| UJËMATËS |
| Mjet që shërben për të matur sasinë e ujit të harxhuar |
| ose nivelin e ujit. |
| UJËNGROHËS |
| Shufër ose mjet që shërben për të ngrohur ujin. |
| ULLUK |
| Lug prej teneqeje, që vihet në buzë të strehës së |
| çatisë për të mbledhur ujërat e për t'i çuar poshtë; |
| pajisje që ka trajtë të tillë, nëpër të cilën rrjedh diçka, |
| lug. Ulluk i hapur (i mbyllur). Ulluk i gjerë (i ngushtë). |
| Ulluk teneqeje (llamarine). Ulluk druri. |
| USHQIM |
| Gjithçka me të cilën punon ose që e përpunon |
| një makinë a një pajisje ose gjithçka që përpunohet prej |
| tyre; energjia e nevojshme që vë në lëvizje diçka. |
| Ushqimi i radios (i aparatit). Skema e ushqimit. I jep |
| ushqim. Çon ushqim. Ndërpres ushqimin. |
| USHQYES |
| Mjet, pajisje, përçues, kanal etj., i cili sjell diçka që i |
| nevojitet një mekanizmi, një aparati, një makine për të |
| punuar ose që përpunohet prej tyre. Ushqyes i |
| radiostacionit. Ushqyes i rezervuarit. Ushqyes i mullirit. |
| Ushqyes me pllakë. Takoj ushqyesin. |
| UJËS |
| 1. Një copë dru që shërben për të mbyllur o për të |
| hapur lugun nga ku lëshohet uji mbi pendët e mullirit. |
| 2. Vegël e thjeshtë me një qepar, që përdoret nga |
| muratorët e nga zdrukthëtarët për të parë nëse është |
| horizontal apo jo një rrafsh, nivel. |
| UNAZË |
| Vegël gjimnastikore prej dy rrathësh |
| druri, që varen në litarë. Ushtrime në unaza. Kap |
| unazat. Ngjitem në unaza. |
| UJËSE |
| Enë për të mbajtur ujë të pijshëm. |
| UJITËSE |
| Enë e posaçme me lëfyt të gjatë, e cila përdoret për |
| t'u hedhur ujë luleve e bimëve të tjera. |
| URNË |
| Enë e posaçme ku mbahet hiri i të vdekurit. Urnë bronzi |
| (guri). |
| UTHULLNIK |
| Enë ku mbahet uthulla, uthullore. |
| UTHULLORE |
| Enë ku mbahet uthulla, uthullnik. |
| UJËMATËS |
| Që shërben për të matur sasinë e ujit të harxhuar ose |
| nivelin e tij. Qelq ujë matës gyp i shkallëzuar prej qelqi |
| që lidhet me një enë të mbyllur për të matur nivelin e ujit. |
Llojet e pajimeve U
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment