Fjalori historik
HARAÇ
1. Detyrim a taksë që i jepte ose i
paguante një shtet një shteti tjetër kur mundej prej tij a kur pranonte t'i
nënshtrohej atij.
2. Taksë e veçantë që jepte në të holla ose
në natyrë popullsia jomyslimane gjatë kohës së pushtimit feudal ushtarak osman.
Haraç për kokë. Haraç për tokën. Paguanin haraçin.
HARAÇPAGUES
Që i paguante haraç një shteti tjetër, kur
mundej prej tij a kur pranonte t'i nënshtrohej atij. Vend (shtet) haraçpagues.
HARKËTAR
Luftëtari që qëllonte me hark, shigjetar.
HARKMBAJTËS
Harkëtar.
HEKUR
Koha (periudha) e hekurit. periudha historike
rreth një mijë vjet para erës së re, kur nisi të punohej hekuri (pas periudhës
së bronzit).
HESHTAR
Luftëtar i armatosur me heshtë, ai që
luftonte me heshtë, heshtëmbajtës, shtizar. Heshtarët e Skënderbeut. Sulmi i
heshtarëve.
HESHTËMBAJTËS
Heshtar, shtizar.
HOBE
1. Copë lëkure a diçka e thurur, me dy
rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të
gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin
rrip a njërin gjalmë. Hedh gurin me hobe. Gjuan zogj me hobe. E qëlloi me hobe.
2. Armë e vjetër që përdorej në luftë për
të hedhur gurë. Hobe e madhe.
HOBETAR
Luftëtari që përdorte hobenë për të hedhur
gurë.
HORDHI
1. Emri i njërit prej bashkimeve shtetërore
që u krijuan pas copëtimit të shtetit mongol të Çengiskanit; emri i bashkimit
shtetëror të fiseve endacake turke në mesjetën e hershme; ushtria e madhe
barbare e këtyre shteteve. Hordhia e Artë. Hordhitë mongole. Hordhitë turke.
2. Ushtri e madhe e mizore e pushtuesit;
bandë e egër gjakatare. Hordhitë osmane. Hordhitë fashiste (naziste). Hordhitë
e armikut.
HUN
Popullsi endacake me prejardhje turanike, e
cila u dynd në shekullin e katërt të erës sonë nga Azia në Evropë. Dyndja e
hunëve.
ILEGALITET
Tërësia e organizatave që luftonin kundër
pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre në Shqipëri gjatë Luftës
Nacionalçlirimtare duke punuar e vepruar në mënyrë konspirative (Partia
Komuniste e Shqipërisë dhe organizatat e masave të udhëhequra prej saj).
Njerëzit (luftëtarët, heronjtë) e ilegalitetit.
ILUMINIST
Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes
iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII; pasues e përçues i ideve iluministe
në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare; pasues i
iluminizmit, ndriçimtar. Idetë e iluministëve. Veprat e iluministëve.
Iluministët francezë. Iluministët shqiptarë të shek. XIX.
ILUMINIST
Që ka të bëjë me iluminizmin ose me
iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve;
që ka të bëjë me përhapjen dhe me vënien në jetë të ideve të iluminizmit në
Shqipëri në shek. XIX. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) iluministe. Filozof
(mendimtar, ideolog, shkrimtar) iluminist.
INKUIZICION
Organizatë terroriste policore e gjyqësore
e kishës katolike, e themeluar në shekullin XIII, që ndiqte, burgoste e zhdukte
mizorisht njerëzit përparimtarë, të cilët me veprën e me punën e tyre, me
shpikjet, me zbulimet e me studimet e tyre hidhnin poshtë dogmat fetare dhe
dilnin kundër sundimit të kishës. Koha e inkuizicionit. Gjyqi i inkuizicionit. Zjarret
(burgjet) e inkuizicionit. U dënua (u burgos, u dogj) nga inkuizicioni.
INKUIZITOR
Gjykatës i inkuizicionit. Pamje e egër prej
inkuizitori. U gjykua (u dënua) nga inkuizitorët.
IRREDENTIST
Përkrahës i irredentizmit.
IRREDENTIZËM
Lëvizje politike e nacionalistëve italianë
përpara dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, që kërkonte t’i jepeshin Italisë
tokat me popullsi italiane të pushtuara nga Austro-Hungaria.
IZRAELIT
Pjesëtar i fiseve të vjetra të hebrenjve;
hebre.
JENIÇER
Ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura
osmane, që ishte marrë zakonisht nga të krishterët e vendeve të pushtuara prej
Turqisë ose ishte zënë rob dhe që në vogëli ishte stërvitur e përgatitur për
luftë. Komandanti (agai) i jeniçerëve. Sulmuan (u thyen) jeniçerët.
Fjalori historik
No comments:
Post a Comment