Fjalori gjuhesor
KAKOFONI
Keqtingëllim.
Krijon (bën) kakofoni. Mënjanoj (zhduk)
kakofoninë.
KALIMTAR
1. Që
ndodhet ndërmjet, i ndërmjetëm. Periudhë (etapë)
kalimtare.
Formë kalimtare.
E folme
kalimtare, e folme e një krahine midis dy dialekteve.
2. Që
shënon një veprim, i cili kryhet nga kryefjala dhe
kalon e
bie drejtpërdrejt te një qenie a send, të shprehur me një
emër
ose përemër në rasën kallëzore pa parafjalë, d.m.th. te një
kundrinë
e drejtë; që merr kundrinë të drejtë (për foljen); kund.
jokalimtare.
Folje kalimtare.
KALK
Fjalë
ose shprehje e re, që krijohet duke përkthyer një
për një
pjesët përbërëse të një fjale ose të një shprehjeje të huaj.
Kalke
kuptimore (sintaksore).
KALUAR
E
shkuar. Kohët e kaluara të foljes.
KALLËZORE
1. Rasa
kallëzore: rasa e katërt e lakimit në gjuhën shqipe.
2. Rasa
kallëzore. Kallëzorja e shquar (e pashquar). Kallëzorja me
parafjalë
(pa parafjalë). Përdorimi i kallëzores. Emër në kallëzore.
KATEGORI
Kategori
gramatikore, kuptimi gramatikor i shprehur me anë
të një
forme gramatikore (si p.sh. kategoria e numrit, e rasës, e vetës etj.)
KEQTINGËLLIM
Tingëllim
i keq, i cili krijohet nga takimi i fjalëve, i rrokjeve
a i
tingujve që shqiptohen me vështirësi e të vrasin veshin ose që
ngjallin
asociacione jo të pëlqyeshme a të pahijshme; kund.
bukurtingëllim.
Krijon keqtingëllim. Për të mënjanuar (për të
zhdukur)
keqtingëllimin.
KËLTHITËS
Që i
ngjet klithmës; që këlthet. Zë këlthitës. Fjali këlthitëse. gjuh.
fjali
thirrmore.
KËMBIM
ëvendësimi
i një tingulli nga një tingull tjetër në të
njëjtën
morfemë, i cili është bërë gjatë zhvillimit historik të gjuhës
ose
ndodh për arsye të ndryshme e në kushte të caktuara gjatë
përdorimit
të saj. Këmbim fonetik (gramatikor). Këmbimi i
zanoreve
(i bashkëtingëlloreve).
KËPUJË
Folja
që lidh kryefjalën me kallëzuesin emëror (në gjuhën shqipe:
folja
«jam»).
KËPUJOR
Që lidh
kryefjalën me kallëzuesin emëror, që shërben si këpujë;
që lidh
dy gjymtyrë homogjene në një fjali (për lidhëzat); që ka
vlerën
e funksionet e një këpuje për të lidhur mendimet (për fjalitë
etj.);
që formohet nga dy tema me lidhje bashkërenditëse (për
fjalët
e përbëra). Folje këpujore. Pjesa këpujore. Lidhëza
këpujore.
Fjali këpujore. Marrëdhënie këpujore. Lidhje
këpujore.
Kompozita këpujore.
KOHË
Kategori
gramatikore e foljes, që shpreh marrëdhënien
e
veprimit a të gjendjes me çastin kur flasim ose kur shkruajmë
dhe që
ka trajtat e veta t ëveçanta. Kohë të thjeshta (të
përbëra).
Koha e tashme (e shkuar, e ardhme). Përshtatja e kohëve.
KOHOR
1. Që
ka të bëjë me kohën e qenies së një objekti material ose
me
kohën kur ndodh një ngjarje, një punë a një veprim.
2. Që
lidh një fjali të varur, e cila tregon kohë, me një fjali
drejtuese
(për lidhëzat kur, tek, sa, ndërsa, sa kohë që etj.); që
lidhet
me lidhëza të tilla dhe tregon kohën kur kryhet një veprim
ose kur
ndodh ngjarja e shprehur në fjalinë drejtuese (për fjalitë).
Lidhëz
kohore. Fjali kohore.
KOLEKTIV
Përmbledhës.
KOMPOZIM
Bashkimi
i dy a më shumë temave ose fjalëve për të
formuar
një fjalë të re. Fjalë të formuara nëpërmjet kompozimit.
KOMPOZITË
Fjalë e
përbërëse e formuar nga bashkimi i dy a më shumë
temave
ose fjalëve, në një njësi të vetme fonetike, leksikore e
gramatikore
(p.sh. asnjëherë, ballafaqe, bashkatdhetar,
domosdo,
kurdoherë, ndonjëherë, zemërgur etj.).
Kompozita
përcaktuese (këpujore, pronësore, dëshirore).
KONKRET
Që
emërton një send të kapshëm me anë të shqisave
ose që
shënon një tipar a një veprim të lidhur me sendin që e ka
tiparin
a të lidhur me vepruesin (p.sh. gur, mal, kalë; i hekurt, i
blertë,
i ëmbël; punoj, laj, thyej, kap etj.); kund. abstrakt.
Emër
(mbiemër) konkret. Folje konkrete. Kuptim konkret.
KRAHASIM
Metoda
e krahasimit. Shkallët e krahasimit (të mbiemrit, të ndajfoljes)
kategori
gramatikore
e mbiemrave cilësues dhe e disa ndajfoljeve, që
tregon
në mënyrë të krahasuar shkallën a masën e shfaqjes së
cilësisë
a të tiparit të shënuar prej tyre.
KRAHASOR
1. Që
lidh një fjali të varur, e cila tregon krahasim, me një fjali
drejtuese
(për
lidhëzat si, siç, sikur, sikurse, ashtu si, se, sesa etj.). Udhëz
krahasore.
2. Që
lidhet me lidhëza të tilla dhe që shërben për të krahasuar
një
veprim, një dukuri a një gjendje me një tjetër (për fjalitë). Fjali
krahasore.
3.
Shkalla krahasore: trajtë e mbiemrave cilësorë dhe e disa
ndajfoljeve,
që tregon shkallën më të lartë, më të ulët ose të
barabartë
të shfaqjes së cilësisë së një sendi a të një procesi në
krahasim
me një send a me një proces tjetër ose me po atë send
a
proces, por në rrethana të tjera.
4.Shkalla
krahasore.
KRAHINOR
Që ka
të bëjë me krahinën, që i përket krahinës, i krahinës; që
është
karakteristik për një krahinë të caktuar ose për banorët e
saj; që
lidhet me interesat e ngushta të një krahine. Dallime
krahinore.
Kostum krahinor. Ndarja krahinore. Këshilli krahinor.
Konferencë
krahinore. Fjalë krahinore, krahinorizëm.
KRAHINORIZËM
Fjalë,
shprehje ose trajtë, që është karakteristike për të
folmen
e një krahine dhe që nuk ka përdorim të gjerë në gjuhën
letrare
kombëtare.
KRYEFJALË
Gjymtyrë
kryesore e fjalisë (e shprehur me një emër a përemër
në
rasën emërore pa parafjalë), e cila nuk varet gramatikisht nga
gjymtyrët
e tjera dhe shënon frymorin a sendin që kryen a pëson
veprimin
ose që ka tiparin e shprehur nga kallëzuesi.
Kryefjala
e fjalisë. Kryefjala dhe kallëzuesi. Gjeni kryefjalën.
KRYEFJALORE
Që
shërben si kryefjalë, që luan rolin e kryefjalës; që është
kryefjalë.
Fjali kryefjalore.
KRYEHERSHËM
Më i
hershmi, më i vjetri, më i lashti. Dëshmi e kryehershme. Nyjë
e
kryehershme. Shumësi i kryehershëm. Trajtë e kryehershme.
KRYER
Koha e
kryer.
E
kryera e thjeshtë një nga kohët e shkuara të foljes, që tregon
një
veprim të përfunduar plotësisht para çastit të ligjërimit ose një
gjendje
të kaluar.
E
kryera e plotë një nga kohët e shkuara të foljes që tregon se
veprimi
ose gjendja që shprehen nga folja ka marrë fund para një
veprimi
a gjendjeje tjetër në të kaluarën. E kryera e tejshkuar një
nga
kohët e shkuara të foljes, e cila tregon një veprimi që ka
përfunduar
para një çasti të caktuar të së kaluarës.
Aspekti
i kryer, kategori gramatikore e foljeve në disa gjuhë, e cila e
shpreh
veprimin si të përfunduar, jo të zgjatur a të përsëritur ose
si
veprim që kryhet në një çast të caktuar;
KRYESOR
Fjali
kryesore, fjalia që në një periudhë me nënrenditje nuk
varet
gramatikisht nga ndonjë fjali tjetër, kurse prej saj varen fjali të tjera.
KUFIZIM
Plotës
kufizimi, plotës që përcakton kuptimin e një
foljeje,
të një emri ose të një mbiemri duke shënuar se deri ku
shtrihet
ky kuptim (p.sh. Ai ishte i fortë nga trupi).
KUNDËRSHTOR
1. Që
lidh dy fjali të bashkërenditura a dy gjymtyrë fjalie, të cilat
kanë
marrëdhënie kundërshtie a përqasjeje ndërmjet tyre (për
lidhëzat
po, por, ndërsa, porse, kurse, megjithatë, megjithëkëtë
mirëpo,
veç, veçse etj.).
2. Që
lidhet me lidhëza të tilla dhe ka marrëdhënie, kundërshtie a
përqasjeje
me fjalinë me të cilën bashkërenditet (për fjalitë). Fjali
kundërshtore.
KUNDËRT
Kuptime
të kundërta, kuptime antonimike.
KUNDËRVËNIE
Karakter
antonimik; antonimia.
KUNDRINË
Gjymtyrë
e dytë e fjalisë, mbi të cilën bie veprimi i foljes që
shërben
si kallëzues. Kundrinë e drejtë kundrinë e shprehur nga
një
emër a përemër në rasën kallëzore pa parafjalë. Kundrinë e
zhdrejtë
kundrinë e shprehur nga një emër a përemër në rasën dhanore.
KUNDRINOR
Që
shërben si kundrinë, që luan rolin a që ka funksionin e
kundrinës;
që është kundrinë. Fjali kundrinore.
KUPTIM
Përmbajtja
e fjalës, e cila shpreh diçka nga realiteti;
përmbajtja
e një njësie gjuhësore, tërësia e funksioneve të
njësive
gjuhësore. Kuptimi leksikor. Kuptim i drejtpërdrejtë (i
figurshëm,
abstrakt, konkret). Kuptimi kryesor (fillestar). Kuptim
i ri.
Kuptim i vjetruar. Kuptimi gramatikor. Kuptimi kohor (i
kohës).
Kuptimi sasior (cilësor). Kuptimi i rrënjës (i parashtesës,
i
prapashtesës). Kuptimi i morfemës. Kuptimi i fjalisë. Fjalë me
shumë
kuptime. Zhvillimi (ndryshimi, zgjerimi, ngushtimi, ndërrimi) i kuptimit.
KUPTIMOR
Që ka
të bëjë me kuptimin leksikor të fjalës; që i përket kuptimit të
fjalës,
i kuptimit. Ana kuptimore. Ndërtimi kuptimor. Vatra
(qendra)
kuptimore. Boshti kuptimor.
KUPTIMSHËM
Që ka
kuptim, me kuptim. Njësi e kuptimshme.
KUSHTOR
1. Që
lidh një fjali të varur, e cila tregon kushtin e kryerjes së një
veprimi,
me fjalinë drejtuese që shpreh këtë veprim (për lidhëzat
në, në
qoftë se, në se, në është se, në rast se, po që se, sikur,
me
kusht që, mjaft që, kur etj.). Lidhëz kushtore.
2. Që
lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon kushtin e kryerjes së
veprimit
të shprehur në fjalinë drejtuese (për fjalitë). Fjali kushtore.
3.
Mënyra kushtore një nga mënyrat e zgjedhimit të foljeve në
gjuhën
shqipe, e cila tregon se veprimi kryhet duke qenë i lidhur me një kusht.
KUSHTORE
Mënyra
kushtore.
Fjalori gjuhesor
No comments:
Post a Comment