Fjalori i historise T


Fjalori i historise T


TABOR
Njësi ushtarake me një mijë veta në ushtrinë e dikurshme osmane; batalion. Taborë kalorësish. Taborët e kryengritësve.

TAGËR
1. E drejtë që ka një njeri për diçka. Tagër i plotë. Jashtë tagrit të tij. Njeri pa tagër. Ishte në tagrin e dikujt. S`kishte tagër. I dha tagër.
2. Çdo taksë a tatim që i paguhej shtetit. Tagër i lartë (i paligjshëm). Tagra të rënda. Tagër doganor. Të ardhura nga tagrat. Paguanin (shlyenin) tagrat.

TAGRAMBLEDHËS
Nëpunës që mblidhte taksat ose tatimet, mbledhësi i tagrave.

TAGRAPAGUES
Ai që paguante taksa ose tatime, ai që shlyente tagrat.

TARTAR
1. Banor vendës i Tartarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Tartaria; pjesëtar i disa popullsive që banojnë pranë Vollgës, në Siberi e në Krime dhe që flasin në gjuhën turanike.
2. Pjesëtar i fiseve turke, mongole etj. që formonin shtetin «Hordhia e Artë» në shekujt XIII-XV.
3. Kalorës që kryente shërbimin postar në kohën e pushtimit osman.

TAULANT
Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet bregdetare midis lumenjve Mat e Vjosë. Fisi i taulanteve. Shteti i taulantëve.

TELOZNË
Haraç.

TEMPULLAR
Kalorës a fisnik i një urdhri katolik në mesjetë. Anëtar i urdhrit të tempullarëve.

TESPROT
Pjesëtar i njërit prej fiseve ilire, që banonte në krahinën e Çamërisë së sotme. Fisi i tesprotëve.

TESHË
Enë balte a sende të tjera, që i viheshin të vdekurit të varr.

TIMAR
Tokë a vend me madhësi të ndryshme, me të ardhura vjetore deri njëzet mijë akçe në vit, që u jepej në zotërim feudalëve spahinj, sipas shërbimeve që ata i sillnin Perandorisë Osmane. Sistemi i timareve.

TIRAN
Sundimtar i vetëm e me pushtet absolut në Greqinë e vjetër ose në Itali gjatë shekujve XIII-XVI, i cili vinte në fuqi me dhunë.
2. Sundimtar, që qeveris me dhunë e me të egër dhe që e shtyp popullin pa mëshirë; despot.

TITULL
Emër nderi, që mbanin pronarët e mëdhenj feudalë; sipas pronës a fisit. Titull i trashëgueshëm. Titulli baron (kont, dukë, markez).

TOGË
1. Tufëz ose xhufkë me qime nga bishti i kalit, që e mbanin pashallarët si shenjë dalluese të gradës së tyre. Pasha me tri tuga.
2. Veshje sipërme e gjatë, zakonisht e bardhë, që mbanin qytetarët; zyrtarët lartë e priftërinjtë në Romën e lashtë. Togë me shirit të qëndisur.

TOPJAK
Taksë që paguhej për kullotjen e bagëtive në kohën e pushtimit osman dhe regjimeve të kaluara. U kërkonin (u merrnin) topjakun.

TOTEMIZËM
1. Formë e lashtë e fesë në rendin fisnor, kur adhurohej si diçka e shenjtë një kafshë, një bimë, ndonjëherë edhe një send, që quhej edhe si themelues e si mbrojtës i fisit.
2. Organizim shoqëror, në rendin fisnor që bazohej në totemet dhe në adhurimin e tyre.

TRAK
Pjesëtar i popullsisë së vjetër të Trakisë, banor i Trakisë.

TRETAR
1. Ai që i merrte pronarit për përdorim tokën a bagëtinë dhe i jepte një të tretën e prodhimit.
2. Ai që mblidhte të tretën, ai që merrte të tretën.

TRETË
Një e treta e prodhimit; që ishte i detyruar t'i jepte bujku pronarit të tokës a të bagëtisë. Të tretat e të dhjetat. Paguanin të tretën. Mblidhte të tretat.

TRIBUN
Titull që mbanin disa funksionarë zyrtarë me detyra të ndryshme civile ushtarake në Romën e lashtë. Tribun i plebenjve mbrojtës i të drejtave të plebenjve, të cilët shtypeshin nga patriotët dhe nga konsujt. Tribun ushtarak.

TRIUMVIRAT
1. Grup prej tre vetash në Romën e lashtë, që drejtonin së bashku shtetin; koha sa zgjaste pushteti i tyre. Triumvirati i parë (i dytë).
2. Grup prej tre vetash që drejtojnë shtetin ose kryejnë një veprimtari të përbashkët.

TROGLODIT
Banor i lashtë i Afrikës, i Azisë etj., që jetonte nëpër shpella; njeriu primitiv i kohës së gurit.

TUJË
Tugë. Një pasha me shtatë tuja.

TUNIKË
Veshje e brendshme a e jashtme prej leshi a prej liri, zakonisht e bardhë, si këmishë, me mëngë dhe e gjatë deri te gjunjët, që e mbanin romakët e vjetër. Tunikë e bardhë. Tunikë e leshtë. Tunikë burrash (grash).

TURRË
Vula e sulltanëve në shkresat e në paratë e Perandorisë Osmane.

TYM
Tymjake.

TYMJAKE
Taksë që paguhej në kohën e pushtimit osman për çdo shtëpi a oxhak. Paguanin tymjaken. Mblidhte tymjaket. 



Fjalori i historise

No comments:

Post a Comment