| RAKETË |
| 1. Mjet luftarak me motor reaktiv, që shërben për |
| të dërguar në largësi një predhë ose një bombë; |
| predhë, e cila lëviz me forcën shtytëse të gazrave që |
| lëshon pas. |
| 2. Mjet fluturimi, që lëviz me shpejtësi të madhe me anë |
| të një motori reaktiv |
| RAPORTOR |
| Mjet në trajtën e një gjysmërrethi me perimetër të |
| shkallëzuar, që përdoret për matjen dhe për ndërtimin e |
| këndeve; matës këndesh. |
| REGJISTËR |
| Mjet i posaçëm që shërben për të rregulluar në |
| një masë të caktuar lëvizjen ose punën e një aparati a |
| të një mekanizmi; mënyra e përpiktë ose masa, sipas së |
| cilës duhet të punojë një aparat a një mekanizëm. |
| RIMORKIO |
| Mjet transporti pa motor, që tërhiqet nga një automjet. |
| RADIO |
| Aparat i posaçëm për të marrë ose për të dërguar në |
| largësi tinguj, fjalë ose sinjale, duke i kthyer në valë |
| elektromagnetike. Radio marrëse (dhënëse). Radio me |
| bateri (me vajguri). |
| RADIODHËNËS |
| Aparat që shërben për të dhënë sinjale ose tinguj me |
| anë të valëve elektromagnetike. Antena e radiodhënësit. |
| RADIOGRAMAFON |
| Aparat, që përbëhet nga një radio dhe nga një |
| gramafon, të lidhur së bashku. Ndez (shuaj) |
| radiogramafonin. Dëgjoj një pllakë në radiogramafon. |
| RADIOLOGJIK |
| Që lidhet me radiologjinë, i radiologjisë; që bëhet me |
| anë të radiologjisë. Ofiçinë radiologjike. Aparat |
| radiologjik. Aparatura radiologjike. |
| RADIOMARRËS |
| Që merr a kap valët e radios. Aparat radiomarrës |
| aparat i posaçëm për marrjen në largësi të tingujve, të |
| fjalëve ose të sinjaleve me anë të valëve |
| elektromagnetike; radio. |
| RËNTGEN |
| Aparat që punon me rreze rëntgen dhe që |
| shërben për të parë ndërtimin e brendshëm të trupave. |
| RITRANSMETUES |
| Aparat që merr një valë radioje ose televizioni dhe e |
| përforcon për ta dërguar më larg. Ritransmetues i |
| fuqishëm. Ritransmetues i radios (i televizionit). |
| Vendos (përdor) një ritransmetues. |
| RITRANSMETUES |
| Që shërben për të ritransmetuar; që bën ritransmetim. |
| Aparat ritransmetues. |
| ROBOT |
| Aparat automatik, që kryen në mënyrë të pavarur |
| sipas një programi veprime të ndërlikuara dhe që mund |
| të zëvendësojë pjesërisht punën e njeriut në disa fusha. |
| RADAR |
| Pajisje e ndërlikuar, që shërben për të zbuluar dhe për |
| të përcaktuar vendin e ndodhjes dhe largësinë e një |
| objekti, duke dërguar valë radioje shumë të shkurtra |
| dhe duke marrë pasqyrimin e tyre. Radar tokësor |
| (detar, ajror). Aparat radari. Ekran radari. Stacion |
| radari. Valët e radarit. Kap në radar. Ndjek me radar. |
| RADIATOR |
| 1. Pajisje për ftohjen e motorëve me djegie të |
| brendshme, e përbërë prej disa gypash, në të cilët |
| qarkullon ujë a vaj i ftohtë. Radiatori i automobilit (i |
| traktorit, i aeroplanit). Kapaku i radiatorit. Mbush |
| radiatorin. |
| 2. Pajisje për të ngrohur banesat, e përbërë prej një |
| sistemi gypash, nëpër të cilët qarkullon ujë ose avull i |
| ngrohtë. Radiatorët e ngrohjes qendrore. Radiator me |
| ujë (me avull). Hap (mbyll) radiatorin. |
| RAKETAHEDHËS |
| Që shërben për lëshimin e raketave; që ka pajisje për |
| lëshimin e raketave. Kryqëzor raketahedhës. |
| REAKTOR |
| 1. Pajisje në të cilën bëhet zbërthimi i bërthamave të |
| atomit të një lënde në mënyrë të kontrolluar për të |
| përdorur energjinë që çlirohet. Reaktor atomik |
| (bërthamor). Ndërtimi i një reaktori. |
| 2. Pajisje në të cilën bëhet një reaksion kimik për të |
| prodhuar diçka. |
| REFLEKTOR |
| 1. Pajisje që shërben për të pasqyruar dritën ose valë |
| të tjera me anë të një pasqyre të lugët a të një |
| sipërfaqeje tjetër të lëmuar; pasqyror, projektor. |
| Reflektor i fuqishëm. Reflektor drite. Rrezet e |
| reflektorit. Pasqyrat e reflektorit. |
| 2. Pajisje për të ngrohur, që përbëhet nga një sipërfaqe |
| metalike e lugët, e cila kthen ngrohtësinë e një filli |
| elektrik të nxehur ose të një llambe. Reflektor elektrik. |
| Ndez (vë) reflektorin. Ngrohem te reflektori. |
| REGJISTRUES |
| Pajisje ose aparat i posaçëm, që shërben për të |
| regjistruar. |
| RIKUMBUES |
| Pajisje, pjesë e veçantë ose hapësirë, në të cilën ndodh |
| dukuria e rikumbimit, rezonator. Rikumbues akustik |
| (elektrik). Lëkundjet në rikumbues. |
| RUL |
| 1. Pjesë a vegël prej druri, metali etj. në trajtë cilindri, që |
| vihet në një mekanizëm dhe që rrotullohet ose që |
| rrëshqet sipas punës që kryen. Rul metalik (druri). |
| Rul shpimi. Rul makine. Ruli i bojës. shtypshkr. |
| Rrotulla e rulit. Lëvizja e rulit. Rrotullimi i rulit. |
| 2. Cilindër i madh dhe i rëndë që shërben për të |
| sheshuar rrugët, për të ngjeshur tokën a për të |
| thërrmuar plisat. |
| ROGJE |
| Enë e vogël balte me grykë të ngushtë e me bark; |
| shishe e vogël me bark të rrumbullakët. |
| ROGJEZË |
| Enë e vogël prej qelqi me grykë të ngushtë dhe e |
| mbyllur, në të cilën ruhet një lëng që përdoret për |
| mjekim me anë të gjilpërave. |
| ROSË |
| Enë e posaçme me bisht të zgjatur, që u vihet të |
| sëmurëve për të dalë jashtë ose që përdoret natën. |
Lista e eneve R
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment