatarësinë angleze.

GLADIATOR
Skllav ose rob lufte me trup të fuqishëm, që në Romën e vjetër e mbanin dhe e stërvitnin posaçërisht për ta vënë të përleshej për vdekje me skllevër a me robër të tjerë ose me kafshë të egra në arenën e cirkut. Shpatë gladiatori. Ndeshjet e gladiatorëve. Kryengritjet e gladiatorëve.

GOTË
Fis i vjetër gjerman. Gotët e Lindjes (e Perëndimit).

GOTISHTE
Gjuhë e grupit gjermanik, që flitej nga gotët, gjuha e gotëve.

GRADISHTË
Qytezë; rrënojat e një qyteze.

GREKOMAN
Ai që nën ndikimin e shkollës e të kishës greke kishte humbur ndjenjat atdhetare dhe përkrahte politikën e propagandën shoviniste greke (sidomos në shek. XIX).

GUR
Koha (periudha, epoka) e gurit hist. periudha e hershme e shoqërisë njerëzore, kur njerëzit përdornin vegla prej guri.

GURËHEDHËS
Armë e vjetër për të hedhur larg gurë të mëdhenj.

GJINI
Grup njerëzish me lidhje gjaku e me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët, që ishte njësia ekonomike e shoqërore bazë në komunitetin primitiv. Gjini amtare. Gjini atërore. Lidhjet e gjinisë. Anëtarët e gjinisë. Emri i gjinisë. Plaku i gjinisë.

GJINOR
Që ka të bëjë me gjininë, i gjinisë; që lidhet me periudhën kur njësia bazë e shoqërisë ishte gjinia. Rendi gjinor. Bashkësia gjinore. Shoqëria gjinore. Lidhje (marrëdhënie) gjinore. E drejta gjinore.

GJOKSORE
Parzmore.

GJUNJËSE
Pjesë e pajimit të luftëtarëve në kohët e vjetra, që mbronte gjurin nga goditjet me armë të ftohta.

GJYSMATAR
1. Secili nga të dy bujqit e varfër, që vinin në zgjedhë nga një ka për të punuar me radhë arat e veta; sembër.
2. Fshatar pa tokë, që ishte i detyruar të punonte tokën ose të ruante e të kulloste bagëtinë e një pronari dhe t'i jepte atij gjysmën e prodhimit.

GJYSMATARI
Formë për shfrytëzimin e fshatarëve pa tokë, që ishin të detyruar t'i jepnin gjysmën e prodhimit pronarit, nga i cili merrnin tokën ose bagëtinë me qira. Sistemi i gjysmatarisë.

Fjalori historik

No comments:

Post a Comment