| SAJË |
| Mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy |
| drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga |
| poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që |
| tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi |
| dëborë ose mbi tokë të rrafshët; lodër fëmijësh e |
| ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart |
| mbi dëborë, rrëshqitëse. Sajë me qen (me kuaj). |
| Tërheq sajën. Rrëshqet me sajë. Hipi në sajë. Udhëtoi |
| me sajë. Mban dru me sajë. |
| SATËR |
| 1. Thikë e madhe dhe e gjerë që përdoret për të prerë |
| a për të grirë mishin, hanxhar. Satëri i kasapit. Presin |
| mishin me satër. Mpreh satërin. |
| 2. Lloj sëpate me teh të gjerë, që përdorej si armë a si |
| mjet për t'u prerë kokën të dënuarve me vdekje. I vunë |
| (i shkuan) në satër i vranë, u prenë kokat. |
| 3. Thikë e shkurtër pa majë që përdorin për të grirë |
| gjethet e duhanit. |
| SENDËRGJI |
| Diçka e krijuar me mjete të stërholluara, jo në mënyrë të |
| natyrshme e të vetvetishme; mjet i sajuar për të |
| zëvendësuar diçka të natyrshme ose për të mbuluar |
| ndonjë cen trupor etj.; sajim. |
| SIRENË |
| Pajisje që lëshon tinguj të mprehtë e të vazhdueshëm |
| dhe që përdoret si mjet për të dhënë alarmin, për të |
| paralajmëruar ose për të njoftuar diçka. |
| SKI |
| Mjet për të rrëshqitur mbi borë, i përbërë nga dy rripa |
| të gjatë e të lëmuar prej dërrase a prej lënde tjetër, që e |
| kanë majën e përparme të kthyer lart e që mbërthehen |
| pas këpucëve. |
| SPILAR |
| 1. Mjet për të zënë peshk, në trajtë të një shporte që ka |
| përfundi një rrjetë. |
| 2. Batinë, grackë. |
| STILOGRAF |
| Mjet për të shkruar, i përbërë nga një gyp që mbushet |
| me bojë dhe nga një majë pene prej metali, tek e cila |
| boja shkon vetiu. |
| SKARË |
| 1. Përdorëse kuzhine e përbërë nga disa shufra të holla |
| hekuri, mbi të cilat piqet në prush mish ose peshk ose |
| theket buka. Qofte të skarës. Pjek (thek) në skarë. |
| 2. Shufra hekuri ose pllaka me të çara për së gjati, mbi |
| të cilat digjen drutë a qymyri në një furrë. Skara e |
| furrës. I ndërroi skarën. |
| 3. Përdorëse prej shufrash metalike, që i vihet prapa |
| biçikletës për të mbajtur sende të vogla. E vuri në skarë. |
| 4. Rrjetë e trashë prej shufrash metalike që vihet për të |
| ndaluar kalimin e gjërave të ndryshme të një farë |
| madhësie nga një vend në një tjetër më poshtë. |
| SATELIT |
| Pajisje me vegla dhe aparatura të posaçme, e |
| lëshuar në orbitë rreth Tokës ose një trupi tjetër qiellor |
| për qëllime shkencore, për vëzhgime, për ndërlidhje etj. |
| Satelit artificial. Satelit televiziv. Orbita e satelitit. |
| SEMAFOR |
| Pajisje e posaçme me drita me ngjyra të ndryshme, |
| që shuhen e ndizen, e cila vendoset në udhëkryqe ose |
| në stacionet e trenave për të rregulluar qarkullimin e |
| mjeteve, shenjëdhënës. Dritat (sinjalet) e semaforit. |
| Shtylla e semaforit. Ndizet drita e kuqe (e gjelbër) në |
| semafor. |
| SIGURESË |
| 1. Pjesë e një arme ose e një mekanizmi, që shërben |
| për të mos lejuar që të veprojë padashur e të sjellë |
| ndonjë pasojë të rrezikshme. Siguresa e pushkës ( e |
| mitralozit). |
| 2. Pajisje e posaçme, e përbërë nga një fill i hollë |
| me rezistencë të caktuar, e cila e ndërpret rrymën |
| elektrike kur vjen tepër e fuqishme ose kur bëhet një |
| qark i shkurtër. Fisheku i siguresës. Teli i siguresës. |
| Heq (vë) siguresat. U dogjën siguresat. |
| SINJALIZUES |
| Pajisje ose pjesë e një pajisjeje që shërben për të |
| dhënë sinjale. Sinjalizues me drita. Sinjalizues kushtrimi (alarmi). |
| SIRENË |
| Pajisje që lëshon tinguj të mprehtë e të vazhdueshëm |
| dhe që përdoret si mjet për të dhënë alarmin, për të |
| paralajmëruar ose për të njoftuar diçka. Sirena e |
| lokomotivës (e trenit). Sirenat e fabrikave. Zëri i sirenave. |
| SISTEM |
| Pajisje teknike e përbërë nga pjesë, vegla a makineri |
| të ndryshme, që janë të lidhura ndërmjet tyre dhe që |
| kryejnë një punë të caktuar; aparat, makinë etj. e |
| ndërtuar në një mënyrë të caktuar. Sistem |
| shumëpalësh. elektr. Sistem tokëzimi. elektr. Sistem |
| ngrohjeje. Sistem i shkarkimit të ajrit. Aeroplan (tren) i |
| një sistemi të ri. |
| SITË |
| 1. Përdorëse e përbërë nga një pëlhurë e hollë |
| mëndafshi ose një rrjetë e dendur teli, e mbërthyer në |
| një rreth druri dhe që shërben për të pastruar miellin |
| nga krundet a për të ndarë ëndën. Site mëndafshi (teli). |
| Sitë e imët (e dendur, e rrallë). Majë site miell i situr |
| mirë. E kalojnë miellin në sitë. E hodhi në site. Tundte |
| sitën. |
| 2. Rrjetë ose fletë metali me vrima të imëta, që |
| shërben për të ndarë diçka në një pajisje a mekanizëm; |
| rrjetë teli përmes së cilës kalohet rëra, llaçi etj. për t'i |
| pastruar. Sitat e makinës shirëse. Sita e llaçit. Sita e |
| aparatit të kafesë. I hoqi (i ndërroi) sitën. Pastruan |
| sitat. |
| SOBË |
| Pajisje për të ngrohur një dhomë ose për të gatuar, |
| zakonisht në trajtën e një kutie të madhe prej metali, |
| prej balte etj., me vendin për të ndezur zjarrin dhe me |
| qyngjet për të tërhequr tymin; stufë. Sobë ekonomike |
| sobë e madhe për të gatuar dhe me furrë për të pjekur. |
| Sobë me dru (me gaz, me qymyr). Sobë për ngrohje. |
| Qyngjet e sobës. Furra e sobës. Ndezi sobën. Rri afër |
| sobës. I hedh dru (qymyr) sobës. |
| SPËRKATËSE |
| Pompë a pajisje tjetër që shërben për të spërkatur |
| bimët, pellgjet me ujë të ndenjur etj. Përdorin spërkatëset. |
| SPINË |
| Mjet i thjeshtë për të lidhur me rrjetin elektrik një pajisje, |
| i përbërë nga dy kunja metalikë të ngulur në një kokë të |
| veçuar e të lidhur me përcjellësit e pajisjes. Spina e |
| radios (e televizorit, e hekurit). Fut (vë) spinën në |
| prize. Heq spinën. |
| STABILIZATOR |
| 1. Pajisje që përdoret për të mënjanuar lëkundjet e |
| tensionit dhe për t'iu dhënë rrymë të qëndrueshme |
| aparateve të ndryshme elektrike (televizorëve, radiove, |
| veglave matëse etj.). Stabilizatori i televizorit. Ndez |
| (shuaj) stabilizatorin. |
| 2. Pjesa fundore e një predhe ose e një rakete, e |
| përbërë prej disa fletësh, që shërben për të ruajtur |
| drejtimin gjatë lëvizjes. |
| SAHAT |
| 1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet |
| nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e |
| ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, mbi të cilën |
| rrotullohen akrepat e mekanizmit; orë. |
| 2. Vegël për të matur sasinë e energjisë elektrike |
| që shpenzohet a sasinë e diçkaje tjetër që rrjedh; |
| njehsor. Sahat elektriku. Sahati i ujit. |
| SALDATOR |
| Vegël që shërben për të salduar. Saldator elektrik. |
| Saldator me oksigje |
| SËPATË |
| 1. Vegël dore prej hekuri me teh të mprehtë nga njëra |
| anë, me mykë nga ana tjetër dhe me një vrimë ku futet |
| bishti prej druri, e cila përdoret për të prerë dhe për të |
| çarë dru. Sëpatë latore. Sëpatë qafëgjatë. Sëpatë e |
| mprehtë. Sëpatë e lashtë prej guri (prej bronzi). Presa |
| e sëpatës. Tuni i sëpatës. Myka e sëpatës. Qafa e |
| sëpatës. Bishti i sëpatës. Sëpata e druvarit. Mpreh |
| sëpatën. Pres (çaj, shkurtoj) dru me sëpatë. Gdhend |
| (trupoj) me sëpatë. I ra me sëpatë. |
| 2. Vegël e tillë me qafë e me bisht të gjatë, që përdorej |
| si armë lufte dhe për t'u prerë kokat të dënuarve me |
| vdekje. Luftëtar me sëpatë. Sëpata e xhelatit. |
| SËPATË-DALTË |
| Vegël dore prej hekuri dhe me bisht prej druri, e cila ka |
| teh të mprehtë nga njëra anë e majë si të daltës nga |
| ana tjetër. |
| SFURK |
| Vegël bujqësore prej druri a prej hekuri, me dy deri |
| katër dhëmbë të gjatë dhe me bisht druri, që përdoret |
| për të mbledhur a për të ngritur barin, ferrat, plehun etj |
| SIZMOGRAF |
| Vegël e posaçme që shërben për të shënuar lëkundjet |
| e kores së tokës a të një trupi tjetër qiellor nga tërmetet |
| ose shpërthimet. Shigjeta e sizmografit. Shiriti i |
| sizmografit. |
| SKELË |
| 1. Vegël e samarpunuesve për të ndrequr shpatullat e |
| samarit sipas kurrizit të kafshës. |
| 2. Armaturë e përkohshme prej trarësh e |
| dërrasash ose prej gypash metalikë të lidhur, që ngrihet |
| rreth një ndërtese a një ndërtimi tjetër dhe që shërben |
| për të mbajtur punëtorët e materialet, kur ngrihen ose |
| suvatohen e lyhen muret e larta. |
| 3. Pjesë e ngritur, e ndërtuar me trarë e dërrasa, që |
| shërben si mbështetëse për diçka a për të sharruar |
| trupat. |
| SKUADËR |
| Vegël e thjeshtë në trajtën e një trekëndëshi kënddrejtë, |
| që përdoret për të vizatuar kënde të drejta ose për të |
| matur nëse një kënd është i drejtë (zakonisht në |
| ndërtim). E vuri në skuadër e kontrolloi dhe e bëri që të |
| jetë si kënd i drejtë. |
| SKUPË |
| Vegël në trajtë të një dalte të kthyer e me dorezë, që |
| shërben për të gdhendur lugë druri; lugës. |
| SONDË |
| 1. Pajisje për të bërë shpime të thella në tokë, që ka si |
| pjesë kryesore një shtagë metalike me një kokë të |
| posaçme dhe që zakonisht rrotullohet nga një motor. |
| Sondë shpimi (kërkimi). Kullat e sondave. Ngritën |
| sondën. |
| 2. Vegël mjekësore në trajtën e një gypi të hollë, |
| që futet brenda një organi të trupit për të hetuar një |
| sëmundje ose për qëllime mjekimi. |
| 3. Pajisje e posaçme, që lëshohet në ujë ose që |
| ngrihet në ajër me balonë për qëllime studimi. U shuan |
| një sondë. |
| SOVAJKË |
| 1. Pjesë e vegjës së endjes, në trajtën e një druge të |
| çarë në mes dhe brenda me një bosht me fillin e indit, të |
| cilin e kalon nëpër fijet e majës; drugë, mëqik. Mbushi |
| (ndërroi) sovajkën. Vete e vjen si sovajkë. |
| 2. Vegël e makinës qepëse, në të cilën futet një rrotë e |
| vogël me perin që kalon nga poshtë gjatë qepjes. |
| SQEPAR |
| Vegël dore e zdrukthëtarëve dhe e muratorëve, e |
| përbërë prej një pllake të metaltë me teh të kthyer nga |
| njëra anë e me mykë si çekan nga ana tjetër dhe me |
| bisht të shkurtër druri, që përdoret për të gdhendur, për |
| të ngulur e shkulur gozhdë etj. Bishti i sqeparit. Gdhend |
| me sqepar. |
| STETOSKOP |
| Vegël e përbërë nga një gyp i hollë, i degëzuar për të |
| dy veshët, me të cilën mjeku dëgjon zhurmat e |
| kraharorit për të hetuar sëmundjet e mushkërive e të |
| zemrës. |
| SAFË |
| Enë teneqeje a metali si gotë e madhe e me vegjë, që |
| përdoret për të marrë ujë ose për të pirë. |
| SAHAN |
| Enë gjelle prej bakri si pjatë e thellë, çanak, misur; sasia |
| e gjellës që nxë kjo enë. |
| SAKSI |
| Enë e vogël prej balte me fund më të ngushtë se kreu, e |
| cila përdoret për të mbjellë e për të rritur lule; vazo lulesh. |
| SAMOVAR |
| Enë e veçantë prej metali për të zier ujë, zakonisht për |
| çaj, me lëfyt dhe me një gyp të gjatë në mes, i cili |
| mbushet me prush. |
| SAPLLAK |
| Enë prej teneqeje, alumini, zinku etj., me vegjë, që |
| përdoret për të pirë a për të marrë ujë a lëngje të tjera; |
| sasia që merr kjo enë; safë. Sapllak alumini (teneqeje). |
| Sapllak me ujë (me dhallë, me qumësht). |
| SEFERTAS |
| Tri-katër enë metali të vëna njëra mbi tjetrën, që |
| shtrëngohen bashkë me një dorezë dhe që përdoren |
| për të mbajtur disa gjellë e për t'i çuar nga një vend në |
| tjetrin; secila nga këto enë. Sefertas me katër enë. I |
| solli (i shpuri) gjellët me sefertas. |
| SERGJEN |
| Dërrasë e ngushtë, e vendosur brinjazi gjatë murit për |
| të vënë enë kuzhine e sende të tjera; raft i hapur me |
| disa dërrasa, i vendosur pranë murit. Sergjen i enëve. I |
| vënë në sergjen. Ra nga sergjeni. |
| SIFON |
| Gyp i lakuar me dy krahë, me gjatësi të ndryshme, që |
| shërben për të kaluar një lëng nga një enë e vendosur |
| më lart në një enë të vendosur më poshtë ose për të |
| kaluar ujë a një lëng tjetër nga një vend më i lartë në |
| një më të ulët, aty ku nuk bëhet dot kanal. |
| SINI |
| Enë e nderë prej bakri si tepsi e cekët me anë pak të |
| ngritura, që përdoret për të pjekur lakrorë, byrekë etj.; |
| enë e tillë që përdorej për të shtruar bukën e gjellën, si sofër. |
| SKUPËS |
| Lloj sqepari me tehun të përkulur si lug, që përdoret për |
| të gdhendur enë prej druri; sqepar lugës, qeser. |
| SUSAK |
| Enë për të marrë ujë, e bërë nga kungulli ujës, duke |
| e tharë e duke e gërryer këtë nga brenda. |
| SKREPER |
| Makinë ose traktor me një kovë të madhe, që gërryen |
| dheun ose merr një lëndë tjetër dhe e mbart deri në një vend. |
| SUVATUESE |
| Që shërben për të suvatuar. Makinë suvatuese. |
| SYPRINË |
| Makinë për qepjen e syprinave. |
Liste enesh S
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment