| GJERGJEF |
| Mjet për të qëndisur, në trajtë të një kornize ose të dy |
| rrathëve, që hyjnë të puthitur njëri në tjetrin, ku ndehet |
| e shtrëngohet pëlhura që qëndiset. Qëndis (punon) me |
| gjergjef. Vë në gjergjef. Heq nga gjergjefi. |
| GJYSMËPËRÇUES |
| Lëndë me përçueshmëri elektrike të dobët ndërmjet |
| përcjellësve dhe izoluesve; përçues prej kësaj lënde që |
| përdoret në aparate të ndryshme. |
| Aparat me gjysmëpërçues. |
| GJENERATOR |
| 1. Makinë që shërben për të prodhuar rrymë elektrike, |
| duke shndërruar në energji elektrike një energji tjetër. |
| Gjenerator elektrik. Gjenerator i rrymës së |
| vazhdueshme. Vendos një gjenerator. |
| 2. Pajisje e posaçme që shërben për prodhimin e |
| valëve ose të lëkundjeve me qëllime të ndryshme. |
| Gjenerator sinjalesh. Gjenerator i zërit. Gjenerator me |
| frekuencë të lartë. |
| 3. Aparat që shërben për të shndërruar lëndën djegëse |
| në gaz të djegshëm, gazogjen. |
| GJYSMËHËNË |
| Vegël në trajtën e draprit të hënës. |
| GJYSMUNAZË |
| Vegël a pjesë e një mekanizmi që ka trajtën e |
| gjysmës së unazës. |
| GJEP |
| Enë me grykë të ngushtë e me lëfyt të hollë; ibrik. |
| GJYM |
| Enë bakri a llamarine, me fund të gjerë e me grykë të |
| ngushtë dhe me një vjegë, që përdoret zakonisht për të |
| mbajtur ose për të valuar ujin. Gjym i madh (i vogël). |
| Gjym bakri (llamarine). Gjym kafeje. Gjymi i zjarrit. |
| Mbush gjymin në krua. |
Lloje aparatesh Gj
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment