TABELË
Tabela e
qitjes.
TAKTIKË
Arti i
përgatitjes dhe i zhvillimit të betejës
luftarake, i
bashkërendimit të forcave dhe të mjeteve të
luftimit, i
shpërndarjes dhe i përdorimit të tyre gjatë
betejës;
mënyra se si zhvillohet beteja; shkenca për
përgatitjen
dhe zhvillimin e betejës luftarake. Taktikë
luftarake.
Taktikë partizane. Taktika e luftës
(e sulmit, e
mbrojtjes). Taktika e armikut. E ndërron
(ndryshoj)
taktikën. Ndoqi një taktikë të re.
TANK
Makinë
luftarake e blinduar, që lëviz me rrota mbi një
zinxhir dhe
që është e pajisur me mitraloza e me topa, të
vendosur në
një si kullë, e cila zakonisht rrotullohet nga
të gjitha
anët. Tank i rëndë. Tank amfib tank që ecën
edhe në ujë,
tank uji. Shoferi i tankut. Njësiti (reparti) i
tankeve.
Luftë (sulm) me tanke.
TANKODROM
Vend i
ndërtuar posaçërisht për të provuar tanket dhe
për
stërvitjen e reparteve të tankeve.
TELEFONIST
Ai që shtrin
linjat e telefonit dhe vendos
ndërlidhjen
telefonike. Skuadra e telefonistëve.
TETAR
1. Ushtar i
dalluar, që ndihmonte nënoficerin në detyrat
e tij dhe që
mbante në supore një shirit të posaçëm.
2. Grada më
e ulët, e cila i jepet atij që komandon një
skuadër;
ushtari me këtë gradë.
TËRHEQ
Zhvendos
trupat në mënyrë të organizuar nga
një vijë më
e përparuar në një vijë më prapa për t'i
ruajtur nga
kundërshtari ose për qëllime të tjera taktike.
Tërhoqi
skuadrën (kompaninë). I tërhoqi përkohësisht.
TËRHEQJE
Zhvendosja e
trupave në mënyrë të organizuar
nga një vijë
më e përparuar në një vijë tjetër më prapa
për t’i
ruajtur nga kundërshtari ose për qëllime të tjera
taktike.
Tërheqja dhe sulmi.
TËRHIQEM
Zmbrapsem në
mënyrë të organizuar me luftim
nga një vijë
në tjetrën, për t'u ruajtur nga kundërshtari
ose për
qëllime të tjera taktike. U tërhoqën nga pozitat e
mëparshme. U
tërhoqën në vijën e dytë të mbrojtjes.
TOGË
Njësi e
vogël ushtarake në përbërje të kompanisë, e
ndarë në dy
deri në katër skuadra. Togë këmbësore.
Toga e
zbulimit. Komandanti togës.
Mbledh
(shpërndaj, stërvit) togën.
TOGËKOMANDANT
Komandanti i
togës. Detyra e togëkomandantit.
TOP
Armë e rëndë
zjarri, me grykë të gjatë e të
gjerë, që
përdoret në luftë për të hedhur larg predha të
mëdha. Top
kundërajror. Top kundërtank. Gryka e topit.
Shtrati i
topit. Qitje me top. Një breshëri topash. Mbush
(zbraz)
topin. Gjëmojnë topat. Gjuaj (shtie) me top. I ra
(e rrahu) me
top e qëlloi me artileri.
TOPÇI
Ushtar që
shtinte me top, numëror topi; artiljer.
TORPILË
Silur. E
goditi me torpilë.
TORPILOJ
Qëllojmë
torpila; siluroj. Torpiloi anijet e armikut.
TRANSPORTUES
Transportues
i blinduar, makinë luftarake e blinduar, që përdoret
për të
mbartur këmbësorinë, për të kryer luftime etj. Transportues
me zinxhirë.
TRANSHE
Hendek i
gjatë dhe i ngushtë, me ledh të ngritur
në njërën
anë ose në të dyja anët, që hapet gjatë vijës
së zjarrit
për të luftuar e për të lëvizur duke qenë i
mbrojtur nga
goditjet e kundërshtarit.
TRUP
Luftim trup
me trup.
TRUPARMATË
Njësi e
madhe ushtarake që përbëhet nga dy-tre
divizione
dhe nga trupa speciale; korparmatë.
TRUPË
1. Grup i
rregullt dhe i organizuar ushtarakësh, që bëjnë
pjesë në një
njësi të të njëjtit lloj arme a shërbimi. Trupa
parashutiste
(tankiste, xheniere). Trupa të blinduara.
Trupa të
mekanizuara. Trupë këmbësorësh.
2. Forcat e
armatosura të një vendi ose
një pjesë e
tyre; ushtria. Trupat ushtarake. Trupat
tokësore
(kufitare). Trupa agresive (mercenare). Trupa
rezervë.
Trupa pushtimi. Komanda e trupave. Stërvitja e trupave.
TRUPROJË
Njësi a trup
e vogël ushtarake, që është vënë të
mbikëqyrë e
të ruajë një objekt, një zonë a diçka tjetër
të
rëndësishme; vendi i qëndrimit të kësaj njësie a
trupe.
Truprojë ushtarake. Truproja e fushimit (e
kampit).
Truprojë nderi repart i posaçëm që kryen
shërbimin e
nderit me rastin e pritjes e të përcjelljes së
kryetarëve
të shteteve të tjera. Komandanti i truprojës.
Rregullorja
e shërbimit të truprojës. Hyri në truprojë.
Ndërroi
truprojën.
THEP
Majë prej
metali në fund të tytës së një arme
zjarri, të
cilën, kur marrim shenjë, e vëmë në një vijë me
shtjekëzën
dhe me shenjën. Thepi i pushkës (i tytës).
I lëviz
thepi nuk mban mirë vijën e shënimit. Rrafshoj
thepin me
shtjekëzën shënoj duke i vënë në një vijë
thepin,
shtjekëzën dhe shenjën.
THIRRJE
Përmendja e
emrave të ushtarëve një për një,
për të parë
nëse janë të pranishëm. Thirrja e
mbrëmjes.
Erdhi me vonesë në thirrje.
URDHËR
Detyra ose
tërësia e detyrave që jep komanda
a
komandanti, të cilat duhet të kryhen nga vartësit pa
asnjë
kundërshtim; letra, ku janë shënuar këto detyra.
Urdhri
luftarak (i luftimit) tërësia e detyrave, që
përcakton
komandanti për të bërë një betejë. Urdhri i
komandës.
Urdhri i mësymjes. Urdhër dite. Zbaton urdhrin.
URDHËRO
Si urdhëron!
përgjigje që i jap vartësi eprorit, për të treguar
se ka marrë
një urdhër dhe do ta zbatojë.
USHTARAK
Që ka të
bëjë me ushtrinë a me ushtarakët, që i
përket
ushtrisë, i ushtrisë a që u përket ushtarakëve, i
ushtarakëve;
që është veti, cilësi a veçori e ushtrisë ose
e
ushtarakëve; që lidhet me shërbimin në ushtri.
Shërbimi
ushtarak. Rregullore ushtarake. Detyrimi
ushtarak.
Mobilizim ushtarak. Repart ushtarak. Dega
ushtarake.
Shkollë (akademi) ushtarake. Spital
ushtarak.
Gjyq ushtarak. Postë ushtarake. Specialist
(mjek)
ushtarak. Përgatitje (stërvitje) ushtarake.
Material
ushtarak. Zonë ushtarake. Objekt ushtarak.
Sekret
ushtarak. Fshehtësia ushtarake. Shtypi
ushtarak.
Betim ushtarak. Detyrë ushtarake. Uniformë
(çantë)
ushtarake. Biletë ushtarake. Patrullë
ushtarake.
Disiplinë ushtarake. Edukatë ushtarake.
Me hap
ushtarak.
USHTRI
Tërësia e
forcave të armatosura të një vendi; një pjesë e
këtyre
forcave.
Fjalor ushtarak
No comments:
Post a Comment