Fjalori i gjuhesise
Fjalori i gjuhesise
MARRËDHËNIE
Lidhje
e ndërsjellë ndërmjet sendeve, dukurive ose veprimeve të
ndryshme;
raport. Marrëdhënie kushtore (kohore, qëllimore).
MASHKULLORE
Gjinia
mashkullore
MBARESË
Secila
nga ndajshtesat trajtëformuese që u vihen në fund
temave
të pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës gjatë lakimit a
zgjedhimit
për të shprehur kuptimet gramatikore. Mbaresë rasore
(vetore,
foljore). Mbaresat e njëjësit (e shumësit). Mbaresat e
kohës
së tashme (e së pakryerës).
MBIDIALEKTOR
Që
qëndron mbi dialektet, që është i një shkalle më të lartë se
dialektet
e të folmet. Sistem mbidialektor. Ka karakter
mbidialektor.
Gjuha letrare kombëtare është gjuhë mbidialektore.
MBIEMËR
Pjesë e
ligjëratës që shënon një tipar të sendit, ka
shkallë
krahasimi dhe lidhet me emrin, me të cilin përshtatet në
gjini,
në numër e në rasë. Mbiemër i nyjshëm (i panyjshëm).
Mbiemër
cilësor (dëftor, i pakufishëm). Mbiemër foljor (prejfoljor).
Emri e
mbiemri. Shkallët e mbiemrit. Lakimi i mbiemrave.
MBIEMËROR
Që
lidhet me mbiemrin, që i përket mbiemrit; që ka vlerën a
tiparet
e mbiemrit. Temë mbiemërore. Prapashtesë mbiemërore.
MBIEMËRZOJ
E kthej
në mbiemër ose e përdor si mbiemër (një emër a një
pjesë
tjetër të ligjëratës). Mbiemërzoj një emër.
MBIEMËRZUAR
Që
është kthyer në mbiemër, ose që përdoret si mbiemër.
Pjesore
e mbiemërzuar.
MBYLLTOR
Që
shqiptohet duke u mbyllur a duke u puqur plotësisht
organet
e nyjëtimit në rrugën e kalimit të ajrit, i cili e kapërcen
këtë
pengesë me shpërthim ose i del asaj anash (për
bashkëtingëlloret
si t, d, p, b, k, g etj.). Bashkëtingëllore mbylltore.
MBYLLUR
Rrokje
e mbyllur, rrokje që mbaron me një bashkëtingëllore.
Zanore
e mbyllur, zanore që përftohet duke e ngritur shpinën e
gjuhës
drejt qiellzës më shumë se kur shqiptojmë zanoret e hapura.
MELODIK
Theks
melodik, theks që karakterizohet nga ngritja e ulja e
zërit;
shkalla e lartësisë së zërit në rrokjen e theksuar.
MESGJUHOR
Që
përftohet duke u puqur pjesa e mesme e shpinës së gjuhës
me
qiellzën e fortë (për bashkëtingëlloret si q, gj, nj).
Bashkëtingëllore
mesgjuhore.
MESOR
Që ka
trajtë pësore dhe kuptim jokalimtar. Folje mesore folje që
kanë
trajtë pësore dhe kuptim jokalimtar (p.sh. hidhem, gëzohem,
kollem,
rritem etj.).
MESORE
Tingull
që përftohet duke kaluar ajri nëpër gjatësinë e
zgavrës
së gojës (për bashkëtingëlloren j).
METAFORË
Përdorimi
i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në
bazë të
krahasimit sipas ngjashmërisë; fjala a shprehja e
përdorur
me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë
mënyrë
(p.sh. qesh natyra, vullnet i çeliktë etj.) Metaforë e
thjeshtë.
Metaforë letrare (gjuhësore).
METAFORIK
1. Që
është përdorur me kuptim të figurshëm, të mbështetur në
krahasim,
që është një metaforë. Kuptim metaforik. Fjalë (frazë,
shprehje)
metaforike. Varg metaforik. Në mënyrë metaforike.
2. Që
ka shumë metafora, i pasur me metafora; i figurshëm. Stil
metaforik.
Ligjëratë metaforike.
METATEZË
Vendkëmbim
METONIMI
Përdorimi
i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u
mbështetur
në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në
kohë,
në lidhjet e tyre sipas lëndës, sipas funksionit etj. (p.sh.
«tryezë
e pasur» në vend të «gjellë a të ngrëna të shumta», «u
rreshtua
klasa e tretë» në vend të «nxënësit e klasës së tretë»,
«u nis
i tërë fshati» në vend të «fshatarët», «me hekur e me
zjarr»
në vend të «me shpatë e me zjarr» etj.); fjala a shprehja e
përdorur
me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë
mënyrë.
Metonimi gjuhësore (letrare).
METONIMIK
Që ka
karakterin e metonimisë; që ka metonimi. Shprehje
metonimike.
Kuptim (përdorim) metonimik.
MËNYRË
Kategori
gramatikore e foljes, që shpreh marrëdhëniet
ndërmjet
asaj që thuhet dhe realitetit nëpërmjet trajtash të
veçanta
që e japin veprimin a gjendjen si diçka që ndodh a është
me të
vërtetë, si mundësi, si dëshirë, si urdhër etj.; tërësia e
trajtave
të ndryshme që merr folja gjatë zgjedhimit sipas kohës,
numrit
e vetës. Mënyra dëftore (lidhore, kushtore, habitore,
dëshirore).
Kategoria gramatikore e mënyrës.
MËNYROR
1. Që
lidh një fjali të varur, e cila tregon mënyrën e kryerjes së
një
veprimi me fjalinë drejtuese që shpreh këtë veprim (për
lidhëzat
si, siç, ashtu si, ashtu siç, kështu si, sikur, sikurse etj.).
2. Që
lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon mënyrën e kryerjes së
një
veprimi (për fjalitë).
MOHUES
Që
përdoret për të shprehur mohim; mospajtim,
mospëlqim
etj., që ka kuptimin e mohimit; mohor. Fjali mohuese.
Fjali
mohuese. Pjesëza mohuese.
Me
kuptim mohues.
MORFOLOGJI
Pjesë e
gramatikës, që merret me studimin e trajtave të
fjalëve,
si edhe të kategorive gramatikore të tyre; sistemi i trajtave
të
fjalëve të një gjuhe. Morfologjia e gjuhës shqipe. Morfologjia
dhe
sintaksa.
MORFOLOGJIK
Që
lidhet me sistemin e trajtave të fjalëve të një gjuhe, që
ka të
bëjë me morfologjinë e fjalëve; që i përket morfologjisë së
një
gjuhe. Sistemi morfologjik i gjuhës. Ushtrime morfologjike.
Analizë
morfologjike.
MUNGESË
Elipsë.
MUNGESOR
Që nuk
i ka të gjitha gjymtyrët (për fjalinë) ose trajtat (për lakimin
a për
zgjedhimin), i paplotë. Lakim mungesor i emrave. Fjali
mungesore
fjali e paplotë.
No comments:
Post a Comment