Fjalori gjuhesor
GEGËRISHTE
Dialekti
gegë. Gegërishtja veriore (veriperëndimore, verilindore).
GEGIZËM
Fjalë,
shprehje a trajte e veçantë e gegërishtes.
GOJOR
Që
shqiptohet me gojë, që nuk shqiptohet me hundë. Zanore gojore.
GRAFI
1.
Tërësia e shenjave të shkrimit që përdoren në një a në disa
gjuhë;
tërësia e llojeve të shkronjave të dorës e të shtypit që
përdoren
në një gjuhë; shkrimi. Grafia latine. Grafia e gjuhës
shqipe.
2.
Lidhja që ka sistemi i shenjave të shkrimit me sistemin fonetik
të një
gjuhe. Veçoritë e grafisë së shqipes.
GRAFIK
Që ka
të bëjë me grafinë, që i përket grafisë, i grafisë. Sistemi
grafik.
Shenjë grafike.
GRAFIKË
Grafi
GRAMATIKAN
Ai që
merret me studime në fushën e gramatikës. Gramatikanët
shqiptarë.
GRAMATIKË
1.
Tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një
gjuhë
dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. Gramatika dhe leksiku.
Gramatika
e gjuhës shqipe. Rregullat e gramatikës. Studioj
(zotëroj,
njoh) gramatikën e një gjuhe.
2. Degë
e gjuhësisë që studion këtë tërësi rregullash (ndryshimin
e
trajtave të fjalëve, ndërtimin e togfjalëshave e të fjalive) dhe që
përbëhet
nga dy pjesë - nga morfologjia e sintaksa. Gramatika
shkencore
(historike, krahasuese). Gramatikë normative
(përshkruese).
3.
Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj
shkence
në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri.
Gramatika
e shkollave pedagogjike (e klasës së pestë). Libri i
gramatikës.
Provimi i gramatikës. Bleu gramatikën. U botua një
gramatikë
e re.
GRAMATIKISHT
Nga
pikëpamja e gramatikës, sipas rregullave të gramatikës, me
mjetet
e gramatikës, nga ana gramatikore. Është ndërtuar
gramatikisht
drejt.
GRAMATIKOR
Që ka
të bëjë me gramatikën e një gjuhe, që i përket gramatikës,
i
gramatikës; që vështrohet e vlerësohet nga ana e gramatikës,
që
është karakteristik për njësitë e për kategoritë e gramatikës.
Rregulla
(norma, struktura) gramatikore. Njësi (kategori,
marrëdhënie,
lidhje) gramatikore. Kuptimi gramatikor. Mjete
gramatikore.
Studime gramatikore. Gabim gramatikor. Nga ana
(nga
pikëpamja) gramatikore.
GRIMCË
Pjesëz.
Grimcë pyetëse.
GRYKORE
Bashkëtingëllore
grykore. Grykorja «g».
GJATË
Që
zgjatet më tepër kur shqiptohet, që ka gjatësi më të
madhe
në shqiptim; kund. i shkurtër. Zanore e gjatë. Rrokje e
gjatë.
Diftong i gjatë.
GJATËSI
Zgjatja
e një tingulli sipas numrit të dridhjeve të tij në një
njësi
kohe; koha sa zgjat një tingull në të folur. Gjatësia e tingullit.
Gjatësia
e zanores. Gjatësi absolute (relative).
GJERË
Që
shqiptohet duke hapur gojën sa më shumë që të
jetë e
mundshme dhe që është e zëshme në shkallën më të lartë
(për
një zanore). Zanore e gjerë.
GJINI
Kategori
leksiko-gramatikore në një varg gjuhësh, sipas
së
cilës emrat dhe disa përemra ndahen në mashkullorë,
femërorë
e asnjanës ose vetëm në mashkullorë e femërorë,
marrin
trajta të ndryshme gjatë lakimit dhe kërkojnë përkim të
caktuar
kur lidhen me fjalë të tjera; kategori gramatikore e
mbiemrave
dhe e disa fjalëve të tjera, që shfaqet në përkimin e
tyre të
domosdoshëm me emrat mashkullorë, femërorë ose
asnjanës,
me të cilët lidhen. Gjinia gramatikore. Gjinia
mashkullore
(femërore, asnjanëse). Gjinia e emrave. Përemër i
gjinisë
mashkullorë. Trajtat e gjinisë femërore të mbiemrave (të
numërorëve
rreshtorë). Përkim në gjini.
GJINOR
Që ka
të bëjë me gjininë e emrave, të përemrave, të
mbiemrave
e të disa fjalëve të tjera, i gjinisë. Mbaresë (trajtë)
gjinore.
GJINORE
Rasa
gjinore: rasa e dytë e lakimit në gjuhën shqipe. Emër në
rasën
gjinore. Gjinore e shquar (e pashquar). Gjinorja e njëjësit
(e
shumësit). Nyja (mbaresa) e gjinores.
GJUHOR
Që
shqiptohet me pjesëmarrjen e gjuhës (për tingujt).
Bashkëtingëllore
gjuhore.
Tingull
gjuhor.
GJYMTË
Që nuk
i ka të gjitha trajtat (për pjesët e ligjëratës); që
nuk
është e plotë, që i mungon një nga gjymtyrët kryesore (për
fjalitë).
Folje e gjymtë. Fjali e gjymtë.
GJYMTYRË
Secila
nga njësitë më të thjeshta të një të tëre, që mund të
ndahen
veçan dhe që kanë marrëdhënie të caktuara midis tyre.
Gjymtyrët
kryesore (e dyta). Gjymtyrët e fjalisë.
GJYMTYROR
Që
shërben si gjymtyrë në fjali. Funksioni gjymtyror në fjalinë e varur.
GJYSMËNDIHMËS
Që luan
rol ndihmës, por pa humbur plotësisht kuptimin leksikor
dhe
mëvetësinë (për foljet, p.sh. mund, duhet, zë, nis, filloj etj. në
togje
të tilla, si mund të bëjë, duhet të punoje, zuri të flasë etj.).
Folje
gjysmëndihmëse.
GJYSMËZANORE
1.
Tingull që mund të shqiptohet edhe si bashkëtingëllore, edhe
si
zanore sipas vendit që ka në rrokje. Gjysmëzanorja «i».
2. Që
mund të shqiptohet si gjysmëzanore. Tingull gjysmëzanor.
Fjalori gjuhesor
No comments:
Post a Comment