| SHANDAN |
| Mbajtëse qirinjsh, zakonisht prej metali, me forma e me |
| zbukurime të ndryshme, që përdorej si mjet ndriçimi. |
| SHKALLË |
| Mjet prej druri a prej metali, që përdoret për t'u ngjitur |
| diku dhe që përbëhet nga dy binarë të gjatë paralelë, |
| tek të cilët janë mbërthyer ose janë futur shulas e në |
| largësi të barabartë disa copa drurësh a hekurash. |
| SHKREHËS |
| Mjet për të zënë shpendë të egër, që bëhet me një |
| thupër të njomë të ngulur në tokë e me një lak; rrasë |
| batine. |
| SHKULËS |
| Mjet që shërben për të shkulur diçka. Shkulëse patatesh. Shkulësja e |
| panxharsheqerit. |
| SHIGJETË |
| Rrip i metaltë, i hollë, i ngushtë e me majë të |
| mprehtë, që rrotullohet rreth një boshti dhe që tregon |
| vlera të ndryshme në një aparat matës. Shigjeta e |
| peshores. Shigjeta e busullës. |
| SHKARKUES |
| Aparat elektrik që shërben për të ruajtur |
| pajisjet elektrike nga mbitensioni dhe që është i përbërë |
| prej dy elektrodash, ndërmjet të cilave ndodh një |
| shkarkesë elektrike kur tensioni arrin një vlerë të |
| caktuar; rrufepritës. Shkarkues i thjeshtë. Shkarkues |
| sferik. Shkarkues me disqe (me shkëndija). |
| SHUMËFISHUES |
| 1. Që shërben për të riprodhuar një tekst në shumë |
| kopje. Aparat shumëfishues. |
| 2. aparat që jep në dalje |
| një denduri shumëfishe në krahasim me atë që hyn. |
| Shumëfishues fazash. |
| SHUMËZUES |
| Që shërben për të shumëfishuar, shumëfishues. |
| Aparat shumëzues. |
| SHOSHË |
| Përdorëse që bëhet zakonisht prej një cope teneqeje |
| a lëkure të shpuar vrima-vrima e të mbërthyer në një |
| rreth druri dhe që shërben për të ndarë drithin nga |
| gëzhutat e nga papastërti të tjera; sasia sa nxë një enë |
| e tillë; përdorëse për të pastruar lëndë të ndryshme (si |
| rëra, zhavorri, çaklli) ose për t'i ndarë këto sipas |
| madhësisë së kokrrave a të copave. Shoshë e thellë. |
| Shoshë mekanike (rrotulluese, dridhëse). Shoshë |
| cilindrike. Shoshë dore. Shoshë gruri (misri). Shoshë |
| zhavorri. Shoshat e kombajnës. Rrethi i shoshës. Një |
| shoshë grurë. |
| SHTYPËS |
| Përdorëse prej druri a prej metali, rreth një pëllëmbë |
| e gjatë, e rrumbullakët e me flokë në të dyja anët, që |
| shërben për të shtypur gjëra të ndryshme në havan, |
| dorëza e havanit; gur i rrumbullakët e i lëmuar që |
| shërben për të shtypur kripë, ullinj, hudhra etj. Shtypës |
| druri (tunxhi). Shtypësi i havanit. Shtyp kripë (hudhra, |
| ullinj) me shtypës. |
| SHFRYRËS |
| E çarë a pajisje e posaçme në një makinë, që lejon të |
| dalë jashtë ajri, gazi ose avulli i panevojshëm e i tepërt. |
| Shfryrësi i avullit. |
| SHKRIFTUES |
| Pajisje e posaçme e plugut, e cila shërben për të shkriftuar |
| tokën. Plug i pajisur me shkriftues. |
| SHTYLLË |
| Pajisje prej metali ose prej xhami, si cilindër i |
| gjatë, që përdoret në industrinë kimike për distilimin e |
| lëndëve të ndryshme, për filtrimin e tyre etj. Shtyllë |
| distilimi (dendësimi). Shtyllë me pjata. |
| SHTYLLËRRAHËS |
| Pajisje me një rrahës të rëndë, që përdoret për të |
| ngulur shtylla në thellësi të mëdha ose në truall të fortë, |
| duke i goditur me forcë. |
| SHTYPËS |
| 1. Përdorëse prej druri a prej metali, rreth një pëllëmbë |
| e gjatë, e rrumbullakët e me flokë në të dyja anët, që |
| shërben për të shtypur gjëra të ndryshme në havan, |
| dorëza e havanit; gur i rrumbullakët e i lëmuar që |
| shërben për të shtypur kripë, ullinj, hudhra etj. Shtypës |
| druri (tunxhi). Shtypësi i havanit. Shtyp kripë (hudhra, |
| ullinj) me shtypës. |
| 2. Makinë a pajisje që shërben për të shtypur lëndë të |
| ndryshme, presë. Shtypës hidraulik. Vë në shtypës. |
| SHTYTËS |
| Vegël a pajisje që shërben për të shtyrë diçka. |
| Shtytës pneumatik. Shtytësi i furrës. Vë në veprim |
| shtytësin. |
| SHUARËS |
| 1. Pajisje e posaçme për shuarjen e gëlqeres në |
| ndërtime. Shuarësi i gëlqeres. Rrotullohen shuarësit. |
| 2. Copë gome që shërben për të fshirë diçka të shkruar, |
| fshirëse. |
| SHABLLON |
| Vegël që shërben për të kontrolluar ose për të matur |
| përmasat e një sendi, vegël kontrolli. Shabllon këndi. |
| Kontrolloj me shabllon. |
| SHALOK |
| Vegël si kompas, me hapje të këmbëve dy metra, që |
| përdoret për të matur tokën për nevojat bujqësore. Mat |
| me shalok. |
| SHARRË |
| Vegël me përmasa, me trajta e me pajisje të |
| ndryshme, që ka si pjesë kryesore një rrip a një disk |
| prej çeliku me dhëmbë të mprehtë dhe që përdoret për |
| të prerë dru, metale e trupa të tjerë të fortë, duke u |
| vënë në lëvizje me forcën e krahut ose me një forcë |
| tjetër; rripi a disku prej çeliku i kësaj vegle, që shërben |
| për të prerë; makinë me një vegël të tillë. Sharrë e |
| madhe (e vogël). Sharrë elektrike. Sharrë prerëse. |
| min. Sharrë dore (krahu). Sharrë shirit. Sharrë disk. |
| Sharrë hekuri (druri). Sharrë trupash. Sharrë mermeri. |
| Doreza (fleta) e sharrës. Dhëmbët e sharrës. |
| SHAT |
| Vegël bujqësore në trajtën e një gjysmërrethi të |
| hekurt të kthyer poshtë, me një bisht druri të gjatë, që |
| përdoret për të prashitur, për të gërmuar e për punime |
| të tjera. |
| SHËNUES |
| Vegël e posaçme që shërben për të shënuar një |
| shenjë mbi diçka; punëtori që përdor këtë vegël ose ai |
| që vë shenjë mbi sendet e prodhuara; ai që shënon |
| diçka. Shënues çeliku. Shënues i lëndës së drurit. |
| SHIMATËS |
| Vegël e posaçme për të matur (në milimetra) sasinë e |
| ujit të shiut që bie në një vend të caktuar brenda një |
| kohe të caktuar. Shimatësi i shkollës. |
| SHIRINGË |
| Vegël e posaçme, që përbëhet nga një gyp prej xhami |
| me një piston brenda dhe që përdoret për të shtënë në |
| trup bar të lëngshëm, për të marrë gjak etj. nëpërmjet |
| një gjilpëre. Shiringë e madhe (e vogël). |
| SHKELËS |
| Vegël e farkëtarit si vare me katër qoshe, e sheshtë e |
| nga njëra anë më e gjerë, që shërben për të rrafshuar |
| një hekur të skuqur, duke e vendosur mbi të dhe duke e |
| goditur nga sipër me çekiç a me vare. Shkelës prej çeliku. |
| SHKREHËS |
| 1. Mekanizëm shkyçjeje. |
| 2. Vegël e posaçme që godet ndezësin dhe |
| shkakton plasjen e granatës a të minës. Shkrehësi i |
| minës (i granatës). |
| 3. Vegël që shkreh një mekanizëm për të vënë në |
| lëvizje diçka. Shkrehësi i katapultës. Shkrehësi i |
| aparatit fotografik. |
| 4. Mjet për të zënë shpendë të egër, që bëhet me një |
| thupër të njomë të ngulur në tokë e me një lak; rrasë |
| batine. Ngreh shkrehësin. E zura me shkrehës. |
| SHKROLËS |
| 1. Vegël druri si vulë, me gdhendje të ndryshme, që |
| përdorej për të zbukuruar bukën; mblatës. |
| 2. Sergjen për të mbajtur lugët, për të varur armët |
| SHKRUES |
| Vegël e marangozit, që i ngjan një zdrukthi dhe që |
| shërben për të bërë vija ose zbukurime të tjera në |
| dërrasë. Drurin e zbukurojnë me shkrues. |
| SHPATULL |
| Vegël e përbërë nga një fletë çeliku në trajtë |
| trekëndëshi e me një dorezë druri, që e përdorin |
| zakonisht bojaxhinjtë për të kruar muret dhe për të |
| mbushur me allçi vrimat e plasaritjet. |
| SHPINORE |
| Vegël gjimnastikore në trajtë të një shkalle prej |
| druri, që mbërthehet pas murit dhe shërben për |
| ushtrime të ndryshme të trupit. Ushtrime në shpinore. |
| Ngjitje e zbritje në shpinore. |
| SHPUES |
| Që shërben për të hapur vrima, që shpon; që bëhet |
| për të shpuar. Vegël (makinë) shpuese. Çekiç shpues. |
| Maja (koka) shpuese. |
| SHTANGË |
| 1. Gyp prej metali që përdoret në shpimet me |
| sondë. Nxjerr shtangat nga pusi. Ngeci (u bllokua) |
| shtanga. |
| 2. Vegël që përdoret në garën e ngritjes së |
| peshave dhe që përbëhet nga një bosht prej metali, në |
| dy skajet e të cilit vendosen disqe me peshë të caktuar. |
| SHTIZË |
| 1. Heshtë. |
| 2. Copë prej teli të hollë e të fortë ose prej një lënde |
| tjetër, e gjatë afër një pëllëmbë e më shumë, me majë jo |
| të mprehtë nga njëra anë dhe me kokë e me një si grep |
| nga ana tjetër, që përdoret për të thurur çorape, triko |
| etj. (me dy ose me pesë të tilla). Shtiza të holla (të |
| trasha). Shtiza druri (kocke). Shtiza për çorape (për |
| triko). Një palë shtiza. Punoj me shtiza. |
| 3. Druri që lidh shtratin e qerres me zgjedhën, mashkulli |
| i qerres; dru i gjatë që bashkon trupin e parmendës me |
| zgjedhën. Shtiza e parmendës (e qerres). Rri mbi |
| shtizë. E ngre qerren me shtizë përpjetë (për ta |
| shkarkuar). |
| 4. Shkop i gjatë për të mbajtur flamurin. |
| 5. Vegël sportive që përbëhet prej një shkopi të gjatë e |
| me majë të mprehtë prej hekuri dhe që hidhet me vrull |
| nga atleti. |
| SHTRËNGESË |
| Vegël druri në trajtën e qeleshes, me të cilën |
| shtrëngohen qeleshet sheshe kur janë vënë në kallëp. |
| SHTRËNGUESE |
| Vegël a pjesë vegle që shërben për të shtrënguar |
| diçka. |
| SHTRYDHËS |
| Vegël a çdo mjet tjetër që shërben për të shtrydhur. |
| Vegël (makinë) shtrydhëse. Shtrydhëse mekanike. |
| Shtrydhëse limoni (domatesh). Shtrydhëse rrushi. |
| SHTYTËS |
| Vegël a pajisje që shërben për të shtyrë diçka. |
| Shtytës pneumatik. Shtytësi i furrës. Vë në veprim |
| shtytësin. |
| SHUL |
| 1. Dru i trashë e i fortë që u vihet tejetej kanateve të |
| portës nga prapa për t`i mbajtur mbyllur; vegël me një |
| shufër hekuri të lëvizshme, që shërben për të mbyllur |
| nga prapa derën ose një kanat të derës, të dritares, të |
| dollapit etj.; lloz. |
| 2. Vegël që hap e mbyll folenë e fishekut të |
| pushkës e të mitralozit ose grykën e topit nga ana ku |
| vihet predha dhe që ka gjilpërën për të goditur |
| kapsollën. Shuli i pushkës (i automatikut, i mitralozit). |
| Hap (mbyll) shulin. |
| SHEKE |
| 1. Enë druri e rrumbullakët e me madhësi të ndryshme, |
| që bëhet me dërrasa të ngushta të shtrënguara me |
| rrathë ose duke bashkuar dy gjysma të një trungu të |
| gdhendur përbrenda dhe përdoret për të mbajtur në të |
| bulmet, turshi, rrush etj.; vedër. |
| 2. Enë druri e vogël e me kapak, që e përdorin barinjtë |
| si kupë për bulmet. |
| SHINIK |
| Enë druri e rrumbullakët, që shërben si masë drithi dhe |
| që ka madhësi të ndryshme sipas krahinave (nxë nga |
| 25 deri në 110 okë); sasia e drithit që nxë një enë e tillë. |
| Një shinik misër. Dy shinikë grurë. |
| SHISHE |
| Enë prej qelqi, zakonisht e gjatë dhe me grykë të |
| ngushtë, që shërben për të mbajtur lëngje. |
| SHQILOK |
| Enë e vogël prej druri ku mbajnë shqilën për të zënë |
| djathë; sheke e vogël. |
| SHTAMBË |
| 1. Enë balte për ujë, e gjerë në mes, me grykë të |
| ngushtë dhe me një a dy veshë. |
| 2. Enë druri si shishe e gjerë, që përdorin |
| barinjtë për të marrë me vete qumësht a dhallë. |
| SHTERË |
| Enë guri e madhe për të shtypur kafe, guri i kafesë; |
| shtypës, havan për kripë etj. Rrah në shterë. |
| SHAPTILOGRAF |
| Makinë e posaçme që shërben për të riprodhuar në |
| shumë kopje një shkrim të shtypur më parë në një letër |
| dylli ose në një fletë të hollë alumini. Bojë shaptilografi. |
| Shumëzoj me shaptilograf. |
| SHFRYRËS |
| E çarë a pajisje e posaçme në një makinë, që lejon të |
| dalë jashtë ajri, gazi ose avulli i panevojshëm e i tepërt. |
| Shfryrësi i avullit. |
| SHIRËSE |
| Makinë shirëse. Shirëse drithi. Shirëset dhe korrëset. |
| SHKOQËS |
| Makinë që shërben për të shkoqur. Shkoqëse misri. |
| SHKRIFËS |
| Makinë që shërben për ta shkrifur pambukun; |
| makinë, e cila shkrifëron dheun që përdoret për |
| përgatitjen e formave në fonderi. |
| SHOSHITËS |
| Që shërben për të shoshitur. Makinë shoshitëse. |
| SHPËRNDARËSE |
| Që është bërë a që shërben për të shpërndarë diçka. |
| Makinë shpërndarëse. |
| SHTRËNGUES |
| Që shërben për të shtrënguar me forcë diçka. |
| Makinë shtrënguese. Vidhë shtrënguese. Rrip (zinxhir) |
| shtrëngues. |
| SHTRUES |
| Që shërben për të shtruar diçka. Makinë shtrues |
| SHTRYDHËSE |
| Që shërben për të shtruar diçka. Makinë shtruese. |
| SHTYPËS |
| Që shërben për të ngjeshur, për të thërrmuar a për |
| të shtrydhur. Makinë shtypëse. |
| SHYTË |
| Kamion që nuk e ka pjesën e përparme të dalë, |
| kamion me turi të shtypur. Makinë shytë. |
Lista e sendeve Sh
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment