Fjalori i gjuhesise NJ - O

Fjalori i gjuhesise 


NJËFJALËSH
Që përbëhet prej një fjale të vetme. Emërtim njëfjalësh. Fjali
njëfjalëshe.

NJËFJALËZOHET
Shndërrohet në një fjalë të vetme, bëhet një fjalë e vetme (për një
grup prej dy a më shumë fjalësh).

NJËFORMËSH
Që ka vetëm një formë

NJËJËS
Numri njëjës: formë e kategorisë gramatikore të numrit, që
tregon se është fjala për një frymor, për një send a për një dukuri
ose që veprimi, gjendja a tipari cilësor ka të bëjë me një qenie me
një send a me një dukuri; tërësia e trajtave gramatikore të këtij
numri. Emër (mbiemër, përemër) në numrin njëjës. Veta e parë
(e dytë, e tretë) e numrit njëjës.

NJËKOHËSI
Të qenët i njëkohshëm; të ndodhurit në të njëjtën kohë.
Njëkohësia e ngjarjeve. Raport njëkohësie.

NJËRROKËSH
Që përbëhet nga një rrokje, që ka një rrokje. Fjalë njërrokëshe.

NJËSI
Element bazë në sistemin e gjuhës ose në nënsistemet e
saj. Njësi fonetike (fonologjike, sintaksore, leksikore, frazeologjike).

NJËVETOR
Që përdoret vetëm në vetën e tretë njëjës a shumës (për foljet si
klloçit, flitet, dihet etj.). Folje njëvetore.

NJËVLERËS
Fjalë a shprehje, që mund të zëvendësojë plotësisht nga
kuptimi dhe nga funksioni një fjalë ose një shprehje tjetër.

ONOMASTIKË
1. Degë e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm; pjesë e kësaj
dege që studion emrat vetjakë (emrat e mbiemrat e njerëzve, si
edhe nofkat e njerëzve e të kafshëve). Onomastika historike.
Zhvillimi i onomastikës shqiptare.
2. Tërësia e emrave të përveçëm që studiohen më vete nga kjo
degë e gjuhësisë. Onomastika ilire. Kartoteka e onomastikës.
Studimi i onomastikës.

ONOMATOPE
1. Tingullimitim
2. Fjalë tingullimituese. Onomatopetë e gjuhës shqipe.

ONOMATOPEIK
Fjalë onomatopeike. Formim onomatopeik.

ORTOEPI
Drejtshshqiptim

ORTOEPIK
Drejtshqiptimor

ORTOGRAFIK
Drejtshkrimor

OSMANISHTE
Turqishtja e vjetër që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane,
gjuha osmane.


Fjalori i gjuhesise 




No comments:

Post a Comment