LARGHEDHËS
Që e hedh
larg predhën; që e hedh larg diçka. Armë
larghedhëse.
Artileri larghedhëse. Me fuqi larghedhëse.
LARGHEDHJE
1. Hedhja e
predhës a e diçkaje tjetër larg. Larghedhja e predhës.
2. Largësia
sa e hedh predhën një armë. Larghedhje e
madhe.
Larghedhja e një arme (e artilerisë).
LARTËSIM
Këndi i
lartësimit, këndi që formohet ndërmjet rrafshit horizontal dhe
drejtimit të
grykës së një arme për të shkuar predha në shenjën e
caktuar.
Mekanizmi i lartësimit.
LEGJION
1. Njësia
ushtarake themelore në ushtrinë romake,
që përbëhej
nga shumë kohorta dhe që kishte rreth
gjashtë mijë
luftëtarë këmbësorë e kalorës.
Legjionet
romake. Kohortat e legjionit.
2. Njësi e
veçantë e trupave sulmuese, e krijuar
nga disa
shtete të Evropës për të pushtuar vende të
tjera e për
t'i mbajtur popujt e tyre të nënshtruar me
anën e dhunës
e të terrorit. Legjionet fashiste (naziste).
Legjioni i
huaj njësi e tillë ushtarake, e formuar nga
Franca e nga
Spanja me mercenarë të kombësive të
ndryshme për
të shtypur popujt e kolonive.
LEGJIONAR
1. Luftëtar
i regjioneve romake. Legjionarët e Romës.
2. Ushtar i
një legjioni në disa vende të Evropës. Legjionarët e huaj.
LEHTË
Që ka
përmasa të vogla e fuqi jo shumë të
madhe dhe që
mund të lëvizë pa vështirësi; që është
pajisur me
armatim jo shumë të fuqishëm, që nuk ka
armatim të
rëndë. Traktor i lehtë. Artileri e lehtë. Top
(mitraloz) i
lehtë. Tank i lehtë. Bombardues i lehtë.
Këmbësori
(kalorësi) e lehtë.
LOJË
Stërvitje
luftarake, që kryhej nga forcat
ushtarake të
njësive të ndryshme sipas një plani të
organizuar
për të arritur një qëllim të caktuar.
Lojë
luftarake (operative). Loja e trupave.
LLOZ
Shuli i një
arme. Llozi i pushkës (i automatikut). Ia hoqi llozin.
Zbërthej
(mbërthej) llozin.
MADHOR
Që ka gradë
të lartë (në ushtritë që kanë
grada);
epror. Oficer madhor oficer me gradë nga
majori deri
te koloneli. Shtabi madhor.
MAJOR
Gradë
oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se
e kapitenit
dhe më e ulët se e nënkolonelit; oficeri që
mban këtë
gradë (në ushtritë që kanë grada).
Major i
këmbësorisë (i kalorësisë). Major i aviacionit.
MALOR
Që është i
përshtatshëm për krahinat malore,
që vepron në
male, i malit. Artileri malore.
MANOVËR
1. Lëvizja e
forcave ushtarake ose e anijeve në
fushën e
betejës për t'i dhënë armikut një goditje sa më
të fortë.
Manovër e shkathët. Manovër rrethimi
(për
krahëmarrje). Drejtimi (organizimi) i manovrës.
2. Veprime
taktike luftimi të trupave të
ndryshme
ushtarake në kohë paqeje, që bëhen për të
rritur
përgatitjen luftarake dhe gatishmërinë e tyre.
Manovra
ushtarake (tokësore, detare, ajrore).
Manovrat e
dimrit (e pranverës). Manovra të mëdha
manovra me
pjesëmarrjen e të gjitha llojeve të armëve.
MANOVROJ
Bëj manovra
në fushën e betejës.
MARESHAL
Grada më e
lartë në hierarkinë ushtarake; oficeri që
mban këtë
gradë (në disa ushtri që kanë grada).
Mareshal i
aviacionit. Gradat e mareshalit.
MARSH
Përdoret si
komandë zbatuese për fillimin e
ecjes së
ushtarëve ose të trupave. Para marsh!
MARSHIM
Lëvizja e
një njësie ushtarake nga një vend në
një tjetër
për të plotësuar një detyrë, duke qenë e
rreshtuar në
një mënyrë të caktuar
MARSHOJ
Eci me hap
të rregullt zakonisht sipas ritmit të një marshi.
Bëj një
marshim. Marshon batalioni (brigada). Marshojnë nëpër male.
MASKIM
Tërësia e
mjeteve dhe e mënyrave që përdoren
për të
maskuar trupat, armët, objektet ushtarake etj. që
të mos i
dallojë armiku. Përdor maskimin. Prish (heq) maskimin.
MASKOJ
E fsheh dikë
a diçka duke e mbuluar me degë
etj. që të
mos duket ose të mos zbulohet nga të tjerët;
MASKUAR
Që është
fshehur duke u mbuluar me degë etj.
për të mos u
diktuar a për të mos u zbuluar nga armiku.
Repart i
maskuar. Automjete të maskuara.
Pozicion i
maskuar. Rojë e maskuar.
MBËSHTET
Ndihmoj me
zjarr, me mjete luftimi ose me forca
të gjalla
një njësi ushtarake që lufton, duke
bashkëvepruar
me të; ndihmoj. Mbështeti sulmin e
këmbësorisë.
E mbështetën me artileri (me aviacion).
Mbështeti me
zjarr kompaninë.
MBËSHTETËS
Që shërben
për të mbështetur një njësi
ushtarake në
luftë. Repart mbështetës.
MBROHEM
1. Ruhem nga
sulmet e armikut, nga ndonjë kërcënim a
rrezik
tjetër; marr të gjitha masat e nevojshme që të mos
më ndodhë
ndonjë e keqe, të mos dëmtohem etj.
Mbrohemi nga
çdo rrezik. Mbrohemi me armë në dorë.
Mbrohej nga
kundërshtari. Mbrohem nga të ftohtët.
2. Organizoj
mbrojtjen dhe luftoj me armë kundër
armikut për
të kryer një detyrë luftarake; i qëndroj një
sulmi a
kundërsulmi armik. U mbrojtën me zjarr.
Në fillim u
mbrojtën, pastaj u hodhën në sulm.
MBROJ
1. Ruaj dikë
a diçka nga sulmet e armikut, nga ndonjë
kërcënim a
rrezik tjetër; kam kujdes për dikë a për diçka
dhe marr të
gjitha masat e nevojshme për ta ruajtur nga
ndonjë e
keqe, nga ndonjë dëmtim etj.
2. Organizoj
mbrojtjen dhe luftoj me armë kundër
armikut për
të ruajtur një pjesë toke, një vend të caktuar
etj., e mbaj
me luftë. Qytetin e mbrojtën disa brigada.
Mbrojtën
pozicionet.
MBROJTËS
Që lidhet me
mbrojtjen e vendit, që i përket
mbrojtjes; që
siguron mbrojtjen e vendit; që bëhet për
t'u mbrojtur
nga armiku. Ushtri mbrojtëse.
Fuqi
(aftësi) mbrojtëse. Luftë (taktikë) mbrojtëse.
Masa (mjete)
mbrojtëse. Vijë (punime) mbrojtëse.
MBROJTJE
Tërësia e
forcave të gjalla, e armëve dhe e
mjeteve që përdoren
për t'u mbrojtur nga armiku;
veprimtaria
që kryhet me këto forca e mjete për t'u
mbrojtur;
fusha e veprimtarisë dhe e organizimit
shtetëror,
që ka për detyrë të përgatitë njerëzit dhe të
sigurojë
mjetet për të mbrojtur vendin nga armiku.
Mbrojtja
popullore (civile). Mbrojtja tokësore (detare,
ajrore).
Mbrojtja bregdetare (kundërajrore). Mbrojtje e
fuqishme
(aktive, pasive). Mbrojtje unazore (rrethore).
Mbrojtja dhe
sulmi. Ministria e Mbrojtjes Popullore.
Këshilli i
Mbrojtjes. Shtabi i mbrojtjes. Forcimi i mbrojtjes.
MBROJTUR
Që është i
përgatitur për t`u mbrojtur kundër
armikut, që
ka mbrojtje të organizuar mirë. Vend i
mbrojtur.
Pozicion i mbrojtur.
MBULOJ
I bëhem dikujt mburojë a mbështetje në një
luftim; e
mbroj me zjarr që të mos dëmtohet nga armiku,
e ndihmoj me
zjarr. Mbuluan veprimet e batalionit.
E mbuluan me
artileri (me top, me mitraloz, me zjarr).
MBUSHËS
Ushtar që ka
për detyrë të mbushë armën me
predha.
Veprimet e mbushësit. Numëron, shënjuesi
dhe mbushësi
i topit.
MBUSHJE
Lënda
plasëse a shpërthyese, me të cilën
mbushen
fishekët, predhat minat etj. Mbushja e parë (e
dytë).
Mbushje bërthamore. Fishek pa mbushje. I heqin mbushjen.
MEKANIZUAR
Që është
pajisur me makina dhe me armë
automatike.
Forca të mekanizuara. Repart i
mekanizuar.
MËSIMOR
Që ka të
bëjë me mësimin ose me dhënien e mësimit;
Fishek
mësimor. Predhë mësimore.
MËSYJ
Hidhem në
sulm kundër armikut, bëj mësymje.
Mësyj
armikun. E mësynë befasisht. Mësyjnë si luanë.
MËSYMËS
1. Që bëhet
për të shpartalluar e asgjësuar armikun
plotësisht
me beteja të njëpasnjëshme, që bëhet si
mësymje.
Luftim (operacion) mësymës. Luftë mësymëse.
2. Që mësyn,
që merr pjesë në mësymje, sulmues.
Forcat
mësymëse.
MËSYMJE
Veprim
luftarak që kryhet me forca të mëdha, të
cilat hidhen
në sulm e shkojnë përpara, duke
shpartalluar
e asgjësuar armikun me luftime e me beteja
të
njëpasnjëshme. Mësymje e përgjithshme. Filluan
mësymjen.
Kaluan (u hodhën) në mësymje.
MINAHEDHËS
1. Armë
zjarri, e ngjashme me topin, që përdoret për të
hedhur mina
në largësi të ndryshme deri 3000 metra.
Minahedhës i
rëndë. Goditje me minahedhës.
2. Ushtari
që përdor këtë armë. Toga e minahedhësve.
MINAHEDHËS
Që shërben
për të hedhur mina në largësi deri 3000
metra. Armë
minahedhëse.
MINAHEQËS
Që shërben
për të hequr minat në vendet e minuara.
Anije
minaheqëse.
MINALËSHUES
1. Aparat i
posaçëm që vendoset në anije për lëshimin e
minave në
det.
2. Armë
zjarri që shtie me mina.
MINAMBAJTËS
Që shërben
për të mbajtur mina. Anije minambajtëse.
MINAMBJELLËS
Që shërben
për të vendosur në tokë shumë mina
radhë-radhë,
duke i mbuluar ato me dhe. Makinë
minambjellëse.
MINAMBLEDHËS
Që shërben
për të mbledhur minat në zonat e
minuara.
Anije minambledhëse.
MINAPASTRUES
Që shërben
për të pastruar minat në vendet e
minuara.
Anije minapastruese.
MINATOR
Minavënës
MINAVËNËS
Ushtar që vë
minat në vendet që do të
minohen;
minator. Toga (kompania) e minavënësve.
MITRALOJ
Qëlloj dikë
a diçka me mitraloz, shtie me mitraloz.
Mitraluan
një bazë ushtarake. Mitralonin popullsinë
(qytete e
fshatra).
MOBILIZIM
Thirrja nën
armë e shtetasve kur vendi është në luftë.
Mobilizim i
përgjithshëm (i
jashtëzakonshëm).
Mobilizimi i ushtarëve (i ushtrisë).
Mobilizimi i
punëtorëve (i rinisë). Mobilizimi i popullit (i
masave, i
gjithë kolektivit). Gjendje mobilizimi. Ligji
(dekreti) i
mobilizimit. Me frymë mobilizimi. Shpallet
mobilizimi.
MOBILIZOJ
Thërras nën
armë shtetasit kur vendi ndodhet
në rrezik,
shpall mobilizimin; vë në gatishmëri të plotë
luftarake të
gjitha forcat e mjetet ushtarake të vendit për
t'u mbrojtur
në rast agresioni. Mobilizuan ushtrinë.
MOBILIZUAR
Që është
thirrur nën armë kur vendi ndodhet në
rrezik (për
shtetasit); që është marrë ose është futur në
punë për
nevoja të ngutshme ushtarake e të mbrojtjes,
që është
vënë në shërbim të ushtrisë (për sende e
mjete); që
është vënë në gatishmëri luftarake (për
ushtrinë e
mjetet e saj). Moshat e mobilizuara. Mjete
(kafshë) të
mobilizuara.
MORTAJË
Armë zjarri
me grykë të shkurtër, të gjerë dhe pa vjaska,
që e hedh
predhën jo larg e në vijë shumë të lakuar dhe
përdoret
kundër forcave të gjalla e objekteve që
gjenden
prapa një kodre a një pengese tjetër. Mortajë
e rëndë (e
lehtë). Predha (gjyle) mortaje. Zjarr mortaje.
MORTAJIST
Ushtarak i
përgatitur për të luftuar me mortaja. Skuadra
e
mortajistëve.
MUNICION
Tërësia e
predhave të ndryshme ose materialet
luftarake
për armët e zjarrit (granata, bomba, mina etj.).
Municion i
paktë (i shumtë). Municioni i çetës (i
kompanisë).
Depo municioni. Arka me municion. Pa
armë e pa
municion. U pajisën me municion. Iu
mbarua
municioni.
Fjalor Ushtarak
No comments:
Post a Comment