| QERRE |
| Mjet për të mbartur zakonisht prodhime bujqësore, |
| lëndë ndërtimi etj., i përbërë nga një shtrat i gjerë me |
| ose pa drurë anash, me dy a me katër rrota druri, që |
| tërhiqet me qe, me buaj a me kuaj |
| QËRUESE |
| Mjet i thjeshtë si thikë e çarë në mes, që përdoret për |
| t'u qëruar lëkurën perimeve e pemëve ose për t'u hequr |
| bërthamat qershive, kumbullave etj.; makinë që shërben |
| për një punë të tillë. Qëruese patatesh (mollësh). |
| Qëruese bërthamash. Qëruese automatike. |
| QARK |
| Varg përcjellësish të lidhur me pjesë a me pajisje |
| të ndryshme elektrike, nëpër të cilin kalon rryma |
| elektrike nga njëra anë e burimit dhe kthehet në tjetrën. |
| Qark elektrik. Qark i brendshëm. Qark i hapur. Qark i |
| shkurtër shkurtim i parregullt i rrugës së rrymës |
| elektrike në një varg përcjellësish e pajisjesh a pjesësh |
| elektrike, që sjell dëmtimin e tyre ose të burimit të |
| rrymës; lidhje e shkurtër. Hap (ndërpres) qarkun. Mbyll |
| qarkun. |
| QERTHULL |
| 1. Vegël e bërë me shkopinj a me dërrasa të holla, të |
| mbërthyera në dy rrathë me një bosht pingul në mes, që |
| përdoret për të vënë shkulin e fillit, kur e mbledhim a kur |
| e bëjmë lëmsh dhe që zakonisht lidhet me çikrikun; |
| shtjellës. |
| 2. Lloj koshi i bërë prej dy rrathësh (i sipërmi më i vogël |
| dhe i poshtmi më i gjerë), të mbërthyer me dërrasa të |
| holla anash e zakonisht me rrota të vogla poshtë, në të |
| cilin futet fëmija i vogël për të mësuar të qëndrojë në |
| këmbë e të ecë; rrethore. |
| QIRI |
| 1. Shkop prej dylli, dhjami a stearine me përmasa të |
| ndryshme e me një fitil në mes, që ndizet për të bërë |
| dritë. |
| 2. Vegël që shërben për të ndezur përzierjen e ajrit |
| me lëndët djegëse në motorët me djegie të brendshme. |
| Qirinjtë e motorit. I ndërroj qirinjtë. |
| QELQURINA |
| Tërësia e enëve prej qelqi; enë të ndryshme prej qelqi. |
| Qelqurina të bardha. Rafti i qelqurinave. |
| QEPGJIR |
| 1. Lugë me bisht të gjatë, e cila e ka pjesën e kreut të |
| rrafshët e me vrima dhe përdoret për të marrë diçka që |
| skuqet në tigan a piqet në tepsi, për ëmbëlsirat, për t'i |
| hequr shkumën gjellës etj. |
| 2. Enë gjysmë e rrumbullakët dhe me vrima të vogla, që |
| përdoret për të larë orizin ose diçka tjetër. |
| QINDARE |
| Enë, shishe që nxë një të katërtën e okës. Qindare rakie. |
| QINDËSHE |
| Enë a shishe që nxë njëqind gramë. |
| QYP |
| Enë balte e rrumbullakët, e lartë, me bark e zakonisht |
| me vegjë, që përdoret për të mbajtur bulmet, turshi e |
| ushqime të tjera. |
| QEPËS |
| Që shërben për të qepur. Gjilpërë qepëse. Makinë qepëse. |
| QETHËS |
| Që shërben për të qethur. Gërshërë qethëse. Makinë |
| qethëse. |
| QËRUESE |
| Që shërben për t'u qëruar lëkurën perimeve e pemëve. |
| Makinë qëruese. |
Llojet e eneve Q
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment