| RRAHÇË |
| Mjet peshkimi më i vogël se vallkoi me një hinkë prej |
| rrjete në grykë, që përdoret sidomos në kohën kur |
| rrihen peshqit. Zë peshk me rrahçë. |
| RRETH |
| Mjet peshkimi në trajtë të një cilindri të |
| hapur, të mbërthyer në një shkop, që e tërheqin në ujë |
| duke qëndruar në lundër. |
| RRËSHQITËSE |
| Mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy |
| drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga |
| poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që |
| tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi |
| dëborë ose mbi tokë të rrafshët; lodër fëmijësh e |
| ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart |
| mbi dëborë; sajë. |
| RRJETË |
| Mjet i punuar me fije të holla, të thurura rrallë në |
| mënyrë të rregullt, me trajta e përmasa të ndryshme, që |
| përdoret për të kapur peshq, shpendë, insekte etj. |
| Rrjetë peshkimi. Rrjetë për të kapur zogj (flutura). |
| RREGULLUES |
| Pajisje ose aparat që shërben për ta bërë një |
| mekanizëm a një mjet tjetër të punojë sipas një rregulli |
| të caktuar. Rregullues automatik. Rregullues i ndriçimit |
| (i zërit). Rregullues i shpejtësisë (i nxehtësisë). |
| Rregullues i ajrit (i gazit). |
| RREZATUES |
| Pajisje e posaçme ose trup |
| që lëshon rreze drite a energjie, të cilat përdoren për |
| një qëllim të caktuar. Rrezatues i fuqishëm. Rrezatues |
| drite (zëri). |
| RROTË |
| 1. Rreth prej druri a prej metali me spica ose i plotë nga |
| brenda, zakonisht i veshur nga jashtë me rrip metalik a |
| me gomë, që mbërthehet në një bosht dhe që |
| rrotullohet për të vënë në lëvizje një mjet, i cili ecën mbi |
| tokë. Rrota e parme (e prapme). Rrotë druri (gome, |
| metali). Rrotë qerreje (karroce, biçiklete, makine). |
| Rrotat e trenit. Rrotat e topit (e mitralozit). Motoçikletë |
| me dy (me tri) rrota. Karrige (krevat) me rrota. Rrethi |
| (boshti) i rrotës. Rrezet (spicat) e rrotës. |
| 2. Rreth i plotë nga brenda ose me rreze, që vihet në |
| një bosht dhe që rrotullohet për të përcjellë lëvizjen në |
| një mekanizëm a në një pajisje ose për qëllime të tjera. |
| Rrotë e dhëmbëzuar. Rrotë drejtuese. Rrotë |
| transmisioni. Rrotë mulliri. I vë (i heq, i ndërroj) rrotën. |
| RROTOVILE |
| Pajisje e thjeshtë, e cila ka një rrotë të rrafshët që |
| rrotullohet me këmbë dhe shërben për të bërë shtamba |
| e poçe prej balte; çarku i poçarit. |
| RRUFEPRITËS |
| Pajisje e përbërë prej një shufre me majë prej metali të |
| qëndrueshëm, e cila vihet në kulmin e një ndërtese, të |
| një oxhaku, të një anijeje etj. për t'i mbrojtur nga goditjet |
| e rrufeve, duke e shkarkuar rrymën nëpër një fill të |
| tokëzuar. Rrufepritësi i shtëpisë (i oxhakut). Shtylla e |
| rrufepritësit. Maja e rrufepritësit. Rrezja e rrufepritësit. |
| Vendosi një rrufepritës. |
| RRAHËS |
| 1. Dru shpatuke me dorezë që shërben për të rrahur |
| rrobat kur i lajmë; kopan, pallë; mjet i ngjashëm prej |
| thuprash të holla, prej xunkthi të thurur, prej plastike |
| etj., që shërben për të rrahur rrobat, qilimat etj. e për t'u |
| shkundur pluhurin. |
| 2. Mjet, vegël a pjesë e një mekanizmi që shërben për |
| të rrahur, për të thërrmuar a për të goditur diçka. |
| Rrahësi i pushkës (i pistoletës). Rrahësi i tundësit. |
| Rrahës dere trakullore, çoku i portës. Rrahësi i |
| kambanës gjuhëza e kambanës, rrumbi. Rrahës drithi. |
| Rrahës hudhrash havan hudhrash. Rrahës mishi. |
| Rrahës vezësh (qumështi, kremi). |
| RRËSHQITËS |
| Vegël ose pjesë e një mekanizmi, që punon duke |
| rrëshqitur para e prapa në një lug ose mbi një |
| sipërfaqe. Rrëshqitësit e tornos. |
| RROTULLUES |
| Vegël ose mekanizëm që shërben për të rrotulluar |
| diçka. Rrotullues i purtekave. Dhëmbëzat e rrotulluesit. |
| RRASHTË |
| Enë e përdorur a e thyer në një cep, që shërben për |
| të mbajtur sende të ndryshme; garraç. |
| RRAFSHUESE |
| Që shërben për të rrafshuar tokën. Makinë rrafshuese. |
| RRËNJËSHKULËS |
| Makinë për shkuljen e rrënjëve të drurëve, të cilat |
| mbeten në tokë. Traktor me rrënjëshkulës. |
| RRËSHINIM |
| Makinë rrëshinimi, makinë që pret në riska. |
| RRISKIM |
| Makinë rriskimi, makinë që pret anët e librave, fletoreve etj. |
| RROBALARËSE |
| Makinë për larjen e rrobave. Rrobalarëse automatike. |
| RROJË |
| Makinë rroje. |
| RRUES |
| Makinë rruese |
Lloje enesh Rr
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment