Fjalori i Historise
BAHETAR
Hobetar.
BAJRAK
Flamur.
Njësi ushtarake e më vonë administrative,
që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë ku kishte
mbeturina të organizimit fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij
organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve.
BAJRAKTAR
Flamurtar
Kreu i bajrakut, që përfaqësonte interesat
e shtresës më të pasur e të privilegjuar dhe që drejtonte bajrakun në bazë të
kanuneve patriarkale. Kullat e bajraktarit. Sillej si bajraktar.
BAJRAKTARIZËM
Formë e prapambetur patriarkale e organizimit
ushtarak e tokësor, që mbështetej në ndarjen sipas bajraqeve; sundimi i
bajraktarit. Mbeturina të bajraktarizmit. Përmbysja e bajraktarizmit.
BALESTËR
Arbaletë.
BARBAR
Emër me të cilin grekët dhe romakët e
vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre dhe që i
mbanin si të pazhvilluar.
BARBARI
Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë
primitive pas egërsisë, shkalla para qytetërimit në zhvillimin historik të
shoqërisë njerëzore. Periudha e barbarisë.
BARON
Titull i pronarëve feudalë etj. në Evropën
Perëndimore, i cili zinte vendin e pestë në hierarkitë e aristokracisë dhe
ishte një shkallë më poshtë se ai i kontit; ai që mbante këtë titull.
BARONESHË
E shoqja ose e bija e baronit.
BASHIBOZUK
1. Ushtar i trupave ndihmëse të parregullta
në Perandorinë Osmane. Ushtria e bashibozukëve.
2. Pjesëtar i trupave të çrregullta, të
paorganizuara e të padisiplinuara, që vrasin e plaçkitin popullsinë; ushtar i
çrregullt dhe i padisiplinuar.
BASHKARI
Bashkësi
BASHKËSI
Formë e organizimit të shoqërisë në rendin
e komunës primitive, kur njerëzit i zotëronin së bashku mjetet e prodhimit dhe
vetëqeveriseshin; formë e tillë që u ruajt pjesërisht edhe më vonë në shoqërinë
me klasa; komunë. Bashkësia primitive. Bashkësi fisnore. Bashkësitë fshatare.
Anëtarët e bashkësisë. Prona e bashkësisë. Shthurja e bashkësisë.
BASHTINAR
Pronar i një bashtine në sistemin e
timareve.
BASHTINË
Copë toke e trashëgueshme, që e zotëronte
një familje fshatare në sistemin e timareve dhe që e punonte si arë.
BAXHAXHI
Ai që mblidhte taksën bashkiake për shitjen
e bagëtive e të sendeve të tjera në treg në kohën e sundimit osman
BAXHË
Taksë bashkiake që paguhej në kohën e
sundimit osman dhe në vitet para Çlirimit për shitjen e bagëtive e të sendeve
të tjera në treg. Paguanin baxhën. Merrej baxhë.
BAZHDAR
Nëpunës që peshonte mallrat në treg dhe që
merrte një taksë të caktuar për to. Taksa e bazhdarit. Kandar bazhdari.
BAZHDARI
1. Taksa që merrte bazhdari kur peshonte
mallrat në treg. E drejta e bazhdarisë.
2. Vendi ku rrinte bazhdari për të peshuar
dhe për të marrë taksën; puna e bazhdarit. I peshonin në bazhdari.
BEDEL
1. Ai që shkonte në vend të një tjetri në
ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi
(vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
2. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit
turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie;
pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e
bedelit. Paguanin bedelin.
BEJ
1. Pronar tokash në sistemin ekonomik
feudal në Shqipëri para Çlirimit, pjesëtar i klasës çifligare sunduese. Beu i
fshatit. Tokat (kullat) e beut. Shpronësimi i bejlerëve. Lufta kundër
bejlerëve.
2. Titull i vjetër turk për qeveritarin e
një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait.
3. Përdorej në Shqipëri para Çlirimit,
zakonisht pas emrit të një njeriu, në shenjë nderimi, me kuptimin «zoti».
BEJLERESHË
E shoqja ose e bija e beut.
BEJLLËK
1. Të qenët bej; vendi që zinte beu dhe
titulli i tij.
2. Tërësia e bejlerëve, bejlerët.
3. Taksë në natyrë ose në të holla, të
cilën ia paguanin fshatarët derebeut, që t'u siguronte një farë mbrojtjeje.
Jepnin bejllëk.
BELEDIE
Bashki (në kohën e sundimit osman në
Shqipëri).
BERSALIER
Ushtar i trupave speciale të këmbësorisë
italiane, të përgatitura për veprime të shpejta, që erdhën edhe në Shqipëri
gjatë Luftës së Dytë Botërore si trupa pushtuese. Pendë bersalierësh një tufë
pendë gjeli që këta ushtarë e mbanin në kapelë.
BIMBASH
Oficer epror në ushtrinë e Perandorisë
Osmane, i cili kishte fije gradë që i përgjigjet asaj të majorit.
BIZANTIN
Shtetas i Perandorisë mesjetare të
Bizantit.
BOMBARDË
Armë lufte që përdorej në mesjetë për të
hedhur gjyle guri ose predha metali; një lloj topi që përdorej në mesjetë.
Predhë bombarde. Rrahu kështjellën me bombarda.
BORGJEZOHEM
Kthehet në klasë ose në shtresë borgjeze,
bëhet borgjez.
BRESHANË
Pushkë me strall, me tytë të gjatë e me
qoshe, që mbushej nga gryka.
BRESHKORE
Mburojë e madhe në trajtën e kurrizit të
breshkës, që përdorej në luftime.
BRICORE
Armë brezi me strall.
BRIGADË
1. Njësi ushtarake e organizuar, që
përbëhet nga disa regjimente ose nënreparte (batalione, grupe, kompani); njësi
e flotës detare ushtarake, që përbëhet nga disa anije lufte të një lloji.
Brigadë këmbësorie (artilerie). Brigadë tankiste (xheniere).
2. Njësi e Ushtrisë Nacionalçlirimtare që
përbëhej zakonisht nga katër batalione. Brigada e Parë Sulmuese. Brigadat
partizane. Komandanti (komisari) i brigadës. Flamuri (himni) i brigadës.
BRIZAN
Ai që i binte bririt gjatë luftimeve (në
mesjetë).
BRONZ
Koha (periudha, epoka) e bronzit, periudha
historike midis mijëvjeçarit V e atij II para erës së re, kur u zbulua e u
përdor bronzi.
BUJAR
Pronar i madh tokash, përfaqësues i
shtresës më të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë
feudale; fisnik.
BUJAR
Që ka të bëjë me shtresën e bujarëve, që
lidhet me aristokracinë feudale, i bujarëve. Familje bujare.
BUJARI
htresa më e lartë dhe e privilegjuar e
klasës shfrytëzuese, shtresa e aristokracisë në shoqërinë feudale; tërësia e
bujarëve, bujarët, fisnikëria; parësia, shtresa më e lartë në një fis. Bujaria
feudale. Bujaria e lartë. Bujaria e fisit. Shtresa e bujarisë.
BUJK
Ai që merrte tokë me qira nga pronari, e
punonte dhe mbante për vete vetëm një pjesë të vogël të prodhimeve; çifçi.
BUJKROB
Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i
feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij, që nuk kishte asnjë të drejtë
mbi tokën, mbi mjetet e punës, mbi prodhimet e asnjë të drejtë qytetare dhe që
mund të shitej e të blihej si skllav së bashku me tokën; skllav i tokës. Puna e
bujkrobërve.
BUJKROBËRI
Formë shfrytëzimi e varësie e bujkrobërve
nga feudali a nga çifligari në rendin feudal; sistem shoqëror, që mbështetej në
varësinë e bujkrobërve nga feudalët a nga çifligarët. Sistemi i bujkrobërisë.
Zhdukja (heqja) e bujkrobërisë.
BUJKROBËROHEM
Bëhem bujkrob, kthehem në bujkrob.
BUJKROBËROJ
E bëj bujkrob, e kthej në bujkrob; e trajtoj
si bujkrob.
BYLYK
Njësi ushtarake në Perandorinë Osmane, që
përbëhej nga njëqind deri dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagesë.
BYLYKBASH
Komandant bylyku; oficer i ushtrisë osmane,
i cili mbante rregullin publik.
Fjalori i Historise
No comments:
Post a Comment