| GATUESE |
| Mjet për të gatuar a për të ngjeshur brumin. Gatuese |
| brumi brumëgatuese. |
| GRACKË |
| Mjet i ndërtuar në mënyra të ndryshme, që përdoret |
| për të zënë kafshë të egra, zogj, minj etj.; kurth, çark. |
| GREP |
| Copë e vogël teli të fortë, me majë të mprehtë si |
| shigjetë e të kthyer si grremç, që lidhet në fund të një |
| spangoje a filli tjetër të hollë dhe përdoret si mjet për të |
| zënë peshk. Grep çeliku. Grep me një majë (me dy |
| maja). Si grep. Peshkoj me grep. |
| GRREMÇ |
| Copë hekuri me majë të kthyer, që shërben për të |
| kapur a për të varur diçka, kanxhë; kërrabëz e vendosur |
| në mur, ku varen sende të ndryshme; pjesë e vogël, e |
| mbetur në një dru nga një degë e hollë që është këputur. |
| GURTH |
| Mjet i thjeshtë i ndërtuar me dy rripa të vegjël |
| dërrase, të mbërthyer kryq, që përdoret për të dredhur fije peri. |
| GALVANOMETËR |
| Aparat që shërben për të matur fuqinë e rrymave të |
| dobëta elektrike. Galvanometër shkollor. Galvanometër |
| me pasqyrë. |
| GAZMATËS |
| Aparat për të matur sasinë e gazit të harxhuar për |
| ngrohje, për ndriçim etj. |
| GAZOGJEN |
| Aparat për të prodhuar me karbit një lloj gazi që |
| përdoret për ngjitjen e metaleve; aparat në të cilin një |
| lëndë djegëse e ngurtë kthehet në gaz nëpërmjet |
| djegies së pjesshme e të ngadaltë. Përdorimi i |
| gazogjenit. Motor me gazogjen. |
| GAZHEDHËSE |
| Aparat i posaçëm për të hedhur a për të lëshuar gaz në |
| rast lufte. |
| GRAMAFON |
| Aparat për riprodhimin e muzikës a të tingujve me disqe. |
| Pllaka gramafoni. Gjilpëra gramafoni. Koka e |
| gramafonit. Radio me gramafon. Vë (dëgjoj) |
| gramafonin. |
| GRUMBULLUES |
| Aparat që shërben për grumbullimin e diçkaje; |
| pjesë e një mekanizmi a makinerie që grumbullon diçka. |
| Grumbullues energjie. Grumbullues i gazrave (i avullit). |
| Grumbullues kashte. |
| GARRAVARRE |
| Përdorëse e përbërë nga një bisht i gjatë prej druri me |
| një copë dërrasë në trajtë trekëndëshi të mbërthyer |
| pingul në majë, që shërben për të nxjerrë hirin nga |
| furra, për të mbledhur plehrat etj. duke e hequr zvarrë. |
| Mbledh me garravarre. |
| GAZOMETËR |
| Enë a pajisje laboratorike e mbushur pjesërisht me |
| ujë, në të cilën prodhohet ose grumbullohet e ruhet gazi |
| dhe matet sasia e tij. |
| GYP |
| Cilindër prej metali, prej qelqi, prej çimentoje etj. me |
| përmasa të ndryshme, i zbrazët përbrenda dhe i hapur |
| nga të dyja anët ose nga njëra anë, që përdoret si mjet |
| a si pajisje në mekanizma e aparate të ndryshme për të |
| kaluar lëngjet, gazet, avujt etj.; pajisje e tillë me këtë |
| trajtë; tub. Gyp i drejtë (i kthyer). Gyp uji. Gyp sobe. |
| Gypi i gazeve. Gyp xhami (teneqeje, llastiku). Gypi i |
| teleskopit. Gypi i llambës. |
| GANË |
| Vegël metalike në trajtën e një lugu me majë të |
| mprehtë, që përdoret për të gërryer a për të gdhendur |
| drurin; gërryes druri. |
| GARDHËNOR |
| Vegël dore, e kthyer si drapër dhe me majë të |
| mprehtë, që shërben për të hapur vanat e fuçive, të |
| bucelave etj. Hap me gardhënor. |
| GDHENDËS |
| Vegël me teh të mprehtë (daltë etj.) që përdoret për |
| të gdhendur diçka; mjet gdhendës. |
| GËRHANË |
| Vegël e thjeshtë prej druri që ka dy furça të mëdha |
| me dhëmbë të metaltë e që përdoret për të krehur a për |
| të shkrifur leshin; secila prej këtyre furçave; krehër leshi |
| a liri. Gërhanë leshi (liri). Dhëmbët e gërhanës. |
| GËRMESË |
| Vegël për të gërmuar. |
| GËRSHËRË |
| Vegël e përbërë nga dy krahë të mprehtë çeliku, që |
| lëvizin të kryqëzuar rreth një boshti të përbashkët për të |
| prerë pëlhurë, letër, llamarinë etj. ose për të krasitur |
| pemët. Gërshërë e vogël (e madhe). Gërshërë flokësh. |
| Gërshërë rrobaqepësish. Gërshërë thonjsh. Gërshërë për |
| krasitje. Gërshërë për prerjen e metalit. Dorezat e gërshërës. |
| GËRRESË |
| Vegël metalike, me një dorëz a bisht druri, që |
| shërben për të gërryer a për të kruar diçka; gërryes. |
| GËRRYES |
| Vegël që përdoret si mjet për të gërryer diçka. Gërryes |
| druri (guri, metali). Gërryes dheu. Gërryes kungulli |
| rende. |
| GOMAREZ |
| 1. Vegël e tezgjahut në trajtë bige, së cilës i vihet |
| përsipër një peshë (zakonisht një gur), që shërben për |
| të mbajtur të tërhequra fijet gjatë endjes, kur i mbledhin |
| në shul; branë. |
| 2. Këmbalec druri, mbi të cilin mbështeten drutë për t’i |
| prerë a për t'i sharruar. Bëri një gomarez. Sharron |
| drurin në gomarez. |
| GONE |
| Vegël në trajtën e një këndi të drejtë ose të një |
| trekëndëshi kënddrejtë, që e përdorin muratorët për të |
| mbajtur drejtimin e qosheve të murit ose zdrukthëtarët |
| për të shënuar kënde a vija të drejta etj. Gone hekuri |
| (druri). Merr drejtimin me gone. |
| GOZHDAR |
| Vegël e hekurt për të bërë gozhdë. |
| GRABUJË |
| Vegël bujqësore me dhëmbë metalikë të kthyer dhe me |
| një bisht të gjatë prej druri, që shërben për të mbledhur |
| barin, kashtën etj.; krehër, dhëmbës. Mbledh me |
| grabujë (barin, kashtën, gjethet). |
| GAVETË |
| Enë e vogël prej alumini që përdoret nga ushtarët për të |
| ngrënë ushqimin kur janë në fushim. Gavetë ushtarake. |
| GAVIÇ |
| Enë e madhe prej druri ku hidhen kokrrat e rrushit, të |
| kumbullës etj. për t'i shtypur për verë a raki, koritë |
| rrushi;. Kade bulmeti. Gaviçi i rrushit. Gaviçi i djathit. |
| GAZANIK |
| Enë prej teneqeje për të mbajtur vajguri. |
| GËRRUALL |
| Enë e drunjtë si kade, që është bërë nga trungu i një |
| lisi të gërryer përbrenda dhe që përdoret për të mbajtur |
| drithë, miell etj. |
| GOBELLË |
| Enë e madhe për ujë; vedër e madhe. |
| GOTË |
| Enë e thellë prej qelqi, prej kristali etj., zakonisht në |
| trajtë cilindrike e pa dorezë, që përdoret për të pirë ujë, |
| verë etj.; një enë e tillë e vogël, shpesh edhe me një |
| fron, e cila përdoret për pije të ndryshme të forta (për |
| raki, konjak etj.); sasia e ujit a e pijes etj. që nxë kjo |
| enë. |
| GOVATË |
| Enë e madhe, jo shumë e thellë prej druri, prej llamarine |
| etj., me fund të sheshtë, që përdoret kryesisht për të |
| larë rroba; enë e tillë prej druri që përdoret për qëllime |
| të ndryshme (për t'i hedhur ushqim bagëtisë, për të |
| mbajtur llaç etj.). |
| GRYKJE |
| Enë uji me grykë të lartë e të ngushtë. |
| GËRMUES |
| Makinë gërmimi. |
| GËRSHETUES |
| Që thur diçka në trajtë gërsheti, që gërsheton fijet. |
| Makinë gërshetuese. |
| GËRRYES |
| Që ka vetinë të gërryejë; që përdoret për të gërryer |
| diçka; që gërryen. Lëndë gërryese. Mjet gërryes. |
| Makinë gërryese. Veti gërryese. Veprim gërryes. |
| GRIRËS |
| Makinë që shërben për grirjen e duhanit, të mishit, të |
| silazhit etj.; havan i posaçëm për të grirë duhanin. |
| Grirëse duhani. Grirëse mishi. Grirëse frutash. Grirëse silazhi. |
| GURTHYESE |
| Makinë për thyerjen a për copëtimin e gurëve. |
Lloje aparaturash G
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment