Fjalori i gjuhesise
Fjalori i gjuhesise
FAMILJE
Grup
gjuhësh të afërta, që kanë prejardhje të përbashkët.
Familja
e gjuhëve indoevropiane.
FEMËROR
Që i
përket gjinisë femërore. Emër femëror.
Gjinia
femërore, kategori leksiko-gramatikore e emrave
dhe e
disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor femër ose një
send që
nga ana gramatikore merret si femër; kategori
gramatikore
e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me
emra a
me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.
FEMËRORE
Gjinia
femërore.
FËRKIMOR
Që nuk
përdoret në kuptimin e vet të drejtpërdrejtë, po në një
kuptim
të prejardhur, i cili lidhet me të parin nëpërmjet
ngjashmërisë,
krahasimit etj.; që shpreh diçka nëpërmjet një
figure
(p.sh. një rreze shprese, vale a ndjenjash etj.). Fjalë
(shprehje)
e figurshme. Kuptim (përdorim) i figurshëm. Në
mënyrë
të figurshme.
FISHKËLLOR
Që
përftohet nga kalimi i ajrit me fishkëllimë të lehtë nëpër një
hapësirë
të ngushtë midis dhëmbëve dhe gjuhës (për tingujt s, z
etj.)
Tingull fishkëllor. Bashkëtingëllore fishkëllore.
FISHKËLLYES
Fishkëllor.
FJALË
Njësia e mëvetësishme me e vogël e gjuhës,
tërësi e
pandashme
e tingëllimit dhe e kuptimit e formësuar nga ana
gramatikore,
që pasqyron në mënyrë të përgjithësuar e shënon
sende e
dukuri të realitetit dhe riprodhohet e veçohet në rrjedhën
e
ligjërimit. Fjalë shqipe. Fjalë e huaj (e huazuar). Fjalë e re (e
rrallë,
krahinore, e vjetërsuar). Fjalë ndërkombëtare
ndërkombëtarizëm.
Fjalë librore (diturore). Fjalë e parme (e
prejardhur,
e përngjitur). Fjalë shënuese (emërtuese, ndihmëse,
shërbyese).
Fjalë e ndërmjetme. Fjalë e ndryshueshme (e
pandryshueshme,
e palakueshme). Fjalë me shumë kuptime.
Kuptimi
i fjalës. Trajta e fjalës. Theksi i fjalës. Përdorimi i fjalës.
Formimi
i fjalëve. Prejardhja e fjalës. Çerdhe fjalësh. Rendi i
fjalëve
në fjali. Mbledhja e fjalëve. I ha fjalët i shqipton fjalët në
mënyrë
jo të plotë. Ndaj fjalën në rrokje.
FJALËFORMIM
Formimi
i fjalëve të reja në një gjuhë me mënyra e me mjete të
ndryshme,
si rrugë kryesore për pasurimin e fjalorit të saj.
Fjalëformim
me parashtesa (me prapashtesa). Mënyrat (tipat) e
fjalëformimit.
FJALËFORMUES
Që ka
të bëjë me formimin e fjalëve në një gjuhë, që i përket
fjalëformimit,
i fjalëformimit; që shërben për të formuar fjalë të
reja.
Mjetet fjalëformuese. Tema fjalëformuese. Morfemë
fjalëformuese.
FJALËNDRYSHUES
Që ka
të bëjë me eptimin, që i përket eptimit, i eptimit. Ndajshtesë
fjalëndryshuese.
FJALËS
Tërësia
e fjalëve që përmban një fjalor. Fjalësi i fjalorit. Fjalësi
për
shkronjën F. Zgjedh (përcaktoj) fjalësin.
FJALËZ
Fjalë
joshënuese, fjalë shërbyese; pjesëz. Fjalëzat as, s',
të, dhe
FJALI
Njësi
tërësore e ligjërimit, e cila përbëhet nga një varg fjalësh
(ose
edhe nga një fjalë e vetme), të formësuar e të lidhura
gramatikisht
sipas ligjeve të një gjuhe të caktuar dhe është mjeti
kryesor
për formimin, shprehjen e kumtimin e mendimit. Fjali e
thjeshtë
(e zgjeruar). Fjali drejtuese fjali prej së cilës varet një
fjali
tjetër. Fjali kryesore (e varur). Fjali e bashkërenditur (e
nënrenditur).
Fjali dëftore (kushtore, pyetëse). Gjymtyrët e
fjalisë.
FOLJE
Pjesë e
ligjëratës, që shënon një veprim a gjendje dhe që
ndryshon
sipas mënyrës, kohës, vetës e numrit. Folje të rregullta
(të
parregullta). Folje veprore (pësore, vetvetore, pavetore).
Folje
ndihmëse. Folje kalimtare (jokalimtare). Mënyrat (kohët,
vetat,
trajtat) e foljes. Zgjedhimet e foljeve.
FOLJEZIM
Kalimi
i një pjese të ligjëratës në kategorinë e foljeve, kthimi në
folje.
FOLJOR
1. Që
ka të bëjë me foljen, që i përket foljes, i foljes, që përbëhet
nga një
folje a nga tërësia e foljeve të gjuhës. Trajtat foljore.
Kallëzues
foljor. Sistemi foljor.
2. Që
është formuar nga tema e një foljeje. Emër (mbiemër) foljor.
FOLME
Njësia
më e vogël e ndarjes së një dialekti, të folurit e një krahine,
të një
fshati a të një qyteti. Të folmet qendrore (anësore). Të
folmet
arbëreshe. E folmja e Dibrës.
E folmja
e Frashërit. Grup të folmesh.
FOND
Pasuria
e leksikut të një gjuhe; tërësi fjalësh, shprehjesh
etj.
Fondi aktiv (pasiv) i leksikut. Fondi themelor i fjalorit fjalët që
përbëjnë
bërthamën e leksikut të një gjuhe.
FONEMË
Njësia
më e vogël e sistemit tingullor të një gjuhe, e cila shërben
për të
ndërtuar fjalët dhe bën të dallohen veshjet tingullore të
fjalëve
të ndryshme. Fonema a (ë, b, m). Fonemat e gjuhës
shqipe.
Fonema dhe morfema. Sistemi i fonemave.
FONETIK
1. Që
ka të bëjë me tingujt e të folurit a të gjuhës; që lidhet me
fonetikën,
që i përket fonetikës, i fonetikës. Sistemi fonetik.
Struktura
fonetike. Dukuri fonetike.
Ligj
fonetik. Veçori fonetike. Analizë fonetike.
2. Që
ka një shkronjë të veçantë për çdo tingull a fonemë (për
alfabetin);
që shkruhet ashtu si shqiptohet, që mbështetet
tërësisht
a kryesisht te shqiptimi. Alfabeti fonetik. Drejtshkrim
fonetik.
Sipas parimit fonetik.
FONETIKË
1.
Tërësia e mjeteve tingullore të një gjuhe, ndërtimi tingullor i një
gjuhe.
Fonetika e shqipes.
2. Degë
e gjuhësisë, që studion mjetet tingullore të një gjuhe,
ndërtimin
tingullor të saj dhe zhvillimin e tij ose sistemin e tingujve
të
artikuluar në përgjithësi. Fonetikë përshkruese. Fonetika
historike
(krahasuese). Fonetika e përgjithshme. Fonetika e
gjuhës
shqipe.
3.
Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj
shkence
në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri.
Program
i fonetikës. Fonetika për shkollat e larta.
FONOLOGJI
Pjesë e
fonetikës që studion sistemin e fonemave të një gjuhe
dhe
ndryshimet e tyre, domethënë sistemin e tingujve të një gjuhe
nga
pikëpamja e përdorimit të tyre shoqëror në procesin e
kumtimit
midis njerëzve. Fonologjia historike (krahasuese).
FONOLOGJIK
Që
lidhet me fonologjinë, që i përket fonologjisë, i fonologjisë; që
përbëhet
nga fonemat. Sistemi fonologjik i gjuhës shqipe.
FORMË
Trajtë
e një fjale, që shpreh kategori e kuptime
gramatikore
të caktuara; mënyra si është ndërtuar një njësi
gjuhësore
(fjalë a fjali); mënyra e veçantë e organizimit të
brendshëm
të gjuhës ose mënyra e veçantë si shprehet një
përmbajtje
e caktuar në një gjuhë a nga një fjalë. Forma të
thjeshta
(të përbëra, të pathjeshta, përshkruese, të plota, të
shkurtuara,
të shtjelluara, të pashtjelluara, analitike,
sintetike).Forma
e jashtme (e brendshme). Format e fjalës.
Forma e
njëjësit (e shumësit). Forma e dëftores (e habitores, e
së
pakryerës, e së kryerës së thjeshtë). Forma e fjalisë.
FORMËSIM
Veprimi
sipas kuptimit të foljes formësohet. Formësimi
gramatikor.
Formësimi i fjalës (i emrit, i mbiemrit, i foljes).
FORMËSOHET
Merr
trajtën e një pjese të caktuar të ligjëratës; merr një trajtë të
caktuar
gramatikore. Formësohet si mbiemër (si emër).
FORMIM
Fjalë e
formuar sipas një mënyre a sipas një tipi të
caktuar.
Formime të reja. Formime me prapashtesa.
FRAZEOLOGJI
1.
Tërësia e togjeve dhe e thënieve a e shprehjeve të
qëndrueshme
të një gjuhe, të cilat janë të pandashme nga ana
leksikore,
kanë kuptim tërësor, të njësishëm, të mëvetësishëm e
gjithnjë
të figurshëm, riprodhohen në ligjërim si njësi të gatshme
dhe
kryejnë funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme.
Frazeologjia
gjuhësore. Frazeologjia e gjuhës shqipe. Gjuhë me
frazeologji
të pasur. Mbledhja e frazeologjisë. Studimi
(klasifikimi,
botimi) i frazeologjisë.
2.
Pjesë e leksikologjisë që studion njësitë e tilla të një
gjuhe a
të një grupi gjuhësh.
FRAZEOLOGJIK
Që ka
të bëjë me frazeologjinë, që i përket frazeologjisë, i
frazeologjisë;
që është njësi e frazeologjisë, që lidhet me njësitë e
frazeologjisë;
që përmban njësi të frazeologjisë. Njësi
frazeologjike
tog i qëndrueshëm fjalësh ose thënie a shprehje e
qëndrueshme
që ka tiparet dalluese të frazeologjisë. Tipat e
njësive
frazeologjike. Togfjalësh frazeologjik. Shprehje
(përngjitje)
frazeologjike. Fjalor frazeologjik.
FRAZË
Periudhë.
Sintaksa e frazës. Ndërtimi i frazës. Përbërja
e një
fraze.
FRYMËQITËS
Që
përftohet nga nxjerrja e rrymës së ajrit, që shoqërohet me
rrymën
e ajrit. Theksi frymëqitës theksi dinamik.
FRYMËQITJE
Nxjerrja
e rrymës së ajrit gjatë formimit të tingujve të të folurit.
FRYMOR
Që
shënon qenie të gjalla. Emrat frymorë dhe jofrymorë.
FTILLËZUES
Ftillues.
FTILLUES
1. Që
lidh një fjali të varur, e cila sqaron kuptimin e foljes ose të
emrit
në fjalinë drejtuese (për lidhëzat se, që, në, nëse etj.).
Lidhëzat
ftilluese.
2. Që
lidhet me lidhëza të tilla dhe sqaron kuptimin e foljes në
fjalinë
drejtuese (për fjalitë). Fjali ftilluese (p.sh.: «Nga zëri
kuptohej
se i kishte kaluar zemërimi»).
FUNDOR
1. Që
ndodhet në fund të diçkaje; i fundit. Vijat fundore të
fushës.
sport. Segment fundor. gjeom. Rimë fundore. let. rimë
me
theks në rrokjen e fundit të fjalëve që rimojnë. Zanore
(bashkëtingëllore,
rrokje) fundore.
2.
Rrokje, grup tingujsh a tingull në fund të fjalëve. Fundorja e fjalëve.
Fundorja
-ë (-e, -at, -më, -izëm...).
3.
Prapashtesë.
FUNKSION
Roli që
luan gjuha në shoqëri; roli që luan çdo njësi a
element
i gjuhës në procesin e ligjërimit. Funksioni shoqëror i
gjuhës.
Funksion morfologjik. Funksioni kumtues (shprehës).
Funksionet
e gjuhës (e gjuhës letrare kombëtare). Funksioni i
emrit
(i mbiemrit, i nyjës). Funksioni i kryefjalës (i kallëzuesit, i
kundrinës).
Funksioni i rasës emërore (dhanore, rrjedhore).
Funksioni
i fonemës.
FYTORE
Tingull
grykor, grykore.
No comments:
Post a Comment