| CISTERNË |
| 1. Rezervuar i madh prej metali, zakonisht në trajtë |
| cilindri të zgjatur, që shërben për të mbajtur lëngje (ujë, |
| naftë etj.). Cisternë nafte. Cisternë uji. |
| 2. Anije, vagon ose mjet tjetër me një rezervuar të madh |
| prej metali për të mbartur lëngje (ujë, naftë etj.). Anije |
| cisternë. Vagon cisternë. Aeroplan cisternë. |
| CENTRIFUGË |
| Aparat që përdoret për të ndarë mekanikisht një lëndë |
| ose për të hequr ujin nga një send a nga një përzierje |
| me anë të rrotullimeve të fuqishme. Centrifugë sheqeri |
| (mjalti). Centrifugë e makinës larëse. |
| CIKLON |
| Aparat i posaçëm, që shërben për të pastruar |
| ajrin a një gaz, duke thithur grimcat ose pluhurin me anë |
| të forcës qendërikëse. |
| CENTRUES |
| Që shërben për të centruar diçka. Pajisje centruese. |
| Bosht centrues. Majë centruese. |
| CAPINË |
| Vegël prej metali, me majë hekuri të kthyer pak e me |
| bisht të gjatë, që përdoret për të tërhequr rrëshqanë |
| dhe për të rrokullisur trupat e drurëve. I nguli capinën |
| trungut të pishës. |
| CENTRUES |
| Pajisje që shërben për të centruar një vegël etj. ose për |
| të ngulitur në qendër një figurë. Centrues optik. |
| CILINDËR |
| 1. Pjesë ose vegël e një makinerie në trajtë të një |
| trungu a gypi të rrumbullakët, të prerë rrafsh në të dy |
| anët. Cilindër i dhëmbëzuar. Cilindër i drunjtë (i |
| metaltë). Mulli me cilindër. |
| 2. Pjesë metalike e rrumbullakët e një motori me |
| avull ose me djegie të brendshme, në të cilën lëviz |
| pistoni. Cilindër me avull. Cilindër me trysni të ulët. |
| Motor me dy cilindra. |
| CIKLOSTIL |
| Makinë shtypi e thjeshtë, që përdoret për të |
| shumëzuar shkrime dhe që zakonisht rrotullohet me |
| dorë. Letër (bojë) ciklostili. Shtyp në ciklostil. |
| COPËTUESE |
| Makinë që shërben për të copëtuar lëndë të ndryshme. |
| Copëtuese e zakonshme. Copëtuese qymyri. |
| Copëtuese frutash. Makinë copëtuese. |
| CEKE |
| Enë e cekët; xhezve e vogël kafeje, që nxë vetëm një |
| filxhan ujë. |
| CINGO |
| Pjatë ose enë tjetër që është bërë |
| prej metali të smaltuar; broke uji. |
| CINGORE |
| Pjatë e thellë prej cingoje; enë prej cingoje. |
Lista e veglave C
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment