| TAPË |
| 1. Lëndë shumë e lehtë, që nxirret nga lëkura e disa |
| drurëve (sidomos nga një lloj lisi) dhe që përdoret për |
| shtupa, për shollë këpucësh, për rrjetat e peshkimit etj.; |
| një copë nga kjo lëndë. |
| 2. Shtupë mbyllëse zakonisht për shishe, që bëhet nga |
| kjo lëndë ose prej druri, prej gome, prej plastike etj. |
| Tapë druri (llastiku). Tapa e shishes (e shtambës, e |
| bucelës). Nxjerrëse tapash. I hoqi (i vuri) tapën. Mbyll |
| me tapë. I ka dalë tapa. |
| 3. Mjet shpëtimi nga mbytja, që zakonisht lidhet në mes |
| si brez dhe që përbëhet prej kësaj lënde ose prej një |
| lënde tjetër të lehtë. Tapë shpëtimi. I hodhi tapën. |
| Ngjeshi tapën në brez. |
| TELEFERIK |
| Mjet për mbartjen e udhëtarëve ose të lëndëve të |
| ndryshme nga një vend në një vend tjetër, zakonisht në |
| vise malore, që përbëhet nga një kabinë a mbartëse |
| tjetër e madhe, e cila lëviz në ajër me ndihmën e një |
| makaraje, e varur në një litar prej metali. Teleferik për |
| udhëtarë (për mallra). Hipi në teleferik. |
| Udhëtoi (u ngjit) me teleferik. |
| TRAP |
| Mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar zakonisht me trungje |
| të lehtë ose me dy lundra të vogla, mbi të cilat |
| mbërthehen dërrasa që formojnë një shesh të gjerë; |
| trung druri ose disa dërrasa të lidhura bashkë, me të |
| cilat kalohet një lumë, një liqen etj. Trap i madh. Nget |
| trapin. E kaloi lumin me trap. I ngarkoi në trap. |
| TREN |
| Mjet udhëtimi e transporti, që përbëhet nga një |
| lokomotivë e nga disa vagonë dhe që ecën mbi binarë |
| të hekurt. Tren elektrik. Tren veror. Tren ndërkombëtar. |
| Tren i blinduar. Tren i posaçëm. Treni i mbrëmjes. Tren |
| udhëtarësh (mallrash). Fishkëllima e trenit. Lëvizja e |
| trenave. Stacioni i trenit. Hipi në tren. Udhëtojnë me |
| tren. Zbriti nga treni. |
| TRIÇIKËL |
| Motoçikletë ose mjet tjetër me tri rrota. Hipi në triçikël. |
| Mbart me triçikël. |
| TAST |
| Pllakë e vogël në trajta të ndryshme në një |
| aparat, në një pajisje etj., e cila, kur e shtypim, vë në |
| punë këtë aparat a një pjesë të tij; doreza me kokë në |
| aparatin mors, që e rrahim për të dhënë shenjat e |
| alfabetit në telegrafi. Tastet e makinës së shkrimit. |
| TELEFON |
| Lloj i ndërlidhjes me tel e me rrymë elektrike, që bëhet |
| ndërmjet dy njerëzve, të cilët ndodhen larg njëri-tjetrit; |
| aparat i posaçëm me numra dhe me një dorezë, që |
| shërben për të vendosur lidhjen, për të folur dhe për të |
| dëgjuar; aparati dhe pajisjet e tjera që shërbejnë për |
| këtë lloj ndërlidhjeje. Telefon automatik. |
| TELEVIZOR |
| Aparat i posaçëm që ka ekran e punon me rrymë |
| elektrike e me antenë, që ka edhe pajisjet e radios për |
| zërin dhe që shërben për të dhënë pamje e figura të |
| ndryshme. Televizor bardhezi (me ngjyra). Televizor |
| me gjysmë-përçues. Ekrani i televizorit. Antena |
| (llambat) e televizorit. |
| TENSION |
| Aparat për matjen e tensionit. |
| TRANSFORMATOR |
| Aparat që shërben për të ngritur a për të ulur tensionin |
| e rrymës elektrike ose për ta matur atë. Transformator |
| rritës (zbritës). Transformator matës. |
| TREFAZOR |
| Që ka tri faza, që punon me tri faza ose që është bërë |
| për rrymë me tri faza; që vjen me tri faza. Aparat |
| trefazor. Transformator trefazor. |
| TYMTHITHËS |
| Aparat që thith tymin e pluhurat. |
| TAPËNXJERRËSE |
| Përdorëse me një turjelë të vogël, që shërben për të |
| nxjerrë tapat e shisheve. |
| TEZGË |
| 1. Tryezë e veçantë, e gjatë dhe e hapur përpara, që |
| vendoset brenda ose jashtë dyqanit dhe mbi të cilën |
| vihen mallrat që shiten; pjesë e hapur e karrocës së |
| dorës për të shitur plaçka a ëmbëlsira. Shiste me tezgë. |
| Doli me tezgë. Vuri mallrat në tezgë. E kishte mbushur |
| tezgën plot. |
| 2. Përdorëse e përbërë prej disa dërrasash të |
| mbërthyera në dy drunj, që mbahet nga dy veta për të |
| mbartur dhe, pleh, gurë, gëlqere a sende të tjera në |
| largësi jo të mëdha. Tezgë e madhe (e vogël, e lehtë, e |
| rëndë). Mbushi (zbrazi) tezgën. |
| TAKËM |
| Tërësia e sendeve, e pajisjeve etj. që shërbejnë për |
| të njëjtën gjë pajisje prej disa sendesh që përdoren për |
| një punë. Takëm i pasur (i vyer). Takëm shkrimi. |
| Takëmi i rrojës. Takëmi i kafesë (i çajit). Takëmi i kalit |
| pajimet e kalit (shala, freri, yzengjitë etj.). Takëmet e |
| ngrënies. Një takëm filxhanë (gota). Takëmi i shtëpisë |
| mobiliet e shtëpisë. |
| TAST |
| Pllakë e vogël në trajta të ndryshme në një |
| aparat, në një pajisje etj., e cila, kur e shtypim, vë në |
| punë këtë aparat a një pjesë të tij; doreza me kokë në |
| aparatin mors, që e rrahim për të dhënë shenjat e |
| alfabetit në telegrafi. Tastet e makinës së shkrimit. U |
| bie tasteve. Shtyp tastin. |
| TORNO |
| Makinë e ndërlikuar, me pajisje të nevojshme për prerje, |
| për gdhendje, për shpime etj:, që përdoret për të bërë |
| pjesë këmbimi e punime të tjera me faqe zakonisht të |
| rrumbullakëta nga copë prej metali, prej druri a prej një |
| lënde tjetër. Torno vertikale (horizontale). Torno |
| paralele. Torno për punime druri. Thika e tornos. |
| Reparti i tornos. Punon në torno. |
| TRANSISTOR |
| 1. Pajisje elektronike me përmasa të vogla, |
| që përbëhet nga tri pjesë gjysmëpërçuese dhe që |
| përdoret për të përforcuar rrymën elektrike, për të |
| përftuar lëkundje elektrike dhe për qëllime të tjera. |
| Aparat me transistorë. |
| 2. Radio e vogël me disa pajisje elektronike të |
| tilla, që punon me bateri dhe që mund të mbahet me |
| vete. Transistor xhepi. |
| TREKËMBËSH |
| Mbajtëse e përbërë nga tri këmbëza të hapura anash |
| e të mbërthyera sipër në një vend, që shërben për të |
| mbështetur në të një armë, një pajisje a diçka tjetër. |
| Trekëmbëshi i mitralozit. Trekëmbëshi i aparatit |
| fotografik. |
| TUB |
| Gyp prej metali, prej çimentoje, prej qelqi etj. i hapur |
| nga të dyja anët e me gjerësi të ndryshme, nëpër të cilin |
| kalojnë lëngjet, gazrat, avujt etj.; pajisje mjetesh e |
| aparatesh të ndryshme, që kanë trajtë të tillë. Tub i |
| thjeshtë. Tub tharës (thithës). Tub bashkues (ndarës). |
| Tub elektronik. Tub çimentoje (çeliku, eterniti, gize, |
| gome, teneqeje, xhami). Tub uji (ajri). Tub shkarkimi. |
| Tuba shpimi. Tuba nafte. Tuba sobe. Tubat e |
| ujësjellësit. Tub i teleskopit. Tubi i shikimit pjesa |
| kryesore e mikroskopit, e cila ka trajtën e një gypi. |
| Reparti i tubave. Ngjit (bashkoj) tubat. |
| TAKUES |
| Vegël, me anën e së cilës bëhet takimi i dy a më shumë |
| pjesëve të një makine, të një pajisjeje etj. për t'i vënë në |
| punë ato; çelës. Takuesi i kontrollit. Susta e takuesit. |
| TAMBUR |
| Vegël a pjesë makinash të ndryshme, në trajtë |
| të një cilindri dhe brenda zakonisht e zbrazët, që kryen |
| një punë të caktuar. |
| TELESKOP |
| Vegël e posaçme, me thjerrëza të mëdha e me pasqyra, |
| që zmadhon shumë dhe që shërben për të këqyrur |
| trupat qiellorë e për të bërë vëzhgime të ndryshme |
| astronomike. Teleskop me pasqyrë. Shihet me teleskop. |
| TEODOLIT |
| Vegël e posaçme, e pajisur me dylbi, që përdoret në |
| gjeodezi, në astronomi, në artileri dhe në aviacion për të |
| matur këndet. Mat me teodolit. |
| TERMOMETËR |
| Vegël, që përbëhet nga një fushë e shkallëzuar dhe nga |
| një gyp i hollë qelqi me një fole në fund të mbushur me |
| zhivë ose me një lëng tjetër dhe që shërben për të |
| matur temperaturën. Termometër mjekësor. |
| Termometër me zhivë (me alkool). |
| TEZGJAH |
| Vegël prej druri ose makinë e posaçme me pajisjet e |
| nevojshme që përdoret për të endur pëlhurë, stof, |
| qilima etj.; vegjë, avlëmend. Tezgjah druri. Krehri i |
| tezgjahut. Reparti i tezgjahëve. Punëtorja e tezgjahut. |
| Pëlhurë tezgjahu. Punon me gjashtëmbëdhjetë tezgjahë. |
| TËRHEQËS |
| Vegël, pajisja a pjesë e një makinë, që shërben |
| për të tërhequr diçka. Tërheqësi i makarasë. |
| TOKMAK |
| 1. Vegël e madhe, që përbëhet prej një cope trungu të |
| rëndë e prej drurësh të mbërthyer paralel në dy anët e |
| tij dhe që përdoret për të thyer plisa në arë, për të |
| ngjeshur dheun etj. Koka e tokmakut. Shtypin (rrahin, |
| sheshojnë) tokën me tokmak. |
| 2. Çekan i madh hekuri që përdoret për të thyer gurë; |
| çekan i madh prej druri, që përdoret për t'i rënë pykës |
| kur çajmë dru, për të thyer plisa etj.; vare. Thyejnë |
| gurët me tokmak. |
| 3. Dru i rëndë, i rrumbullakët dhe i gdhendur, me të cilin |
| qeleshepunuesi i bie dredhës së harkut kur lënuret |
| leshi. E rreh me tokmak. |
| 4. Çekan i madh druri që përdor samarpunuesi maj. |
| 5. Dorëz a goditëse e metaltë, e vendosur në derë, që |
| shërben për të trokitur. |
| Trokiti me tokmak. I ra tokmakut. |
| 6. Kupac për të shtypur hudhra, arra etj. I shtypi në |
| tokmak. |
| TREDHËS |
| Vegël druri në trajtë bige ose shul me një lak, që |
| përdoret për të tredhur demat, deshtë e cjeptë. I vuri |
| tredhësin. |
| TREGUES |
| Vegël, aparat etj., që tregon diçka; shigjetë e |
| lëvizshme zakonisht mbi një fushë të shkallëzuar, që mat |
| një forcë, në sasi etj. ose që tregon drejtimin e një |
| lëvizjeje. Treguesi i drejtimit. Treguesi i vajit (i |
| karburantit). Treguesi i shtypjes (i trysnisë). Treguesi i |
| shpejtësisë. |
| TROKASHKË |
| Vegël druri në mullinjtë e ujit a në mokra, që fërkohet |
| pas gurit të blojës, tund lugun dhe rrëzon ca nga ca |
| kokrrat e drithit nga lugu në gurët; çakalle. Trokashka e |
| mullirit. Zhurma e trokashkave. |
| TROKULL |
| Vegël e thjeshtë për të shtrydhur ullinjtë dhe për të |
| nxjerrë vajin; mulli vaji. |
| Më parë ullinjtë i shtrydhnin me trokull. |
| TRUNG |
| Vegël a mjet që ka trajtën e një gypi të drejtë ose |
| të një boshti. |
| TURJELË |
| 1. Vegël për të hapur vrima në dru e në metale e në |
| sende të tjera të forta, që përbëhet nga një shufër |
| çeliku, zakonisht e përdredhur rreth vetes, me vjaska të |
| thella e me majë të mprehtë dhe që rrotullohet me anë |
| të një doreze ose me makinë. Turjelë e madhe. Turjelë |
| dore. Turjelë druri (hekuri). Turjela e sondës. Makinë |
| me turjelë. Shpoj (hap) vrima me turjelë. Iu ngul si |
| turjelë. |
| 2. Vegël dore e vogël, që përbëhet nga një tel i |
| spërdredhur ose nga një shufër metali me vjaska e nga |
| një dorezë dhe që përdoret për të nxjerrë tapat e |
| shisheve; nxjerrëse tapash. E nxori tapën me turjelë. |
| TYMËSE |
| Vegël për të bërë tym, që ka një si gjyryk, prej lëkure |
| dhe që e përdorin bletërritësit për të larguar bletët nga |
| zgjoi. Gryka të tymëses. I nxjerrin bletët me tymëse. |
| TABAKA |
| Enë e sheshtë, e nderë si sini, në trajta të ndryshme, |
| zakonisht me mbajtëse a me doreza në dy anët, që |
| përdoret për t'u nxjerrë miqve kafe, pije etj. |
| TAKETUKE |
| Enë e vogël në trajta të ndryshme, që shërben për të |
| lënë në të bishtat e cigareve dhe për të shkundur hirin e |
| duhanit. Taketuke duhani. Taketuke qelqi (balte, |
| metali, porcelani). Zbraz (pastroj) taketuken. Shuaj |
| cigaren në taketuke. Shkund hirin në taketuke. |
| TAS |
| Enë e thellë dhe e rrumbullakët, në madhësi të |
| ndryshme, prej balte, prej metali etj., që përdoret për |
| gjellë, për bulmet ose për ushqime të tjera; sasia sa nxë |
| një enë e tillë. |
| TAVË |
| Tepsi metali a balte, zakonisht e rrumbullakët dhe e |
| thellë, që përdoret për të pjekur mish a gjellë tjetër në |
| furrë; gjella që piqet në këtë enë; |
| TEMJANICË |
| Enë e metaltë në trajtë të një kupe, me tre zinxhirë të |
| hollë të bashkuar sipër në një dorëz, që shërben për të |
| djegur temjanin në kishë (në vendet ku vepron kisha e |
| krishterë). |
| TENXHERE |
| Enë prej metali si kusi me kapak, që shërben për të zier |
| gjellë, për të ngrohur e për të valuar ujë e lëngje të |
| tjera; gjella a diçka tjetër që është në këtë enë; gjellë, |
| ujë, qumësht etj. sa nxë kjo enë. |
| TEPSI |
| Enë e madhe bakri ose alumini, e rrumbullakët dhe e |
| sheshtë, me buzë të ngritura katër pesë gisht, që |
| shërben për të pjekur në furrë a në saç bukë, mish e |
| gatesa të tjera; gatesa e pjekur në këtë enë |
| TERMOS |
| Enë e posaçme me dy shtresa me hapësirë pa ajër në |
| mes, që shërben për të ruajtur për një kohë të gjatë ujë, |
| lëngje a ushqime në atë temperaturë, në të cilën i |
| shtiem në të. |
| TERPLOTE |
| Lopatë e gjerë prej druri, që përdoret zakonisht për të |
| hedhur drithin në erë, kur duam ta pastrojmë; lopatë e |
| vogël, e lugët, që përdoret për të marrë nga thesi a nga |
| një enë tjetër sheqerin, miellin, orizin, kripën etj. |
| TIGAN |
| Enë e metaltë, e rrumbullakët, me fund të sheshtë, me |
| buzë të ngritura dhe me një bisht të gjatë, që përdoret |
| për të skuqur vajin a gjalpin, qepën, mishin, vezët etj. |
| TREÇEREKËSHE |
| Enë që nxë tri të katërtat e një mase (të okës, të litrit etj.). |
| TUNDËS |
| Enë druri e gjatë dhe e ngushtë, me fund pak më të |
| gjerë se gryka, në të cilën rrahin qumështin ose kosin |
| për të nxjerrë gjalpin; dybek; shkop i gjatë prej druri me |
| një rrotëz në fund, me të cilin rrahin qumështin a kosin |
| në këtë enë, filiç. |
| TELETAJP |
| Aparat telegrafik, që i shtyp shkronjat me makinë |
| shkrimi të tipit me tastierë; lloj ndërlidhjeje e vendosur |
| me aparate të tilla. Punëtorët e teletajpit. Jep (lidhet) |
| me teletajp. |
| TELËZUES |
| Që telëzon, që shërben për të bërë telëzimin. Makinë |
| telëzuese. |
| TJERRËSE |
| Që shërben për të tjerrë; që tjerr. Makinë tjerrëse. |
| TORNO |
| Makinë e ndërlikuar, me pajisje të nevojshme për prerje, |
| për gdhendje, për shpime etj:, që përdoret për të bërë |
| pjesë këmbimi e punime të tjera me faqe zakonisht të |
| rrumbullakëta nga copë prej metali, prej druri a prej një |
| lënde tjetër. Torno vertikale (horizontale). Torno |
| paralele. Torno për punime druri. Thika e tornos. |
| TRAKTOR |
| Makinë e rëndë bujqësore, me zinxhirë ose me rrota të |
| mëdha, me një a me disa plugje, që përdoret për të |
| punuar tokën, për të hapur vija të thella në ara, për të |
| tërhequr makina të tjera bujqësore etj. Traktor i vogël (i |
| madh). Traktori i parë shqiptar. Zinxhirët e traktorit. |
| Zhurma e traktorit. Gumëzhin traktori. E punojnë tokën |
| me traktor. Shkul rrënjët me traktor. |
Llojet e sendeve T
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment