Fjalori i historise
SHATËR
Djalë nga një familje fisnike, që shërbente
në oborrin e një princi a të një mbreti (në sistemin feudal); shërbëtor shtëpie.
SHIGJETAR
Ushtar këmbësor ose kalorës i armatosur me
shigjeta e me hark, harkëtar.
SHPATAR
Luftëtar që luftonte me shpatë.
SHPATËMBAJTËS
Shërbëtori që i mbante shpatën një kalorësi
në mesjetë.
SHPATULLORE
Pjesë e armorit që mbronte supin.
SHQYT
Pjesa kryesore e stemës së një familjeje
feudale, të një qyteti etj., e përbërë nga një fushë me figura të ndryshme.
SHQYTAR
1. Trim i ri që shoqëronte kalorësin në
mesjetë dhe i mbante shqytin e armët.
2. Titull i ulët fisnikërie.
SHTIZAR
Luftëtar i armatosur me shtizë, kalorës që
luftonte me
shtizë, heshtar.
SHTIZË
Heshtë.
SHTIZËMBAJTËS
Shtizar, heshtar.
SHTIZOJ
Shpoj me shtizë, luftoj e vras me shtizë.
SHTIZOR
Shtizar, heshtar.
SHULK
Shkarth.
Fjalori i historise
No comments:
Post a Comment