| THIKË |
| Mjet i vogël, me një presë të gjatë të metaltë e me një |
| dorezë prej druri a prej një lënde tjetër, që përdoret për |
| të prerë bukë, mish, pemë, perime, në mjekësi etj. |
| THEKËS |
| Përdorëse e posaçme me një rrjetë telash a thuprash |
| hekuri, që vihet mbi zjarr për të thekur bukën; |
| përdorëse e tillë që punon me elektrik. Thek në thekës. |
| THIKËMBAJTËSE |
| Pajisje që mban thikën (në një vegël, në një almise, në |
| një përdorëse etj.). |
| THYERËSE |
| Vegël e posaçme, që përdoret për të ndarë në copa më |
| të vogla një lëndë; përdorëse për të thyer pemët me |
| lëvozhg të fortë ose diçka tjetër të ngurtë. Thyerëse |
| arrash (bajamesh). Thyerësja e karbitit (e qymyrit). |
| THARËSE |
| Pajisje a makinë e posaçme ose vend i veçantë për të |
| tharë diçka me anë të nxehtësisë, me anë të erës etj. |
| Tharëse frutash. Tharëse rrobash. Tharëse flokësh. |
| Tharëse elektrike (diellore, natyrore). Tharëse misri |
| (bërsish, duhani, pambuku). Tharëse me ajrim. |
| THITHËSE |
| 1. Letërthithëse; përdorëse, në të cilën vihet kjo letër. |
| 2. Pajisje në trajtë pompe, e cila përdoret për të |
| tërhequr mbeturinat e papastërtitë që zënë gypat e ujit. |
| THADËR |
| Vegël prej metali, që njërën anë e ka si sqepar e |
| anën tjetër si daltë dhe që përdoret për të gdhendur |
| drurin a gurin ose për të shpuar brima në dru. |
| Gdhend (latoj) me thadër. |
| THARAKAC |
| Vegël bujqësore si çapë, që përdoret për të prashitur. |
| THUK |
| Enë prej guri; prej metali a prej druri, që përdoret për |
| të shtypur në të kafe, kripë etj., havan; guri i kafesë. |
| Thuk guri. Thuk druri. Shtyp (hudhrat, arrat) në thuk |
Lloje sendesh Th
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment